Të nderuar kolegë,

Më shumë se 2 muaj më parë, PD depozitoi ne Kuvend, projektligjin per Hetimin Nderkombetar te aferes CEZ. Faktet e nxjerra ne media lidhur me kompanine CEZ, hodhen drite dhe vertetuan akuzat e PD te bera nje vit me pare, se zgjidhja me mirekuptim e bere nga qeveria shqiptare, ku shteti dhe qytetaret humben me shume se 600 milion euro, dhe bllokimin i hetimit te saj me vendim te mazhorances, ishte nje afere e paster e cila ndalonte ndershkueshmerine e autoreve te saj. Bashkuar kjo edhe me provat e paraqitura nga avokati i qeverise shqiptare ne arbitrazhin nderkombetar, per kompanine DIA si nje kompani me lidhje te dyshimta dhe transaksione po te dyshimta ne miliona euro.

Gjate debateve publike, kryetari i PD, deklaroi se kjo afere duhej te hetohej ne menyre te shpejte dhe efikase, nga nje trupe prokuroresh te huaj, pa ndikim politk per shkak se dyshoheshin si te perfshire ne te kryeministri, disa ministra dhe kryetari i kuvendit. Per kete shkak PD depozitoi projektiligjin per ta shqyrtuar me procedure te pershpejtuar.

Kreu i Kuvendit, njekohesisht kreu i LSI, deklaroi se ishte dakord me hetimin nderkombetar, por kerkoi qe hetimi te perfshinte gjithe procesin e CEZ, nga ardhja e tij e deri tek largimi. Kryeministri, njekohesisht kreu i PS, deklaroi se ishte per hetim nderkombetar, por se prokuroret e huaj  duhet te ishin prane PP.

Ne seancen e 1 tetorit 2015, kryetari i grupit parlamentar te PD, pranoi propozimin e kryetarit te kuvendit, dhe deklaroi se ishim gati te hetonin gjithe procesin nga a deri tek zh. Cdo element te kontrates me CEZ. Po ashtu dhe pretendimi i kryeministrit se prokuroret duhet te ishin prane PP, gjente pasqyrim ne projektligjin e PD per hetimin nderkombetar. Gjate 5 oreve te seances se dates 1 tetor nuk u pranua qe projektligji te shqyrtohej me procedure te pershpejtuar sepse sipas PS, ligji duhet te ishte me shumice te cilesuar, dhe per kete u votua ne seance. Arsyeja e vertetet: per ti dhene kohe fashitej se sensibilizimit te kesaj afere dhe per te zgjidhur problemet qe kishin  ne ate PS-LSI.

Projektligji filoi shqyrtimin ne limitet e perfundimit te afateve. Gjate shqyrtimit te tij ne komisionin e ligjeve, LSI nuk paraqiti asnje amendament si kishte deklaruar me pare kreu i saj, por abstenoi, ndersa PS e rrezoi projektligjin duke paraqitur disa pretendime te cilat do ti analizoj ne fund te fjales sime.  As kreu i LSI dfhe as kreu i PS nuk iu permbajten premtimeve te bera per hetim nderkombetar, por heshten. Po sot kryetari i PD deklaroi se jemi gati te hetojme cdo ceshtje dhe cdo moment, dhe kush hesht ka frike nga e verteta.

Po perse PD, kerkon nje ligj per hetimin nderkombetar?

Eshte nderkombetarisht e njohur se zgjidhja e marveshjes me CEZ nga qeveria shqiptare duke i dhene asaj edhe 85 ml euro, ne shkelje te hapur te ligjeve te vendit, ne shkelje te hapur te rekomandimeve te bera nga studiot nderkombetare financiare e ligjore te zgjedhura nga qeveria shqiptare, perbejne nje afere. Nje afer e cila u mbyll me nje projektligj te miratuar ketu ne kuvend, nga mazhoranca, e cila kerkonte ti ndalte hetimin ndaj saj nga autoritet shqiptare.

