Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Tase:

 

Martirët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka përvec dhimbjes së madhe që shkaktuan në shoqërinë e asaj kohe, bënë që tek unë të lindte një adhurim për guximin e trimërinë që treguan, duke sakrifikuar edhe jetën për t’i thënë “Ndal!” regjimit më të egër komunist.

Heronjtë që deri në atë kohë unë i kisha njohur vetëm nëpër libra, papritur morën një tjetër pamje, një pamje më reale e të vërtetë, për të cilën të gjithë kishim nevojë. Një emocion ky që akoma jeton ne memorien time.

2 Prilli duhet të jetë një thirrje, për të dërguar para drejtësisë autorët e këtij krimi. Drejtësia nuk ka vepruar kurrë mbi komunistët e djeshëm dhe as mbi ata të sotëm.

Ata ende janë në pozicionet më të rëndësishme drejtuese.
Ndërgjegja jonë duhet të na shtyjë të luftojmë me forcë rrënjët e të keqes më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë ndër vite.

Lavdi përjetë heronjve të kombit!