Të nderuar kolegë

Të dashur qytetarë

Me këtë projektligj që diskutojmë sot kuptohet fare qartë se cfarë vizioni kishte qeveria për të ashtuquajturën reformë territoriale. Tek e fundit si për cdo reformë tjetër që thotë se ka ndërmarrë këto vite.

Plot 1 vit e gjysëm iu desh qeverisë pas miratimit të reformës që të ndryshonte ligjin bazë të organizimit e funksionimit të qeverisjes vendore, cka tregon haptazi se në atë kohë nuk kishin asnjë vizion asnjë projekt asnjë ide të qartë se si duhej bërë reforma

Kishin vetëm një projekt një qëllim një objektiv final

Vjedhjen e zgjedhjeve vendore, fitoren e tyre në tavolinë duke përdorur ndarjen krejtësisht të njëanshme territoriale

Sot ky ligj i cili i jep goditjen përfundimtare autonomisë vendore tregon qartë qëllimin e vërtetë të reformës territoriale

Centralizimin deri në detaj të cdo hallke të pushtetit vendor e kontrollin absolut të kryeministrit mbi gjithkënd e gjithcka

Ky ligj sot tregon edhe njëherë se me këtë kryeministër nuk ka e nuk mund të ketë ndarje pushtetesh, nuk ka e as nuk do të ketë autonomi vendore sepse mania e tij për kontrollin e gjithckaje prevalon mbi cdo ligj mbi cdo parim kushtetues mbi cdo kartë europiane të të drejtave

Të nderuar qytetarë,

Nuk mund të mos flas sot për buxhetin e shtetit për buxhetin tuaj për vitin e ardhshëm

Më duhet ta them që në fillim që ky nuk është buxheti i shtetit por buxheti i pushtetit, buxheti i shpenzimeve të shtuara të qeveritarëve, por i rrënimit ekonomik të shqiptarëve

prisja që të paktën në parashtrimin e buxhetit kryeministri ta linte mënjanë retorikën boshe e të fliste sic flet cdo kryeministër normal në seancën më të rëndësishme kuvendore të vitit në seancën ku i tregon qytetarëve të vet cka bërë me administrimin e mbledhjes së taksave e si do i përdorë ato për të rritur mirëqenien e këtyre qytetarëve por fatkeqësisht për shqiptarët kjo nuk ndodhi, madje shqiptarët nga shtëpitë e tyre e ne këtu në këtë sallë pamë e dëgjuam edhe njëherë se kush është vizioni ekonomik i qeverisë dhe i kryeministrit për shqipërinë.

Shkurt qartë dhe krejt pastër; ska vizion

Për 3 orë me radhë dëgjuam e c’nuk dëgjuam nga kryeministri ynë vizionar

Dëgjuam madje edhe deri ndodhi me ujqër pula e gjela e ku di un cfarë kafshësh e shpezësh të tjerë por asnjë fjalë për buxhetin nuk dëgjuam

Sigurisht nuk është faji i kryeministrit që nuk merr vesh hic nga buxhetimi e nga ekonomia po nuk ëahtë as faji ynë e aq më tepër kusuri i shqiptarëve që të dëgjojnë dokrrat që këput një njeri që edhe sot tregoi që mirë që s’ka pikën e haberit nga ekonomia por ska as dëshirën më të vogël të jetë serioz në ato që thotë si kryeministër i vendit

në vitin e tretë të qeverisjes pra në vitin kur cdo qeveri normale duhet të kishte vitin e saj më të mirë duhet të ishte në kulmin e performancës së saj, për 3 orë rresht kryeministri bëri gjithcka por vetëm buxhet nuk paraqiti

A dëgjuat gjë ti thoshte shqiptarëve sa para do shkojnë për të ndërtuar rrugë për ta, a mund të më thotë ndokush sa metra rrugë kanë bërë zotërinjtë për 2 vjet e kusur dhe sa do bëjnë me këtë buxhet që po paraqesin sot.

Asnjë metër rrugë qëkur kanë ardhur pushtet skanë bërë.edhe ato që i kishte filluar qeveria e mëparshme sjanë të aftë ti përfundojnë e na mburren këtu se kanë vendosur tabela e kanë mbjellë palma.

Kësaj i thonë ta gjesh shtëpinë të ndërtuar e të krekosesh se i paske vënë zilen te dera

Kjo është tallje e paprinciptë me gjithë shqiptarët, edhe pse tashmë dihet që papërgjegjshmëria e këtij kryeministri ka marrë dhenë

Adëgjuat gjë ti thoshte a është parashikuar ndonjë fond për ndonjë ujësjellës të vogël fshati se mos o Zot të flitet për projekte madhore me këtë qeveri.