Eshte e njohur fakti se CEZ a.s. nuk zbatoi kushtet e kontratës së nënshkruar me shtetin shqiptar, duke shkaktuar dëme të pariparueshme sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në këto kushte, në Tetor të vitit 2012, Banka Botërore këshilloi shtetin shqiptar të ndërmerrte masa për heqjen e licensës së CEZ a.s dhe orientoi Qeverinë të kontaktonte dhe të thërriste në garë disa kompani ligjore të specializuara në fushën e arbitrazhit të investimeve. Qeveria pranoi kete sugjerim, duke zgjedhur  më 5 Nentor 2012  nje studio ligjore nderkombetare.

Në Nëntor 2012, pas dështimit të negociatave me CEZ a.s., studio ligjore ndërkombëtare këshillojë Qeverinë Shqiptare t’i hiqte licensën CEZ shpërndarje dhe në vijim të angazhohej fuqishëm për ngritjen e padive në arbitrazh ndërkombëtar referuar Marrëveshjes së privatizimit. Konkretisht, CEZ a.s, sipas avokatit nderkombetar te qeverise se kohes,  duhet të mbante përgjegjësi për:

  1. Dëme të rrjedhura nga mosrealizimi i masës së investimeve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të CEZ a.s. sipas kontratës për shitblerjen e kuotave dhe abuzimi me pasuritë e CEZ Shpërndarje të vlerësuara përafërsisht në masën 700 milion Euro;
  2. Dëme të rrjedhura nga shkëputja e pajustifikuar e energjisë elektrike më 16 nëntor 2012 dhe në raste të tjera;
  3. Likujdimi i faturave ndaj KESH dhe OST në masën e rreth 300 milion Euro.

Përvec, padive civile, studio ligjore ndërkombëtare këshillonte Qeverinë të ngrintekallëzim penal ndaj stafit ekzekutiv të CEZ si dhe përgatiti një plan masash të cilat duhet të ekzekutoheshin nga ana e institucioneve të shtetit shqiptar. Ky kallzim është depozituar në Avokatura e Shtetit me nr. 526/34 prot., datë 24.07.2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më 5 mars 2013  CEZ kërkoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.

Më 19 Prill 2013 studio ligjore ndërkombëtare, e qeverise se kohes, i ka paraqitur me shkrim autoriteteve shqiptare, avantazhet dhe disavantazhet e zgjidhjes me ndërmjetësim, duke vlerësuar se në kushtet kur ende nuk janë mbledhur provat, nuk mund të vijohet me vlerësimin e plotë ekonomik dhe juridik të situatës, për të evidentuar mundësitë e zgjidhjes me ndërmjetësim.

Më 28 Gusht 2013 është nënshkruar kontrata me BDO  dhe më pas me Becker Buttner Held që do të përfundonte në 8 javë Vlerësimin Teknik të Cez sh.a dhe BDO.

Më 30 shtator 2013 av. Hamid Gharavi shpreh shqetësimin e madh për cënimin e interesave ekonomikë të Republikës së Shqipërisë në rast se nuk ndërmerren në mënyrë urgjente disa masa të caktuara.

Në  10 Shkurt 2014,  janë përgatitur dhe dorezuar qeverise socialiste Raportet e ekspertëve (Vlerësimet teknike, financiare dhe vlerësimi i Claims kundër CEZ a.s. dhe nga CEZ a.s.), por rezultatet janë mbajtur të fshehura nga Qeveria.

Sipas studiove financiare nderkombetare, te qeverise shqiptare, parashikonin në 10 Shkurt 2014, se:

