Qeveria është përgjegjëse për ekonominë, por rritja e taksave për prodhime vendase dhe ulje për ato të importit, nuk I shërbejnë rritjes ekonomike dhe rritjes se punësimit në vend.Propozohet rritja e aksizes së birrës vendase me 11% dhe ulet me 14% aksiza për birrën e importit.Pra dëmtohet prodhimi vendas dhe favorizohet ai I huaj.Vetë bizneset kundërshtojnë këtë rritje dhe shprehen se nuk është konsultuar qeveria dhe me ta..
Kjo qeveri i nis shpenzimet e veta jo me investime publike se këtë nuk e njohin, por me blerje makinash dhe rikonstruksione godinash qeveritare.
Por nga ana tjetër,as shifrat e INSTAT dhe të Bankës Botërore nuk raportojnë për ulje të varfërisë gjatë kësaj periudhe dhe jo rritje të punësimit, por mbyllje qepenash në minibizneset.”Shqipëria turistike”—duhet të jetë synimi i qeverisë, por kjo bie ndesh me atë që kjo qeveri bën:sepse për industrinë turistike, është zhgënjim që nuk u mbajt premtimi i qeverisë për uljen e TVSH, madje politika penguese për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë.
Konkretisht TVSH:Shqipëria- 20%, Italia- 8%, Mali i Zi- 7%..Maqedonia- 5%, Greqia- 6.5%.
Në këto vite qeverisje, pretendoni se buxheti pëson rritje, por pse është rritur numri e të larguarve nga puna?Pse shkarkimet nga puna vazhdojnë edhe në 2016, duke u prekur rreth 25 mijë familje?
Klima demotivuese për biznesin, jo vetëm që solli pushimin e qytetarëve nga puna, por këto biznese nuk i zëvendësuan me punëtorë të tjerë. E këtë e konfirmojnë vetë bizneset, por shurdhëria qeveritare..nuk përgjjigjet!
Ju flisni për punësim të rritur, por pse është rritur varfëria, pse ka rritje të numrit të familjeve që janë ekstremisht të varfërave.
Qytetarët shqiptarë duan të dinë si do ju shkojë filli atyre? Me se do ushqehen, kur të gjithë janë papunë në një familje?Me se do paguajnë energjinë elektrike? Të shkojnë në burg?
Por ato biznese të mëdha , madje afër jush dhe janë debitorë me shuma të larta per energji? Dhe flisni pastaj për luftë kundër informalitetit, duke e quajtur “aksion mbreslenës”
Ju jepni shifra buxheti, por shpjegoni pse u zhvillua ankandi për prerjen e pyjeve në Korcë, Lezhë, Berat, Gjirokastër dhe po atë kohë qeveria deklaroi shpalljen e monatoriumit për prerje të pyjeve për 10 vjet, por duke filluar nga janar 2016?Cdo të thotë kjo? Se duhen prerë dhe ato që kanë mbetur?
Qytetarët shqiptarë sot duan të dinë:sa afër atyre është ky buxhet, sa vende pune të reja hap ky buxhet dhe në cilat sektorë?? Aq më tepër që edhe këtë vit nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh.Pagat mbeten në nivelin e 2013.Pensionistët duhet të presin akoma.Ndonëse thuhet nga qeveritarë se ka rritje..dihet gjuhen e shifrave e perdorni shume mire për ti mashtuar edhe këtë kategori: më qartë ai fond pensionesh që rritet është si pasojë e rritjes së numrit të pensionistëve për këtë vit, fond I detyrueshëm. Por ka dhe një fond tjetër që quhet fondi për politika të reja pensionesh.Ky fond është 1.2 miliard lekë apo 12 milionë dollar.Po tan dash për 12 muaj I takon 1 milion dollar në muaj.Por ky 1 milion dollar në muaj, po të ndahet në 600 mijë pensionistë në kuota mujore I takon 1.6 dollarë në muaj..
Dhe 1.6 dollarë në muaj nuk bën dot as indeksimin e plotë e jo më rritje të pensioneve.Por nuk ka rritje pensionesh, por rritje të numrit të pensionistëve…dhe nga skema e re e pensioneve përfitojnë ata që janë me paga më të larta. Tamam qeveri për të varfërit!!
