Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur se dëshira e kundërshtarëve për të shpikur fabula ndaj tij, është tregues i frikës dhe ankthit që ka kjo dyshe, dhe kjo në vetvete është gjë e mirë sepse në mënyrë indirekte është tregues i potencialit dhe i fuqisë që grupimi i tij projekton kundër kësaj dyshe.

 

Në podkastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin, Basha gjithashtu foli për vendimin për vulën, që do të bëhet recurs në Gjykatën e Lartë. Ai tha se ky vendimështë fryt i vendimmarjes kolegjale të demokratëve euroatlantikë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Obsesioni për të shpikur fabula për mua, është tregues i frikës dhe ankthit që ka kjo dyshe, dhe kjo në vetvete nuk është një gjë e keqe, është një gjë e mirë sepse në mënyrë indirekte është tregues i potencialit dhe i fuqisë që ne projektojmë kundër kësaj dyshe. Ndërsa sa i përketë pjesës së brendshme, larg qoftë ajo ditë kur edhe demokratët euroatlantikë kthehen në një shkretëtirë, në një kazermë politike, ku trajtohet lideri si zot, ku vendoset idhujtaria ndaj kryetarit të partisë. Në këtë moment ne s’kemi më arsye të ekzistojmë, sepse do ktheheshim në një klonim të partisë berishiste dhe partisë ramiste. Të dyja bashkë në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy pjesë të ish Partisë së Punës, ku kulti i individit ishte gjithçka. Nëqoftëse ne qëndrojmë përballë kësaj Katovice të dytë, atëhere ndarja e parë është me kultin e individit.

Mendimi kritik, mendimi i lirë, jo vetëm nuk konsiderohen si diçka e padëshirueshme për mua, por i nxisë, i inkurajoj, në debat të përhershëm.

E vetmja gjë është që në detyrimet që kemi në këtë angazhim të përbashkët, duhet marrë mendimi i gjithsekujt, dhe se në rastin konkret, hapat që kemi vendosur, rekurs për të mos e lënë padrejtësinë të trimfojë dhe në çdo rast demokratët euroatlantikë do jenë në zgjedhje me listën tonë, me aleatët tanë, me programin tonë, nuk janë vendime të një njeriu, janë vendime të pjekura, të shoshitura për javë të tëra me kryesinë e PD euroatlantike, me kolegjin tonë të kryetarëve, së fundmi me Këshillin tonë Kombëtar.

Ndaj, nëse ka diçka që është e garantuar, në botkuptimin tonë si euroatlantikë, është liria e mendimit dhe padiskutim kolegjaliteti i çdo vendimmarrje. Vendimmarrja për rekurs dhe për pjesëmarrje në çdo rast në zgjedhje me listën tonë, është vendimmarrje kolegjale e forumeve më të larta të demokratëve euroaltantikë.