  1. CEZ a.s. nuk investoinë kompaninë e shpërndarjes referuar marrëveshjes (fq. 67-74 Vleresimi i Padive BDO);
  2. kompania u shkatërrua me qëllim nga CEZa.s., e cila kishte një vit që përgatitej të largohej (67-74, 80-85 Raportit BDO);
  • paratë e marra me kredi nuk ishin përdorur për të bërë investimet e kërkuara (po aty);
  1. CEZ kishte dështuar për të reduktuar borxhin e keq referuar SPA ( fq75-79 BDO);
  2. pjesa takuese e shtetit shqiptar 24 % kishte shkuar në zero (80-100 BDO);
  3. e gjithe vlera e kompanisë kishte shkuar në zero(80-100 BDO);
  • paratë e mbledhura nuk ishin investuar por në kundërshtim me ligjin ishin transferuar në parajsat fiskale nga kompanitë fantazëm të kontraktuara nga CEZ (fq.92-97 i raportit BDO);
  • CEZ a.s. kishte dështuar të investonte, të ulte humbjen në rrjet dhe të ulte borxhin e keq, i cili rezultonte i rritur nga 8 milion ne vitin 2007 në 53 milion në Janar të vitit 2013;
  1. CEZ shpërndarje në kundërshtim me ligjin kishte transferuar para tek CEZ a.s. në mënyrë preferenciale karshi kreditorëve të tjerë (fq.100 BDO);
  2. heqja e licensës nga ERE ishte mëse e drejtë;
  3. faturat e papaguara nga CEZ ndaj KESH dhe OST 3,6 Miliard lek (fq. 102-106 i BDO);
  • paditë e paraqitura nga CEZ a.s. janë të mbivendosura dhe nuk janë të llogaritura drejt (fq.132 BDO);
  • paditë në lidhje me taksat të cilat janë humbur në gjykatat e brendshme  në 3,9 miliard Lekë(fq.125 i BDO).

Sipas ketyre kompanive finaciare, jo sipas opozites, detyrimi qe CEZ  i kishte shtetit shqiptare ishte nga 580 mln eur ne 1-3 miliard eur. (lexo raportin)

Por ne kete situate, ne injorim te plote te rekomnadimit te eksperteve nderkombetare, qeveria shqiptare pa u konsultuar me asnje ekspert apo avokat nderkombetar, vendosi ta zgjidhe me mirekuptim mosmarveshjen me CEZ.

Për të gjitha faktet mësipër, rezulton që nga nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a. s., të miratuara me ligjin nr. 114/2014, datë 31.07.2014, i janë shkaktuar shtetit shqiptar te pakten 580 milion EURO dëm ekonomik, të cilat përbëjnë vepër penale dhe që kanë nevojë për një hetim të plotë dhe të thelluar, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e kësaj vepre të rëndë.  

Kjo marveshje kaloi ne parlament duke i dhene garanci paleve qe e kishin nesnhkruar se nuk do kishin asnje ndjekje penale. Pak muaj me pare gjate nje auditi edhe KLSH dorezoi nje kallzim penal per kete kete marveshje e cila sipas eksperteve te saj  kishite shkaktuar nje dem prej 460 ml euro

Ndaj pa as me te voglin dyshim kjo marveshje me nje dem te permasave historike te busxhit perben nje afere dhe duhet te hetohet ne menyre te shpejte dhe efikase.

Ashtu sic kemi paraqitur dhe ne relacion se krijohen dyshime se perben afere edhe disa fakte të rënda, te bera publike nga deshmimtaret e avokateve te qeverise që ka lidhje gjithashtu me kompaninë CEZ: Ceshtja DIA.

Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup. Sipas një kërkese për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, studio ndërkombëtare ligjore e Qeverisë shqiptare“Clifford Chance”pretendon se nje ish kryeminister ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Këto para u paguan nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të DIA për mbledhjen e borxhit. Sipas raportit të avokatit ndërkombëtar të Qeverisë Shqiptare: “Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion.”.

Clifford Chance eshte kompani e perzgjedhur dhe e paguar nga qeveria shqiptare, dhe sipas legjislacionit nderkombetar ajo nuk mund te depozitoje as edhe nje dokument apo deshmi pa u konsultuar paraprakisht me klientin e saj, pra qeverine shqiptare. Ashtu sic ka depozituar dhe deshmine e Hejsek i cili ngre ngre akuza konkrete.

Clifford Chance, avokati i qeverise shqiptare arrin ne konkluzionin që hetimi i rastit DIA-CEZ mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri.

