Reagimi i Sekretarit për Programin në PD, Arbi Agalliu:
Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.