Të rinjë e të reja, studentë e studente, miq të dashur, përfaqësues të gjeneratës, të majtë, të djathtë dhe pa parti. Të hënën jemi të ftuar në sheshin e Protestës para parlamentit.
Kjo thirrje nuk na vjen vetem nga Partia Demokratike, por nga nevoja e vendit për ta ndalur qeverisjen e sotme dhe për të hapur një rrugë të re.
Kjo thirrje na vjen nga padrejtësia e thellë, ku gjysma e shqiptarëve janë në mjerim, ndërsa anëtarët e qeverisë rezultojnë të jenë më të pasurit në rajon.
Kjo thirrje për çdo të ri, vjen nga padrejtësia, ku familjarë e kryefamiljarë po i japin fund jetës se nuk paguajnë dot dritat në këtë dimër të ftohtë, dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Kjo thirrje për çdo të ri, vjen nga fakti se secili nga ne, çdo qytetar i vendit që ka një biznes do të përfundojë në burg për një kupon, ku arsimi i lartë për të pamundurit është bërë i pamundur nga kjo qeveri.
Ne sot i detyrohemi vendit tone dhe vetes një reagim serioz për të thënë se nuk jemi dakord me vëllezërit dhe motrat tona që jo për fajin e tyre, nuk shohin më shpresë dhe po marrin rrugët ku të munden. Ne sot nuk mund të mjaftohemi duke thënë se këtu nuk ka më shpresë, perkundrazi ne vetë duhet të fillojmë të ndezim dritën e shpresës, sëpari duke reaguar ndaj keqqeverisjes.
Protesta është i vetmi mjet demokratik që ne kemi në dispozicion për ta bërë këtë. Prandaj të dashur bashkmoshatarë, unë ju ftoj, nesër në orën 10.00 të mblidhemi në protestë para parlamentit dhe ti themi ndal këtij modeli të papranueshëm qeverisje.
Kemi vetëm dy rrugë: 1. Ose do rrimë me duar ne xhepa e të mallkojmë kafeneve, ose të ngrihemi dhe me energjinë tonë të sjellim ndryshimin.
O sot o kurrë.
Deklarata për mediat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Julian Deda, 20 Dhjetor 2015