Ne kete pike PD dhe avokati nderkombetar i qeverise socialiste, nje nga studiot me te medha dhe me ne bote, e rankuara e 6 ne bote, bien dakord plotesisht:Hetimi mund te ekspozoje rastin me te madh te korrupsionit dhe mashtrimit ne Shqiperi.

Po perse ne themi se keto afera duhet te hetohen nga prokurore te huaj?

Për vetë kompleksitetin që kanë këto dy cështje, si dhe për faktin se në këtë aferë janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (përfshirë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Energjitikës, Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, etj.), vlerësojmë se një hetim i pavarur nga ekspertë ndërkombëtar të organeve ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo vendeve të Bashkimit Europian, do të garantonte besueshmëri tek opinioni publik, se hetimi është i plotë dhe i përgjegjshëm. Hetimi nuk mund të kryehet vetëm nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare, për shkak se bëhet fjalë për të hetuar drejtuesit kryesor politik dhe shtetëror në vend. Presioni politik ndaj organit të prokurorisë dhe kërcënimet e vijueshme që i bëhen sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale, nuk krijojnë anjë premisë për të patur një hetim të plotë dhe të pavarur.

Po cfare hetimi te pavarur propozojme ne me ket p/ligj?

Ne propozojme ne kete projektligj, qe per hetimin e ketyre akuzave te vijne ne shqipare nje grup prokuroresh nga SHBA apo te vende te BE, te perzgjedhur nga Prokurori i Pergjithshem. Keta prokurore gjate gjithe veprimtarise se tyre, nga mberritja ne Rinas dhe deri diten e largimit duhet te respektojne Kushtetuen e Shqiperise dhe KPP shqiptare. Ata do te perbejne trupen e hetimit te cilet do kene te drejte, te hetojne, te marrin prova, te mbledhin deshmi, te kqyrin sende, por nese do te duhet te marrin masa sigurimi, apo vendime te tjera, veprimtaria e tyre duhet te kooordinohet nga PP.

Nese nga hetimi do te rezoltoje se nuk ka krim ne keto afera, atehere ceshtja mbyllet ketu, dhe do te perbeje nje precedent edhe per te ardhmen ne Shqiperi. Nese do te rezultoje nga hetimi i trupes se prokuroreve te huaj se ka veer penale, atehere PP do te jete ai qe do ngreje akuzen dhe do te ushtroje ndjekjen penale ne gjykata shqiptare sipas Kushetutes shqiptare.

Ky p/ligj eshte sui generis ne llojin e tij. 3 vjet me pare ne kemi miratuar nje ligj te tille i cili lejonte hetimin nga prokurre te huaj, per llogari te nje gjykimi nderkombetar, te akuzave te ngrituar nga Dick Marty ne ate kohe. Dispozitat e hetimit jane pothuajse kopje te marra nga ai ligj i hartuar me ekspertizen me te mire ndekrombetare ne ate kohe. Por ai ligj ishte me radikal, pasi gjykimin nuk do ta benin gjykatat shqiptare.

Në fund te projektligjit parashikohet dhe shfuqizimi i neneve te aktmarshjes qe i ka dhene amnisti autoreve te hartimit te saj.  Kaq parashikon projektligj ne vija te pergjithshme.

Lidhur me kete p/ligj, PP eshte shprehur se nuk eshte dakord, ndersa misioni OPDAT i SHBA ne Tirane, ka refuzuar te beje komente por ka shprehur gadishmerine per te caktuar eksperte nese do ti kerkohej.

PS ne komisionin e ligjeve e rrezoi kete projektligji sipas atyre qe une kam shenuar, ne 5 arsye:

  1. Arsyeja e pareishte se edhe PS donte te bente nje hetim te shpejte dhe efikas te kesaj afere, pra te hetonte Edi Ramen, kryetarin e saj dhe ministrat, por nuk  e lejonte Kushtetuta, dhe se ne, opozita, donim patjeter qe te shkelej kushtetuta, pra po detyronim PS te shkelte ne derrase te kalbur.

