Të nderuar kolegë!

Seanca e fundit e këtij sesioni, shënon  epilogun më të dështuar e më të  turpshëm  parlamentar të nje çerekshekulli demokraci.

Si ne nje séance te zakonshme por qe eshte e fundit per kete vit, keni futur ne rend te dites edhe Projektligjin “Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës”.

Teknikisht dhe ne aparence gjithcka duket ne rregull, por askush nuk kujtohet te shpjegoje apo te jape llogari se cfar ndodhi, dy vjet me radhe qe nga  vitit 2013 kur u nenshkrua kjo mareveshje nga Qeveria Berisha? Kujt i sherbyen vonesat apo keqdashja politike ne pengimin e qellimshem te zhvillimit te qytetit te tiranes ne pergjithesi dhe te zones se Paskuqanit ne vecanti?

Kush do te jape llogari per kostot ne ekonomi dhe per qytetaret per kete pengese te qellimshme?

Kush pergjigjet per vonesat ne investime apo ne pasigurine per cdo investitor apo donator mbas kesaj?

Pervec mashtrimit te radhes, a keni ndonje pergjigje per pronaret e tokave apo ndertesave, se si do shkoje procesi i shpronsimit dhe kompensimit te tyre mbas ligjit qe keni miratuar se fundmi?

Megjithate ju vijoni seancën sot edhe pse Parlamenti ka rënë,edhe pse ligjet nuk kanë më funksionin e interesit publik,edhe pse  ministrat dhe institucionet nuk punojnë më për shqiptarët, edhe pse për pushtetarët shteti është peng i interesave të tyre dhe jo përgjegjësisë ndaj sovranit.

Por sot është pikërisht “mocioni i sovranit”, përmes protestës, përmes revoltës kombëtare që ju ka rrethuar dhe po ju rrëzon, sepse  shqiptarët, jashtë kësaj godine, kanë marrë në dorë fatet e veta.

Mocioni i sovranit vjen me forcën epike të Uraganit popullor, pikërisht në këtë Dhjetor të dytë të ringritjes së madhe për liri , 25 vite pas rrëzimit të komunizmit  nga Lëvizja e Studenteve dhe nga përpjekjet historike të shqiptarëve për një Shqipëri të lirë e demokratike.

Sot Parlamenti është i rrethuar nga të rinjtë, dhe mesazhet e tyre janë ligjet e vërteta që i duhen këtij vendi.

 Janë këta të rinj sot me të njëjtin pasion si  ne studentët e Dhjetorit ’90 qe   rrëzuam etërit tuaj të diktaturës.

Per mese dy vite me radhe ju keni qene  qeveria dhe parlamenti që ka punuar dhe ka ngritur në system varfërinë, dëshpërimin, humbjen e shpresës që janë motivet e vërteta për ikjen në azil të të rinjve, por dhe shqiptarëve të tjerë.

 Sepse ju nuk ndërtuat asnjë projekt, ju nuk hapët asnjë vend pune, ju mbyllët dyert e dijes me një ligj antikushtetues, ju nuk ngritët anjë mundësi  për të mbajtur të gjallë këtë  energjie të madhe që ka vendi ynë, të rinjtë. Me taksat e cmimet e papërballueshme, me papunësinë mbi 30 %, ju po i shtyni të rinjtë  me një pikëllim të madh drejt rrugëve të mërgimit drejt kampeve të azilit.

Sot  qeveria dhe parlamenti ka rënë, sepse  shqiptarët , ju kanë rrëzuar me votën e revoltës. Dhe nuk ka votë më përfaqësuese, më domethënëse se vota e protestës, se vota e revoltës që u ndez tek shqiptarët për shkak të qeverisë së krimit, kryeministrit  dhe mazhorancës antikombëtare , pushteti  që ka kapur shtetin për interesat e veta kriminale.

Revolta popullore  është ngritur si institucion nga shqiptarët në sistem dhe ky është  sistemi i vetëm që po funksionon, është sistemi më përfaqësues politik që po përkrahet nga cdo i ri, nga cdo burrë e grua, nga te majtë dhe te djathtë.

Sepse  protesta bashkon mbi 20 mijë familje në gjendje mbijetese të skamjes,që nuk arrijnë dot të paguajnë ngrohjen, ujin, ushqimet me lista, transportin dhe kurimin në spitale.

Sepse protesta e shqiptarëve bashkon si të rinjtë por edhe pensionistë e rrogëtare publikë që prej dy vitesh as nuk e mendojnë dot, e jo më të arrijnë të kenë shpërblim fundviti, rritje pagash e pensionesh.

Sepse protesta është sot sistemi politik më gjithëpërfshirës, pasi nuk ka të majtë e të djathtë të besojë më kryeministrin, ministrat dhe deputetët e inkriminuar që janë mëkëmbës të krimit dhe jo të ligjit, Që janë mësymësit e grabitjes së parave të shqiptarëve, në të ardhurat e  tatimeve dhe dogana, tarifave dhe gjobave të Tatimoreve dhe OSHE nderkohe qe  asnjë lek nuk investohet për shqiptarët.

Sepse protesta bashkon shqiptarët me dhimbjen e cdo burri e cdo gruaje kur dëgjojnë lajmet e kobshme kur  kryefamiljarë vrasin veten   ngaqë nuk mundin më.

Nuk mundin më të përballojnë skamjen, sytë pa shpresë të fëmijëve, dhe nuk mundin më të luftojnë me prepotencën e dhunshme të një qeverie dhe kryeministri, që tallet me mizori me këtë skamje që prodhon cdo ditë vetë.