Ndërsa ato nuk rriten, rriten lukset qeveritare,rriten shpenzimet operative dhe dietat e qeveritareve nga 37,2 miliard në 2014 në 43.6 miliard në 2016. Dhe po kështu shpenzimet për makina qeveritare rriten me 3.2 miliard në 2016.Por ka rritje për një kategori…dhe kjo është rritja e numrit të atyre që janë në sherbim të qeverisë…E thënë qartë: më pak fonde për të varfrit, dhe 343% më shumë për Ramën. Ky është buxheti I regresit për qytetarët dhe buxheti I luksit për qeveritarët.
Së fundmi,investimet publike si paraqiten: 3 here më pak se 2015!!! Kur dihet se ato janë një shtysë për të vënë në lëvizje ekonominë, kur konsumi është në nivele minimale.Kujtojmë që qeveria po merr borxh , por nuk po hedh para të grumbulluara më tepër, qoftë në këto 2 muajt e fundit.Plus kësaj, paketa fiskale ka krijuar një klimë të pafavorshme për biznesin, duke sjellë që të largohen jo vetem investitorë të huaj,por dhe biznesi vendas të largohet nga Shqipëria.
“ Bujqësia drejt zhvillimi të qëndrueshëm”?????
Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur prodhimet e fermerëve nuk shiten, por kalben.Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasim, kur politika ekonomike nuk realizojnë orientim të prodhimeve të fermerëve sipas kërkesave të tregut.
Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur fermeri nuk është më I sigurt të hedh para për tokën e tij, ndërkohë që nuk ka asnjë të ardhur tjetër përvec atyre që mund të marrë nga shitja e prodhimeve.
Për cfarë zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë flasin qeveritarët, kur për 2015 ju ulët fondin për kullimet etj…, dhe tokat bujqësore patën përmbytje nga reshjet, po kështu dhe blegtoria pati dëme të konsiderueshme.
Mund të flisni më për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë???Të paktën termat përdorini saktë e referojuni studiusve cdo të thotë zhvillim I qëndrueshëm dhe cilat janë mekanizmat për cdo degë të ekonomisë për një zhvillim të qndrueshëm, e pastaj shikoni cdo bëni konkretisht për qëndrueshmërinë…, por duke patur në qendër të politikave fermerët , kur është fjala për bujqësinë.
E pas këtyre, do pyesja:
– Sa është prodhimi I produkteve bujqësore të pashitura për këtë vit.?
– Sa është numri I fermerëvë që ka përfituar subvencione nga qeveria dhe c’% zë ky numër në raport më numrin total të fermerëve?
– Sa është shumë në tendera në këtë sector, dhe ne c masë përfitojnë fermerët nga to?
– Në c;masë buxheti I vitit të kaluar ndikoi tek fermerët?
Dhe vetëm pas përgjigjeve korrekte të ketyre pyëtjeve mund të gjykojmë për buxhëti I 2016 këtë sector…si do të jetë.
Të vetmen detyrë që bëni shumë mirë, është loja e shifrave me interpretimin e tyre.Por fermerëve iu duhet ti jepni përgjigje të sigurt se a do ti shiten prodhimet e tyre ? A do te kene lehtesime taksash për to?
E thënë qartë: cdo bëni ndryshe nga këto 2 vite qeverisje që do mendoni në këtë vit për fermerët? Por a ju besojnë dot më???Sigurisht që jo! Kështu nga rreth 6000 fermerë që përfitonin mesatarisht cdo vit, këtë vit dhe në vazhdim pritet të ketë rret 200 përfitues tregtarë dhe jo fermerë..Vetëm gjatë 2015 u trefishuan kontributet e fermerëve për sigurimet shoqërore. Nga 23 dhe 30 mijë lekë që paguajnë sot sipas zonave..në 2016 duhet të paguajnë 80 mijë lekë në vit pavarësisht zonës..
Taksa që do rëndojnë më shumë qytetarët shqiptarë..Indeksi I pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142 -të në nivel global nga 189 ekonomi të marra në shqyrtim. Ndërkohë që një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 131.Madje Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave për një vit, me 5.2%.
