Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri, dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi, kanë dorëzuar ditën e sotme kallëzim të ri në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Pas deklaratave të bëra në intervistën për mediat, ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, PD ka kallëzuar Ramën dhe Veliajn si dz autorët kryesor të kësaj afere Kjo padi është vijimësi e atyre padive të barë më parë nga kjo parti.

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I NËNKRYETARES SË PD, ORIOLA PAMPURI, DHE PËRFAQËSUESIT LIGJOR TË PD, REZART KTHUPI, PAS DORËZIMIT TË PADISË NË SPAK

 

Oriola Pampuri: Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh tashmë aferën e inceneratorëve. Por duke u bazuar në atë çka edhe ju e keni dëgjuar, të gjithë e kemi dëgjuar intervistën e Arben ahmetajt, sigurisht që janë indicie të reja për hetim dhe bazuar në këto indicia, ne kemi paraqitur sot në SPAK një kërkesë për hetim për Erion Veliajn dhe Edi Ramën, duke u bazuar në atë q ëish numri 2 i Edi Ramës deklaroi në intervistën e tij. Ju faleminderit!

 

Rezart Kthupi: Sa i përketë gazetarit, është çështje teknike. Prokuroria e drejton vet hetimin dhe nëpërmjet hetimit mund të zgjidhi nëse ka nevojë që të marrë adresën e zotit Ahmetaj nga gazetari apo jo. Megjithëse në dijenin time zoti ahmetaj me kontratën e lobimit e ka deklaruar edhe adresën e tij fizike, kështu që më duket e tepërt çështja të thërritet një gazetar për të marrë një adresë.