Pas denoncimit për mungesën e shërbimeve në Urgjencën e QSUT, shefi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka reaguar sërish për kaosin e krijuar nga zjarri i një jave më parë. Koduzi i është përgjigjur një reagimi të MSH, ku nuk jepej asnjë përgjigje për mungesën e shërbimeve.

Postimi i Koduzit:

Ministria e Shëndetësië në rolin e rregullatorit të trafikut ajror.
U desh denoncimi i Partisë Demokratike, që më më fund ministria e shëndetësisë dhe QSUT, të kujtoheshin të sqaronin kaosin në Urgjencën dhe në shërbimet shëndetësore, por në fakt pa thënë asgjë e pa dhënë asnjë zgjidhje, e më pak përgjigje për shkaqet e kësaj situate.
Nëpërmjet një deklarate të QSUT tregohet sesi pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor të spitali qendror, po trajtohen si pasagjerë që janë në aeroplan, i cili nuk mund të ulet për shkak të kohës së keqe, dhe i dërgon ne aeroporte të tjera.
TMERR!
Ministria e Shëndetësisë në radhë të parë duhet ti shpjegojë shqiptarëve pse një spital i inaguruar më pak se 1 vit më parë, ku janë akomoduar 14 shërbime, del jashtë funksionit për shkak të një shkëndije elektrike?
Kush e mban përgjegjësinë për cilësinë e dobët të punimeve? Kompania zbatuese apo Qeveria, që me babëzinë e tyre kanë rrezikuar jetën e pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital.
Kush mban përgjegjësi për kujdesin shëndetësor të munguar ndaj pacientëve, dhe rrezikun që shfaqet ndaj jetës së tyre?
QSUT nuk është një spital bashkiak, që shërbimet e tij edhe mund të transferohen në një spital tjetër bashkiak, pavarësisht kostos së transportit.
QSUT është spital universitar, terciar, që ka shërbime , pajisje dhe personel shëndetësor që nuk janë në spitalet e tjera rajonale, si pasojë nuk mund të ofrohet shërbii nevojshëm.
QSUT ka rreth 30% të shtrimeve nga urgjenca, të ardhur nga gjithë vendi, dhe me nxjerrjen jashtë funksionit të urgjencës në QSUT, dalin jashtë funksionit shmë shërbime.
Me ngjarjet e fundit, edhe njëherë qeverisja e RIlindjes tregoi, që për ata ka rëndësi propaganda, por jo jeta e shqiptarëve.
Vetëm një program realist, që reformon sistemin shëndetësor, siguron shëndet dhe dinjitet, i përgatitur nga PD, mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe personelit mjeksor të sistemi shëndetësor.