Do ulni borxhin publik premtuat…pasi e rritët atë në skaj…dhe një mënyrë është të ulni shpenzimet….por jo shpenzimet tuaja të luksit…se për ato I mbani karriget si duket, por duke shkurtuar punonjës, madje dhe në sektorin e shëndetsisë e vecanërisht në spitale.. Aq më tepër që nuk mund të flitet për shëndetsi falas.Të ulësh numrin e shtretërve dhe të personelit në spitale vetëm e dëmtoni sistemin spitalor, ndërkohë që ai ka numrin e shtretërve dhe të personelit nën normat europiane..
Por duhet t’ju vrasë ndërgjegja ju kolegë të mazhorancës të miratoni një projektbuxhet të tillë që kërkon të kursejë milionat për shtetin, duke hequr qindra persona nga puna..e kështu ulen shpenzimet për paga e këtyre që do hidhen ne rrugë të madhe.Ju kolegë keni marrë votbesimin e zgjedhësve tuaj, por I dilni dot para syve këtyre zgjedhësve për të cilët ju do firmosni sot të keqen e tyre?
Investimi për arsimin është i domosdoshëm për një vend që synon të jetë shtet Europian.Ulja realisht e fondit për arsimin, është lëvizje e gabuar,në kohën kur Shqipërisë i duhet arsimimi në të gjitha dimensionet.
Në cdo vend, arsimi dhe shëndetsia marrin pjesë të konsiderueshme nga fondet publike, sepse ky shpenzim në këto fusha, sjell përfitueshmëri në linja të tjera sociale dhe ekonomike.Fondet për arsimin, duhet të rriten sidomos për cilësinë e arsimit parashkollor.Ndonëse u premtua nga qeveria se buxheti për arsimin do të zerë 5% të PPB, ndërkohë që Shqipëria është shumë larg dhe mesatares rajonale për arsimin ( 4.6%).
Edhe pse në fushatë u premtua se arsimi do të ishte në fokusin kryesor të kësaj qeverie.kur hartoi projektbuxhetitn 2016 për arsimin nuk e mori parasysh këtë premtim, aq më tepër që me miratimin e Ligjit të Arsimit të Lartë rriten ndjeshëm tarifat, që janë direkt në kurriz të familjeve shqiptare, ndërkohë që rriten shpenzimet për kryeministrinë.
Arsimi dhe buxheti i tij, nuk kanë pikë ku mund të takohen.aq larg janë me njëri-tjetrin.Flitni për terrene sportive që i ndërtoni të reja, shumë mirë se edukimi fizik është pjesë e kurrikulës, por si e përdorni këtë buxhet për këto terrene? Kontrollojini terrenet sportive në qytetet malore që pas nje muaj që inagurohen dhe cuditërisht natën, pas shirave dhe ngricave të muajit…janë dëmtuar.Madje po i ruajnë si muzeume…se vetëm për fizkulturë nuk do përdoren.I tillë është buxheti që ju përcaktoni!
“Burimet e Fondit Financiar të Kompensimit të pronave, janë: të ardhurat nga buxheti I shtetit për kompensimin e pronarëve”.Por për c buxhet bëhet fjalë në këtë rast?
Ky projektligj për moskompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve.Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës dhe është në kundërshtim të plotë me jurispodencën e Gjykatës Evropiane të të drejtave të Njeriut.
Drafti i ligjit socialist per kthimin dhe kompensimin e pronave eshte legjitimimi i rrembimit dhe i shtetezimit te pronave. Kompensimi monetar ne nje mase diskriminuese dhe ne nje kalvar te gjate dhe sfilitës per pronaret eshte antkushtetues dhe kunder cdo konvente nderkombetare per te drejtat e prones.
Hartimi i ketij ligji dhe diskutimi i tij ne komisionet parlamentare ishte nje proces refuzimi per grupet dhe shoqatat e pronareve pasi degjesat me ta u ben per shoë televizove dhe jo si degjesa reale dhe frytdhnese per kerkesat e tyre.
Ne nje pozicion arrogant qendroi pala qeveritare perfaqesuar nga Agjensia e kthimit te pronave e cila si ne komision ashtu edhe ne daljet mediatike shprehte mllef per punen e pasardhesve lektronte per cakun se ku duhet te shkoje masa e kompensimit dhe ne asnje moment nuk u dhane shkaqet pse qeveria vendosi per nje demshperblim shperfilles dhe aspak ne masen e tregut.
