Sekretari i përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video nga takimi i Ramës në Itali, ku shihen militantët e PS duke i marrë me dhunë banderolën disa emigrantëve të cilët kërkojnë votën e diasporës. Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.
Ai më tej thotë se “Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve”.
Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj:
Pas fasadës së takimeve të Edi Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të tij, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, për të moslejuar pikërisht votën e diasporës.
Ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.
Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.
Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.
Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje.