Merita Bakiu, deputete dhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, e ftuar në Euronës Albania ka folur për programin e prezantuar ditën e shtunë, gjatë Kuvendit Programor të kësaj force politike.

Bakiu theksoi se kjo është hera e parë që një forcë politike ka prezantuar kaq herët programin e saj, duke u ndalur edhe te propozimet konkrete për familjen, gruan dhe arsimin, të cilat janë punë e një grupi të gjerë ekspertësh, vendas e të huaj.

 

Pjesë nga intervista e deputetes së PD, Bakiu:

“Partia Demokratike është e vetmja forcë politike në këtë periudhë 33 vjeçare, e ka paraqitur një vit para zgjedhjeve. Dhe kjo sepse nuk duam të jetë vetëm një program elektoral siç ka ndodhur në të gjitha zgjedhjet. Para ka, paratë janë këtu, problemi është te menaxhimi i tyre. Paratë janë tek inceneratorët, paratë janë tek PPP korruptive, paratë janë te qasja 5D, paratë janë në Shqipëri, por paratë duan t’i çojnë tek korrupsioni, paratë duan t’i vjedhin dhe këtë prandaj ne e kërkojmë, që ky porgram jo vetëm që është thënë, por ka filluar duke u diskutuar.
Më pyetët për arsimi, Partia Socialiste në 2013-ën tha, ne do të kemi 5% buxhet në arsim, e gjeti me 3.2% buxhetin në 2013-ën, e dini ku e ka dërguar, në 2.3%! Ne e kemi të mirëmenduar dhe të strukturuar mirë me të gjithë ekspertët e fushës së arsimin. Të gjitha ato që janë thënë në fushën e arsimit janë të mundshme. Është shumë e mundshme që fëmijët të mbahen në shkollë deri në orën 4, me ushqim të mbahet aty. Pse bëhet kjo? Jo vetëm që ne t’i japim, se ne thamë që kemi një program social jo vetëm që t’i japim lirinë e duhur, prindërve sidomos nënave në këtë rast, në këtë rast forcojmë edhe gruan. T’i japim një ndihmë edhe nënave që dhe ato të jeën të punësuara, të mos jenë shtëpiake, të mos jenë të varura se kush ia merr fëmijën nga shkolla dhe këto fëmijë ajo t’i mbajë në shkollë që ajo të punësojë, të jetë në punë me një orar më të zgjatur. Të forcohet ekonomikisht, duke u forcuar ekonomikisht ne kemi një familje më të shëndetshme, por kemi dhe një shoqëri më të suksesshme.

Në programin e Partisë Demokratike, kemi 10 mijë student që mbarojnë dhe vitin e praktikës ne do ta japim pagesë. Kjo që nuk ndodh sot dhe studentët ato që mbarojnë, duke bërë dhe praktikën, i bie një kohë e gjatë për të qenë mësues, edhe vështirësitë ekonomike janë dhe kjo i detyron të largohen nga Shqipëria. Kështu që ne thimthim edhe më shumë student dhe i motivojmë dhe nxënësit që janë në shkollat e mesme për të studiuar për degët e mësuesisë. Pra, i kemi parë në një dimension më të gjerë. Ekspertët që janë pranë Partisë Demokratike, e kanë kërkuar një tryezë debati për arsimin. Sepse arsimi sot është në ditët më të këqija të tij. Jemi i vetmi vend unik që nuk është bërë reformë, nuk janë analizuar se ka arritur sukseskurrikula. Dhe këtë PD e ka synim, sepse arsimi është e ardhmja e vendit.

Gjithashtu është hera e parë që në një program qeverisës jepet një shpërblim për familjen shqiptare, për çdo fëmijë, fëmijën e parë dhe të dytë nga 2 mijë euro dhe fëmija i tretë 20 mijë euro. Kjo është një arritje që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe do të jetë e realizueshme.” – Tha ndër të tjera Bakiu.