Reagimi i kryetarit të degës së PD, Krujë, Sabah Sheta:

 

Rikthehen dënimet si në kohën e komunizmit në Krujë. Prej ditësh fshati Bushnesh i Njësisë Administrative Thumanë i Bashkisë Krujë është në terr si pasojë e heqjes së energjisë elektrike nga OSHEE me pretekstin e mospagesës.
Mbi 1 mijë banorë nuk kanë energji në shtëpi si dhe fëmijët e tyre nuk mundin dot të bëjnë as detyrat për në shkollë. I njoftuar nga banorët për këtë situatë skandaloze dhe dënim kolektiv nga shteti, si kryetar i PD Krujë denoncojë me forcë këtë akt dhe kërkoj që ky absurd të marr fund sepse OSHEE në këto 34 vite nuk ka marr përgjegjësinë ndaj tyre dhe madje iu ka rrezikuar jetën shpesh si dhe shkaktuar dëme në banesa si pasojë e djegieve të elektro-shtëpiakeve dhe jo vetëm.
Informacionet nga terreni paraqesin një situatë të rëndë për faktin sepse në Bushnesh koha ka ndaluar që në vitin 1990 sa i përket situatës me energjinë. Vërtet iu është hequr energjia për të paguar, por shteti, e konkretisht kompania shtetërore OSHEE në këto 34 vite as i ka hedhur sytë nga këta banorë për të investuar në sistemin energjetik me linjë të re dhe vënie të kabinave elektrike. Linja elektrike në fshat është që në kohën e elektrifikimit. Banorëve shpesh iu është rrezikuar jeta nga rrjeti i amortizuar si dhe iu është dashur të investojnë vet edhe pse në pamundësi ekonomike, ku fshati është i zhytur në papunësi dhe varfëri dhe me probleme të mëdha në pronësinë e tokave ku shteti as ka minimumi e vëmendjes ndaj tyre. Edhe më skandaloze sipas raportimeve të bashkëqytetarëve të mi nga Bushneshi është fakti që OSHEE edhe pse vet nuk e ka mirëpërmbushur kontratën me klientët, kërkohet që mesatarisht të paguhet nga çdo familje një shumë lekësh, sipas banorëve gjobash abuzive të vendosura nëpër tavolina lokalesh, ku ne terren ndeshemi me sahatë elektrikë totalisht të amortizuar, linjë që në kohën më të mirë shkon 120 volt në shtëpitë e tyre.
Partia Demokratike Krujë, dënon me forcë këtë ndëshkim për fshatin Bushnesh, zonën më të harruar nga shteti me prerje të energjisë elektrike. Garantojmë banorët se PD do të jetë krah tyre deri në zgjidhjen e kësaj padrejtësie qoftë dhe me protesta.