Me këtë projektligj, qeveria parashikon që ajo mund të ulë fondin në vitet me vështirësi financiare..Kjo krijon probleme:së pari, qeveria mund të shpallë vështirësi financiare në vitet e para, gjë që e bën të pazbatueshme në realitet këtë projektligj. Mos harrojmë faturat financiare të ngarkuara nga Gjykata e Strasburgut për pronat….dhe kur ky projektligj rrezikon moszbatueshmërinë e tij,faturat financiare të ngarkuara qeverisë për pronat do e falimentonin atë.
Ky eshte ligj qe perligj diskriminimin klasor që ju si klase politike keni ndaj berthames se te djathtes qe jane pronaret dhe familjet e tyre. Me kete kompensim qesharak ju godisni i rende besimin dhe durimin cerekshekullor qe ata kan ndaj drejtesise se shtetit ligjor. Por ky koncept per ju nuk ekziston madje eshte pengesa me e forte per qellimet e pasurimit dhe mireqenies suaj.
Eshte e vertet qe PD gjate qeverisjes se saj la probleme te pazgjidhura te kompensimit dhe kthimit te pronave por mohimi qe i behet arritjeve si sistemi elektronik i te dhenave databesi i dosjeve etj eshte shmangje dhe refuzim per zgjidhjen ligjore te problemit. Mos te harojme qe ceshtja e pazgjidhur e pronave kjo e drejte e mohuar dhe e shkelur keqaz keta dy vjet nga arroganca dhe korrupsioni qeveritar eshtë pengese kryesore per moshapjen e negociatave. Artikulimi kritik me tone te forta i Ke ne progres raportin eshte nje note jokaluese per kete qeveri e cila i konsideron pronaret nje karegori e tejkaluar historike derisa i cilson dhe si “ish pronare.” Ky peremer eshte i qellimte si kategorizim diskrinues per nje te drejte e cila nuk ka asnjehere afat skadence pasi eshte e trashegueshme dhe per zbatimin e saj.
Kolege
Une mendoj dhe jam e bindur se me kete konfiguracion politik dhe moral qe ka Parlamenti nuk mund te priten kurrsesi ligje te dobishme per shqiptaret. Keto drafte qe bien ndesh me Kushtuten i vijne per shtat vetem interesave qeveritare dhe klaneve te saj por jo qytetareve te cilet rropaten cdo dite dyerve te pazeshme te pushtetit. Qellimisht cenoni te drejten kushtuese te kompensimit dhe kthimit te proave per ti hapurr ruge abuzimit te metejshem me tokat ne bregdet apo zona turistike ku tentakulat e klaneve aeveritare kane interesarmt e tyre. Me kete ligj ju frenoni dhe perkqesoni edhe me tej investimet e huaja serioze ne turizem, bujqesi dhe industri. Pronesia e pazgjidhur eshte vetem produkt i nje mentaliteti te nje qeverisje autokratike qe nuk pranon ligjin dhe standartet nderkombetare, konventat dhe mareveshjet per zbatimijn e kesaj te drejte. Sigurisht erdhi si manipulim i radhes dhe vizita e deklarata e kryeministrit Rama ne hipoteken e Tiranes ku theksoi arritjet e dixhitalizimit te sherbimeve ndaj qytetaret. Krejt e kunderta eshte e vertet qe do te thote shqiptaret zvarriten, presin me ore e dite te tera, paguajne dhe shpenzojn pa fund e energji per nje te drejte qe nuk e marrin kurre ose nje leter pa vlere e fuqi zbatuese te ligjit. Ky eshte parlamenti dhe shteti qe keni ngritur ju: Avokat i interesave dhe klaneve te pushtetit dhe jo vendi ku sovrani merr te drejten qe i takon dhe mbrohet nga ligjet e tij.
Ligji per pronat i shtohet edhe me tej represionit te ketij pushteti ndaj shqiptareve dhe gjunjezimit te ligjit para krimit dhe perfaqesimit te tij politik.
Ne si opozite kemi qen dhe mbetemi ne krah te pronareve si nje nder shtresat me perfaqesuese me fisnikeri te shoqerise sone. Ne do ta shfuqizojme kete antiligj dhe dokument antkushtetues ne dem te interesave te shqiptareve dhe te mires publike.
Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Eleina Qirici, 17 Dhjetor 2015