Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, në kuadër të 20 shkurtit:

 

Të nderuar të pranishëm, të nderuar të ftuar, më lejoni ta nis me një mirëseardhje, besoj në emër të të gjithë pranishmëve këtu për folësit e nderit në këtë organizim të Fondacionit për Liri dhe Demokraci. Profesor Bernd Fischer që na bashkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka udhëtuar nga largë, ndonëse për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë ai nuk është kurrë larg. Profesor Fischer është pa asnjë diskutim historian dhe studiuesi me më shumë reputacion në trevat shqiptare, në Shqipëri, me një kontribut I cili shtrihet në 4 dekada dhe ku përfshihet në mënyrën më objective të mundshme studimi I viteve të stabilizimit të Shqipërisë dhe të themelimit të monarkisë shqiptare. Studimi I Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore dhe së fundmi tema e ndjeshme e studimit të Shqipërisë në vitet e diktaturës dhe menjëherë pas daljes së diktaturës. Kështu që dua në emrin tim dhe në emrin e të gjithëve sa jenëi këtu dhe jam I sigurt që e ndjekin këtë aktivitet përmes medias, t’ju uroj nga zemra mirëseardhjen, mirëseukthyet në Tiranë.
Të dashur miq, 20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Është e tillë dhe për Partinë Demokratike, ndonëse sjellja jonë si formacion politik në raport me 20 shkurtin ndryshon në varësi të një faktori të rëndësishëm, por edhe domethënës. Ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Pothajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi. Ndë fakt 20 shkurti ka një simbolikë të madhe që shkon përtej Partisë Demokratike, një simbolikë e cila pret të zbërthehet akoma nga studiuesit të huaj, pse jo dhe shqiptarë. Ndaj dhe e mirëpres dhe inkurajoj këtë aktivitet dhe të tillë si ai për të filluar për ta zhveshur dhe çmitizuar 20 shkurtin dhe datat të ngjashme me 20 shkurtin dhe për t’i dhënë vendin që I takon objektivisht në histori. Jo vendi që i caktojnë interesa të momentit politik. Për një kohë të gjatë, Partia Demokratike dhe 20 shkurti kanë qenë të pandarë për një shkak të vetëm. Sepse për ne vrasja e frikës simbolizohej nga kjo datë dhe kjo datë simbolizonte përmes vrasjes së frikës edhe rolin vendimtar të njerëzve në shkallmimin e imazhit të frikës siç ishte shtatorja e Enver Hoxhës në mes të sheshit qendror të kryeqytetit. Por, kurrë nuk u ndalëm të analizojmë se cilat ishin shkaqet e kësaj frike dhe nëse bashkë me shtatoren I rrëzuam këto shkaqe njëherë e përgjithmonë. Nuk ka njeri në këtë sallë apo jashtë kësaj salle të mos jetë në gjendje të artikulojë shkaqet e frikës.