Familja shqiptare dhe politikat sociale që ndalojnë dimrin demografik që po përjeton Shqipëria, kanë një rëndësi të posaçme në programin e Partisë Demokratike, të prezantuar ditën e djeshme nga kryetari Basha dhe një ekip i gjerë ekspertësh. Masat e propozuara për familjen, gratë, pensionistët dhe shtresat në nevojë, cilësohen si “pikë kthese” nga ekspertët e PD.
Ja disa prej propozimeve kryesore të shpërndara nga Basha përmes rrjeteve sociale:

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
– 2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

– 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

– Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit. Pensionet do të indeksohen me dyfishin e vklerës së inflacionit ccdo vit. Për pensionet e ulëta bonus tperiodik prej 250 mijë lekësh.
– Skema e pensioneve do të bëhet më e fortë duke rritur më shumë deklarimet e sakta të pagave dhe numrin e të punësarve

– Pagesa per personat me aftesi te kufizuar do jetë 70% e pages minimale.

– Do te ndryshojme statusin e jetimit, duke zgjeruar numrin e perfituesve, perfshire edhe ata qe nuk kane njerin prind.

– Subvencionojë interesin e plote te kredise per strehim per 30 mijë cifte te reja.

– Do ti mundesoje pagë te plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune.

– Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë, duke dyfishuar Ndihmën Ekonomike.

– Do te mundesojme orientimin e vajzave dhe grave për të ndjekur studime apo kryer kurse profesionale në fushat e lidhura me teknologjinë e informacionit, nëpërmjet programit “Gratë në dixhitalizim”;

– Do rriten pagat, do të mundesojme taksim të diferencuar dhe mbështetje te arsimit profesional për të përmirësuar ekuilibrin gjinor në profesionet, të cilat janë mbizotëruar tradicionalisht nga burrat.

– Do nxitet pjesëmarrjea e grave dhe vajzave në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional.

– Mbështetje financiare për gra dhe vajza që kontribuojnë në industrinë e artizanatit.
– Bursa studimi per vajzat qe vijne nga familje me veshtiresi ekonomike dhe nga zonat rurale

– Kurse falas per grate e vajzat shtepiake qe te marrin nje profesion
– Shendeti I grave eshte ne vemendjen tone ndaj do te forcojme masat për mbrojtjen e shëndetit të grave, kudo ku ato jetojne,
parandalimin dhe diagnostikimin sa më të hershëm të patologjive që prekin grate.
Grate qe jane viktima te dhunes
– Mbeshtetje dhe fuqizim ekonomik per grate qe jane viktima te dhunes e trafikimit.
– Dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, viktima të dhunës.

.
– Ofrimi i bursave studimit falas për të gjitha fëmijët e nënave kryefamiljare, viktima të dhunës në familje.
– Do te mundësojme strehim te paguar nga shteti për të gjitha gratë, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.

Postimi i Kreut të PD:

Shqipëria meriton më shumë!
Oriola Pampuri, Fitim Zekthi dhe Merita Bakiu shpalosën programin për politikat sociale që janë në zemër të angazhimit tonë për:
FAMILJEN DHE GRUAN