Sepse protesta bashkon familjet e 100 mijë fëmijëve që jetojnë prej dy vitesh në gjendjen e urisë dhe nuk ngopen me ushqim, që nuk shkojnë dot në shkolla, shesin paketa apo punojnë në punë të zezë, që nuk mund të kenë dot libra e jo më celularë apo  tablet dhe që nuk mund të buzëqeshin sikurse buzëqeshin fëmijët e kartolinës së propagandës qeveritare dhe bashkiake rreth bredhit ne qendër të Tiranës.

Mendësia se “historia fillon me mua” është tipike simbolikës së korrupsionit, abuzimit me paratë publike dhe varfërinë e tejskajshme të shqiptarëve, praktikë të cilën kjo qeveri ia ka marrë mirë doren me grabitjen e milliona dollarëve  me evazion fiskal dhe grabitje për lluks dhe mirëqënie.

 Ndërkohë që në kete  seancë ne merremi me rishikimin e skedulit te II te mareveshjes se para dy viteve, ne lidhje me projektin e Bulevardit Verior dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes, kryetari i  bashkise,  bashke me anëtarët e shumicës së këshillit bashkiak akoma nuk kane gjetur kohën të merren apo ti hapin rrugë miratimit të buxhetit të vitit 2016.

“ beme baba te te ngjaj” – njesoj si qeveria, qe punon me modelin e bllokimit,te refuzimit dhe te  izolimit, është po ky model që përcillet dhe në bashkinë e benjaminit të Ramës.

Kolegë,

Askish nuk e mohon se do ishim te kenaqur nese ne kete séance te fundit te ishim duke bere bilance pozitive per cdo ministri e vecanarisht per ate te shendetesise, por i vetmi qe po kalkulon pozitivisht fitimet e tij eshte ministri pasi duke filluar qe nga stafi mjeksor, godinat e spitaleve dhe qendrave shendetesore,gjendja e furnizimit me ilace etj jane ku therret qameti.

E mbi te gjitha, thirrje deshperuese qe vijne perdite nga te semure apo familjar te te semureve per “ venie dore ne zemer” nga kryeministri sic eshte rasti i familjes Malaj nga fshati Tpla i Tropojes, djali 12 vjecar i te cileve vuan pervec skamjes ekonomike edhe nje semundje te rende e cila nuk u perballoka dot nga kjo “ shendetesia jone falas”.

Do donim te ishim duke bere bilance pozitive per arsimin por te vetmit qe po festojne jane vetem aparati ministror per fondet qe do tu shkojne per lluks zyrash dhe aspak nga nxenesit dhe stafi mesimdhenes ne Tropoje, te cilet drejtojne thirrje deshperuese per mos mbyllje shkollash fillore dhe 9 vjecare, ne fshatrat e largeta sic eshte ajo e Shengjergjit, me mbylljen e se ciles femijet rrezikojne te bien pre e egersirave ne ato male, gjate ecjes ne kembe per 2 ore deri tek shkolla me e afert.

Te shumta do te ishin shembujt por po ndaloj ketu pasi nuk ia vlen më.

 Nuk ia vlen më pasi ky parlament ka deshtuar dhe  certifikimin e dështimit te tij e beri me miratimin e buxhetit të krizës, buxhetit  e falimentimit ,  por që falë Zotit dhe shqiptarëve kjo qeveri  nuk do të kete shansin ta zbatoje atë.

 Sepse viti i ardhshëm , do të jetë pranvera e ndryshimit, e qeverisë së re që do të hapë rrugë për zgjedhjet e lira dhe të moralshme, pa blerje e shitje  votash, pa terror e dhunë.

Duke ardhur ne fund te fjales me lejoni te shpreh deshperimin e thelle si grua dhe nene per mijra familje shqiptare dhe femijet e tyre qe nuk do te kene mundesite ekonomike per te shtruar si duhet tryezat e festave te fundvitit.

 Sepse ky fundvit si kurre me pare mbart acarin e krizes, atmosferen e munguar, dhuratat e pamundura dhe argetimin e mohuar per femijet.

Sepse kjo qeveri dhe ky parlament edhe pse e prodhoi vete krizen dhe getot socialekonomike,  per mbeshtetesit dhe punonjesit e vet ka siguruar qindra milion lek shperblime, party dhe darka lluksose-me njerez te llastuar dhe te tejngopur- citon nje komentues ne nje media sociale nderkohe qe nga Tropoja ne Sarande ka familje qe ndricohen me driten e qiriut dhe nuk kan provuar me muaj te tere  shijen e mishit apo te embelsirave.

Perpos propagandes qeveritare, keni edhe brenda radheve tuaja nga ata qe  pranojne se varferia jo vetem nuk eshte ulur por po thellohet.

Me Te gjithe ata qe e shikojne realitetin ashtu sic eshte, besoj jemi ne nje mendje  se mjerimi ekonomik dhe braktisja e vatrave familjare nga te rinjte e ikur ne azil,  jane pikellim per cdo familje shqiptare brenda dhe jashte vendit.

 Nuk ndihet feste ne erresire, ne te ftohte, ne varferi, ne papunesi, ne trishtim.

Ne kete situate gezojne vetem hienat sepse sikurse shprehet nje shkrimtar i madh vetem ato nuk ia kane friken urise.

Lutjuni Zotit tju shpetoje shpirtin nga gjithe  keto mekate ndaj shqiptareve, ndaj vellezerve tane nga Jugu ne Veri.

Faleminderit!


Fjalimi në Kuvend i deputetes së PD, Mimoza Hajdarmataj, 21 Dhjetor 2015