A kuptoi ndokush nga ju në 3 orë e ca fjalim se cfarë investimesh do bëhen në shqipëri e për shqiptarët vitin e ardhshëm

A ka kush të më thotë ndonjë vepër që do ndërtohet apo qoftë edhe projekt për të financuar ndonjë vepër

Adëgjuat gjë ju të shumëinteresuar qytetarë se cfarë do të përmirësojë ky buxhet në ekonominë tuaj,a dëgjuat gjë do ju rriten rrogat apo pensionet

Mirë që s tha asgjë nga këto po 3 orë e kacafiu nuk i mjaftuan kryeministrit të fliste as për buxhetin e shëndetësisë e as për buxhetin e arsimit

Nuk i doli koha të fliste për cfarë ka menduar të investojë ai dhe qeveria e tij për jetën e shqiptarëve e për kujdesin shëndetësor ndaj tyre

Nuk i doli koha as nuk e pa të arsyeshme të fliste për cilësinë e shkollimit të fëmijëve tanë për cka do të bëjë qeveria për shkolla kopshte e për gjithcka tjetër që i duhet shqiptarëve për të marrë dije si qytetarë europianë

Po domosdo ska si ti dalë koha se ska në plan të bëjë asgjë se kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes dhe ky vazhdon akoma me teorinë “kam në plan të bëj një plan”

ka 2 vjet e ca që flet për reforma e prap për reforma

qytetarët nuk ushqehen me reforma zoti kryeministër, nuk paguajnë taksat me reforma e as nuk ja nxjerrin dot muajin reformat

në fakt duhet të flisje për cfarë do të bësh që vitin e ardhshëm ky vend të prodhojë më shumë e shqiptarët të jenë më pak të varfër se këto 2 vjet

paketa jote fiskale, se e jotja është , rëndon përsëri xhepat e qytetarëve

do rrisësh një sërë taksash e kontributesh që do të dëmtojnë deri në shkatërrim përfundimtar klasën e mesme

avokatë, mjekë, noterë, dentistë, inxhienierë e ekspertë të profesioneve të lira do paguajnë 4 ose 5 herë më shumë me këtë paketë, ndërkohë që në dogana e tatime bëhet batërdia e cdo muaj vidhen dhjetra miliarda lekë nga taksat e shqiptarëve

por edhe biznesi i vogël pavarësisht hilesë që bëre me gjoja zerimin e taksës në fund të vitit do paguajë më shumë si efekt i rritjes së taksave e kontributeve të tjera

e meqë jemi te zerimi i taksës më duhet të them dicka

po si mundet mor zotëri që ti që na bëre tërë atë gjullurdi e batërdi me taksën progresive e që nuk le gjë pa thënë për taksën e sheshtë tani na u ktheve jo vetëm te taksa e sheshtë, po tek taksa e sheshtë edhe zero fare madje

por në një pikë të paktën ndajmë të njëjtin mendim

ky nuk është kopjim kurrsesi se ti nga ekonomia kupton aq pak, sa nuk di as edhe të kopjosh

të nderuar qytetarë

si deputet i qarkut të tiranës prita të dëgjoja e u mundova të gjeja në buxhet se cfarë do bëhet me rrugët e zall herrit e zall bastarit,

cfarë ka parashikuar qeveria për të investuar në infrastrukturë e bujqësi për vaqarrin ndroqin pezën baldushkun

cfarë projektesh keni e sa e si do i mbështesni dajtin shëngjergjin kërrabën e bërzhitën

kush janë investimet që keni parashikuar për petrelën farkën e kasharin

zero

qytetarët e këtyre njësive tashmë qytetarë të tiranës nuk përfitojnë asgjë nga ky buxhet

në fund të fundit rezultati është i njëjtë për të gjithë qytetarët shqiptarë

prandaj them që ky buxhet është buxheti i rrënimit të cdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm dhe i shpenzimeve të luksit të këtyre që janë këtu pas meje

i gjen shumë kollaj në buxhet shpenzimet për zyra për orendi për makina për udhëtime për pritje e përcjellje, por investimet për taksapaguesit nuk i gjen

ky është buxheti i fasadave e llogjeve të një kryeministri të rënë tashmë e i një qeverie në ikje

ndaj të dashur qytetarë të gjithë së bashku në protesta, të ndalim rrënimin ekonomik të shqipërisë, të ndalim burgun për shqiptarët e ndershëm e hallexhinj, të ndalim korrupsionin në tatime e dogana, të ndalim qeverisjen që e ngjiti krimin në piedestal e ti japim vetes sonë shansin për tu qeverisur si qytetarë europianë


Fjalimi në Kuvend i deputetit te PD, Keltis Kruja, 17 Dhjetor 2015