Anëtari i Kryesisë dhe këshilltari i PD në bashkinë Vlorë, Myzafer Elezi, në një postim në facebook, ka përcjell shqetësimin e banorëve për rrugën “Dervish Hekali” në qytetin e Vlorës e cila është në gjendje të rrënuar. Elezi shprehet se “në atë segment rrugor, përveç banorëve të lagjes ka edhe disa biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre”.
Ai gjithashtu thotë se ka depozituar në Bashkinë Vlorë një propozimin me shkrim, për rikonstruksionin e rruges, duke kërkuar që nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Vlorë të merren masa për kanalizimin, shtrimin, asfaltimin dhe ndriçimin e rrugës së lartpërmendur.
Më poshtë postimi i plotë i Myzafer Elezit:
Të nderuar miq,
Disa qytetarë të lagjes “Kushtrim”, në qytetin e Vlorës, më kanë ngritur një shqetësim lidhur me infrastrukturën rrugore në lagjen e tyre.
Nga verifikimi në terren i gjendjes së infrastrukturës rrugore në atë lagjje, rezulton se:
Rruga “Dervish Hekali” në Lagjen “Kushtrim”, Rajoni nr. 5, Vlorë, me gjatësi rreth 300 metra, është në gjendje të rrënuar. Sa herë që bien reshje rruga dëmtohet, e për rrjedhojë bëhet e pakalueshme. Ajo përkeqësohet çdo ditë duke mbetur kështu një problem i madh për banorët e asaj lagjeje. Rruga ka nevojë për kanalizim, shtrim, asfaltim dhe ndriçin.
Theksoj se, në atë segment rrugor, përveç banorëve të lagjes ka edhe disa biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Duke marrë në konsideratë shqetësimin e qytetarëve, sot, kam depozituar në Bashkinë Vlorë një propozimin me shkrim, për rikonstruksionin e rruges, duke kërkuar që nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Vlorë të merren masa për kanalizimin, shtrimin, asfaltimin dhe ndriçimin e rrugës së lartpërmendur.
Duke faleminderuar qytetarët e Vlorës, i sugurojmë ata se këshilltarët e Partisë Demikratike do të jenë gjithmonë në krah të tyre, për të trajtuar në Këshillin e Bashkisë çdo problematikë të tyre.