Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka dorëzuar sot amendamentin në Kuvendin e Shqipërisë që parashikon hapjen 100% të listave. Në konferencën për mediat, Basha tha se ky amendament nesër do të jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë të garojnë me një listë 100% të hapur, pavarësisht nëse Rilindja dhe Rithemelimi duan të vazhdojnë në rrugën e tyre të pakrye të listave të mbyllura.

Ai gjithashtu tha se beteja do të vazhdojë bashkë me forcat politike euroatlantike që nuk mund të gëlltisin dhe as të pranojnë me kokën ulur mbylljen e listave si këtë pazar të shëmtuar të kësaj mbrëmjeje, si të vetmin produkt pas shkatërrimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nga ky moment ne do të hedhim të gjitha hapat e nevojshëm dhe unë dua t’ju informojë që sapo kam përfunduar dhe dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin që parashikon listat plotësisht të hapura, pra që mundëson që një forcë politike të mos detyrohet në kundërshtim total. Me parimet themelore të demokracisë që buron nga vota e qytetarëve të dorëzojë një listë të mbyllur, por të ketë mundësi të dorëzojnë një listë të hapur shumëemërore e cila do të jetë baza e vetme bazuar mbi votat që do të marrë çdo qytetarë për deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Thënë me fjalë të tjera deputetët të zgjidhen emër për emër, sigurisht duke respektuar kuotat gjinore nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive.

Ky amendament është dorëzuar sot dhe nesër do të jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë të garojnë me një listë 100% të hapur, pavarësisht nëse Rilindja dhe Rithemelimi duan të vazhdojnë në rrugën e tyre të pakrye të listave të mbyllura. Me deputetë të cilët për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, në qeverisje apo në opozitë, jo vetëm që nuk kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve por kanë shpërdoruar dhe humbur atë besim me të cilin u ulën në ato karrige tre vite më parë.

Amendamenti do të depozitohet sot dhe do të vazhdojmë betejën me të gjitha forcat politike euroatlantike që nuk mund të gëlltisin dhe as të pranojnë me kokën ulur mbylljen e listave si këtë Pazar të shëmtuar të kësaj mbrëmjeje, si të vetmin produkt pas shkatërrimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, si të vetmin objektiv të një grushti deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet dhe gjithë këtë betejë nuk e bënë për ju aq më pak për demokratët dhe opozitarët, por e bënë për të siguruar një vend në listën e ardhshme, duke i dhuruar Edi Ramës afrofe, të paktën sipas tyre, pushtetin.