Ky pretendim eshte falls. E para, projektligji nuk shkel kushtetuten, nenin 148 sic pretendohet, sepse ndjekjen penale do e bejne autoritete shqiptare, dhe se prokuroret e huaj do te bejne vetem hetimin. Ne rast se nuk do kete veper penale, atehere, nuk ka akuze. Nese do te kete vp, ngritja dhe gjykimi I akuzes do behet nga Prokuroria, pra sic parashikohet ne Kushtetute. (neni 5 i projekligjit)

E dyta eshte thene e zeza mbi te bardhe se prokuroret e huaj, do te detyrohen te zbatojne nje me nje, cdo nen te Kushtetutes shqiptare dhe  legjislacionin e saj. (neni 4)

E treta, nuk bie ndesh me KPP ne asnje pike sepse eshte thene se cdo veperim procedurial do te ndermeret nga autoritetet shqiptare dhe se ata do bejne vetem propozimin. (neni 5)

  1. Arsyeja e dyte sipas PSeshte se edhe ata duan ta hetojne kryetarin e PS dhe ministrat, njelloj si ne, por kane merakun e sovranitetit shqiptar, sespse po erdhen prokuroret e huaj ketu te hetojne, na bie sovraniteti.

Edhe ky pretendim eshte falls sepse nuk ka lidhje me prekjen e asnje sovraniteti hetimi I perbashket me prokurore te huaj, si ka qene edhe marveshja me Italine ku prokurore te huaj mund te hetojne krimin e organizuar ketu bashke me koleget shqiptare.  Sa per sovranitetin pastaj, besoj se eshtja behet komike.

  1. Arsyeja e trete sipas PSeshte se nuk e votojne projektligjin sepse po e miratuan, atehere bllokohen hetimet e nisura, dhe se ne te PD e bejme kete per te bllokuar hetimet ndaj Rames dhe ndaj Metes. Argumenti teknik eshte i thjeshte dhe I parashikuar ne nenin 7 te projektligjit, dhe bie menjehere nese PS do te pranonte te diskutonim nen per nen dhe te gjenim nje zgjidhje. Argumenti politik pastaj eshte naiv dhe i panevojshem per tu trajtuar.
  2. Arsyeja e katert sipas PSeshte se nuk e votojne hetimin nderkombetar, per CEZ, sepse nuk jane hetuar nderkombetarisht edhe eshtje te tjera qe sipas tyre perbejne afera. Edhe ky argument bie ne sekonde sepse ata jane ne pushtet dhe mund te miratojne cdo ligj per cdo ceshtje, te hetojne me prokurore shqiptare e te huaj nga mengjesi deri ne darke. Ndaj ngelet thjesht nje alibi.
  1. Argumenti i fundit qe u dha per rrezimin eshte me spektakolari: nuk e votojme ligjin sepse reforma ne drejtesi do na hetoje dhe Cez. Zbardhjen e aferes se CEZ do e bejme pasi te miratojme reformen ne drejtesi.

Padyshim se ky argument perle nuk ngelet pas atyre te thena e sterthena deri tani per reformen ne drejtesi: se do ule dhe cmimet, taksat, do shpetoje spitalet, do beje shendesine falas, deri sa para disa ditesh dikush u ngrit e tha se kish gjetur super receten per te shpetuar nga drejtesia e korruptuar, sikur te kish dale nga recetat komike te Cajupit: te dhemb dora, prije gjithe krahun, madje te dy krahet.

Por pertej retorikes qe po pushton kete proces te rendesishem per vendin, ne situaten ku eshte sot drejtesia, e kapur, e korruptuar dhe nenshtruar ndaj politikes per shkak te pandershkueshmerise, nuk besoj se argumenti i PS bind asnje femije 10 vjec.

E tha para pak ditesh dhe vete perfaqesuesi i PP ne nje tryeze, ekspert I afert me PS, me ze me figure: nuk i hetojme dot zyrtaret e larte, sepse ata kane mundesi te nderhyjne dhe ushtrojne presion.

Prokuroria duhet te jete apolitike ne menyre qe te hetoje politiken.

