Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, shprehet se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe.

Sipas saj vështirësitë me të cilat përballet arsimi në vend janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës shkollore, performanca e dobët e mësimdhënësve dhe materiale mësimore të papërshtatshme.

Bakiu gjishashtu thotë se vetëm në nje dekadë 234 shkolla janë mbyllur, 198 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar, 90 mijë studentë janë më pak dhe 16 mijë mësues më pak.

Reagimi i plotë i Merita Bakiut:

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe.

Vështirësitë me të cilat përballet arsimi në vend janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga:

Mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme shkollore.

Performanca e dobët e mësimdhënësve,

Mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për
trajnimin e mësimdhënësve.

Materialet mësimore të papërshtatshme

Mungesa e mekanizmave për sigurimin e
cilësisë.

Vetëm në një dekadë kemi:

234 shkolla të mbyllyra
198 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar
90 mijë studentë më pak
16 mijë mësues më pak

Jemi vendi ku nga viti 2014 e deri më sot nuk kemi bëre studim të kurrikulës. Tekstet shquhen për papërshtashmërinë me interesat e nxënësve dhe zhvillimin e teknologjisë. Nuk ofrohet shërbimi i mësimdhënies i barabartë për të gjithë nxënësit

Rrezultatet e fundit të PISAS treguan një gjendje të përkeqësuar të sistemit tonë arsimor dhe jane dëshmi e qartë ku e ka çuar keqqeverisja arsimin.

Arsimi meriton më shume vëmëndje

Rritje të financimit së paku në 5% të PPB.
Infrastrukurë dhe standard të njëllojtë për të gjitha shkollat,pavaresisht vendodhjes së tyre.
Qasje në internet për të gjithë nxënësit.
Modernizim të kurrikulave dhe teksteve shkollore .