Ne sot – tha nje prokuror I vjeter ne nje tryeze- kemi nje 1 prokuror nga 365 ‎dhe thoni se prokuroria eshte nen ndikimin politik. Me draftin ju sillni edhe 5 te tjere qe do jene ne keshill, madje do emeroni edhe shefin e keshillit nga politika. Madje do emeroni dhe gjithe komisionin qe do chekoje prokuroret, te gjithe nga politika, madje do emeroni dhe te gjithe inspektoret qe do kontrollojne punen e prokuroreve, te gjithe nga politika, e sikur e gjithe kjo te mos mjeftonte, md qe sot nuk guxon te trokase ne PP me ligj, e sillni me kushtetute, si super ëach, kryekontrollor. Jo kjo nuk shkon. Te fusesh nga 1 ne 15 njerez nga politika, nuk e ben me te pavarur prokurorine, por e ve nder kembe.

Ky prokuror me nje experience prej mbi 30 vjet kishte te drejte.

Diskutimi padyshim qe eshte parimor dhe nuk ka lidhje me emrat. Pasi reforma ne drejtesi dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese te propozuara jane gjera krejt te ndryshme. Refroma pervecse duhet te largoje gjyqtaret e prokuroret e korruptuar duhet doemos te mbaje larg duart e politikes nga drejtesia, te shkepuse pazarin e politikes me drejtesine, ti nuk ndershkon, as une nuk te ndershkoj, ti me jep nje dore, une te jap te dyja.

Pazari nuk shkeputet nese drejtesine ne e marrim nen vehte, as nese I emerojme ne kryetarin e KLD, kryetarin KLP, te emerojme prokuroin e pergjithshem, te emerojme ne ketu, me sa vota te doni, gjithe komisionin qe te spatroje gjyqtaret e prokuroret e korruptuar, te emerojme ne, gjithe antaret e ILD qe te do kontrollojne dhe shkarkojne gjyqtaret e prokuroret. Nik iken pazari politik nese emerimet e atyre qe do kontrolojne, spastrojne drejtesine i ben Edi Rama kryeminister, nuk iken as nese I ben Lulzim Basha kryeminister, dhe ky eshte parimi.

Nuk behet me e mire drejtesia nese ne ketu i emerojme te gjithe ata qe do ti kontrollojne. JO. Kjo do e beje me keq drejtesine, do e beje te me kapur drejtesine, dhe shpata e te keqes do bjere mbi qytetaret.

Sepse une e kam te pamundur te pranoj se aferen e CEZ do e hetojme pasi te miratohet paketa e ndryshimeve kushtetuese. Te thuash  qe prokuroria e vene nen kembet e kryeministrit, do hetoje Kryeministrin qofte ky Edi Rama, qofte Lulzim Basha, behesh qesharak dhe nuk te beson askush.

Por a duhet te jete gjithmone keshtu? Qe sa here KM ben korrupsion ne te marrim prokurore te huaj?

Jo nuk duhet te jete keshtu. Per te mos qene keshtu duhet qe reforma ne drejtesi te garantoje pavarsine e drejtesise nga politika

Neser eshte dita e fundit e konsultimeve, dhe pas saj, paketa do vije ketu. Deri tani nuk ka asnje reagim per te levizuar nga skema. Kur te vije ketu, une  ‎e di qe propoaganda, arragonca do mbylle arsyetimin racional, dhe do te triumfoje etja per pushtet per ti marre te gjitha per vehte.

Ndaj thirja ime sot ndoshta nga te fundit ne kete salle, i drejtohet atyre qe na degjojne, qe te sensibilizohen per te ndryshuar kete draft qe e ben me keq drejtesine.

Sa per aferat e CEZ, ne kete moment qe ndodhet drejtesia nuk mund ta hetoje. Zgjidhja dhe shpresa e vetme per te hetuar keto afera ngelet hetimi nderkombetar.

Nese  nuk keni gje per te fshehur dhe miratojeni sot. Nese nuk e miratoni, me keq nga te gjithe dilni ju, qe keni dicka per te fshehur dhe keni frike nga ndershkueshmeria.

Ju faleminderit shume per vemendjen.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, 3 Dhjetor 2015