Zoti kryetar,

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila për nga pjesëmarrja e “mazhorancës së qelbësirave” është identike me seancën funebër të qeverisjes së saj 27 mujore. Sot kjo seancë mblidhet si në zi, pasi zinxhiri i ligësirave dhe i të zezave, që Edvin Kristaq Rama, njëriu që ka trashëguar të gjithë urrejtjen atërore ndaj qytetarëve të thjeshtë, njëriu që vepron mbi bazën e një dizekuilibri total psiqik, iu bëri shqiptarëve gjatë një viti të këqijat, të ligat, të zezat që s’iu ka bërë kush kurrë, që nga koha e diktatorit Hoxha e deri sot.

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

ajo që spikat në qëndrimet e kreut të sotëm të ekzekutivit është përçmimi për vdekje ndaj jush, qënies suaj, intelektit tuaj, fëmijëve tuaj, familjeve tuaja. 27 muaj më parë kalonte nga sheshi në shesh duke rrahur gjoksin dhe betuar se ju qytetarë do të gëzonit, 97% e juaja uljen e taksave, heqjen e TVSH për energjinë elektrike, heqjen e TVSH-së për ushiqmet, rrogën e 13-të, shërbimin shëndetësor falas, legalizimet falas. Pas 27 muajsh doli qartë se ai që doli para jush me këto premtime ishte thjesht një birbo, ishte thjesht një nastradin, ishte thjesht një miniaturë e atit të tij shpirtëror që s’kishte cipë e as nuk skuqej e zverdhej për t’ju mashtruar ju.

Qytetarë dhe qytetare,

sot pas 27 muajsh, ju merrni energjinë elektrike me 24% më shtrenjtë sesa 27 muaj më parë. Sot pas 27 muajsh, ju jo që s’merrni rrogë të 13-të por përkundrazi. Fuqia blerëse e rrogës suaj të ngrirë është fiks 12% më e ulët për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të shportës.

Ju të cilët besuat se legalizimet do i keni falas, ju sot merrni në kompensim si shpërblim një letër pa vlerë dhe prisni me zemër të dridhur nga dita në ditë që të shpalli çmimet e reja disa herë më të larta se ato që ekzistonin më parë. Dhe deri sot s’ka shqiptar që ka marrë një tapi, përkundrazi kanë paguar klanet e tij me qindra e qindrja mijëra euro rryshfete shpërdorime.

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

ju që e dëgjuat Ramën duke u betuar për kockat e Enverit, se edhe ai po të ngrihet nga varri shtëpitë e palegalizuara askush sdo ja u prekte dot, jeni dëshmitar që shkatërroi 9 mijë shtëpi e biznese, me gjitha atë urrejtje klasore të babait të tij dhe të atit shpirtëror. Ju të cilët vërtet menduat për 350 mijë vende të reja pune për 4 vite, sot jeni dëshmitarë se me politikat e tij vetëm në dy muaj, sipas statistikave të tij zyrtare ka shkatërruar 73 mijë vende pune. Cili nga ju imagjinonte në vitin 2013 se në vitin 2015 do ishin mbi 100 mijë shqiptarë që do largoheshin e do kërkonin azil politik në dyert e botës dhe do iknin nga Shqipëria nga Edi-urrejtja dhe drama e tij për ta? A ja u priste ndonjërit prej jush mëndja se kjo do ndodhte. Po pse po ikin? Shqiptarët po ikin nga shkatërrimi bizneseve, po ikin nga burgosja, nga mbushjae burgjeve me njerëz të pafajshëm e hallexhinj, po ikin nga dhuna dhe terrori shtetëror i ushtruar nga të katër anët e vendit, nga qindra e mijëra gjoba që u vendosi qytetarëve shqiptar sepse ky vrasës i shpresës së tyre, ky kryebandit i lidhur me njëmijë fije me krimin dhe korrupsionin po i përzë duke i bindur gjithnjë e më shumë se Shqipëria nuk bëhet, se në Shqipëri nuk ke pse rri, kurse ky këndon,feston e gëzon me suitën e tij çdo ditë për largimin e tyre.

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë,

Kjo është një seancë funebër, ndaj ikin të gjithë, s’kanë si rrinë këtu, se kanë turp nga vetja e tyre kur dalin në dritë para jush. Po si të mos kenë turp. A nuk jemi ne që kemi një vit rresht ngrihemi këtu dhe që hapim parlamentin vetëm me krimin e kriminelët, që Rama i futi me vendosmëri këtu në parlament, vrasës, përdhunues, pengmarrës, trafikantë droge dhe vajzash në parlament, qeveri, administratë, qevrisje vemdore e kudo. A mund të ndodhë kjo në ndonjë vend tjetër? Dhe të nesërmen e votimit të ligjit nxjerr vrasësin në krye të PS të Shkodrës. Po edhe pa dashje sikur ta ketë vrarë, ke marrë një jetë njëriu dhe s’mund të drejtosh më. është vepër që edhe në diktaturë po të ndodhte vrasja pa dashje të largonin, të largonin sepse ishe vrasës padashje, të largonin nga detyra, nuk e mbanin dot horrorin e krimit qoftë dhe padashje. Kurse ky s’pyet fare. Për Ramën vrasja e trafiku është vlerë, shitja e grave dhe vajzave është vlerë. Dhe përpiqet t’ja transpozojë Lezhës, Pukës apo zonave të tjera që i urren për vdekje.

Një vit të tërë u morëm ne me krimin e shëmtuar të Edi Ramës të mbushjes së administratës dhe parlamentit me kriminelë dhe vrasës, por në fakt ai mbeti, dhe ai është kryekrimineli sepse ai i priu këtij procesi, ai e stisi këtë proces.

Kjo është një seancë funebër, e cila mbyllet me shpërblim, me mirënjohjen ndaj xhelatëve të diktaturës komuniste. Ky njeri ka ngelur në stadin primitiv të turpit.

Ky njëri iu thotë shqiptarëve se për firmën e tij paskam faj unë. Po ka gjë më të turpshme se kjo mbi tokë? Pra për firmën e tij paskam faj unë, për amendimin e ligjit për veteranët, i pregatitur personalisht nga ai, i cili përjashtonte xhelatët e komunizmit nga statusi, edhe për këtë e kam fajin unë. Ky e bën këtë vetëm nga një aksiomë. Ky e di që etërit e tij gënjyen, mashtruan e poshtëruan për 45 vite dhe beson se kjo është rruga për t’iu mbajtur ju nën sundim por ju ia treguat mirë dhe prap po i them në emër tuaj ti lexojë mirë flakën e bunkerit, për ndryshe e afërt është dita kur mund të të ndjegë poturet e lagura të tij dhe të njerëzve si ai. Lexoje mirë shpërthimin e revoltës mbarë popullore në gjithë Shqipërinë

Kjo është seancë funebër. Ky ka vendosur jo vetëm krimin në piedestal por vjedhja e shtetit dhe e pasurive publike është shndërruar në veprimtarine kryesore të kësaj qeverie. Po si po udhëheq ky? Po marr vetëm dy rastet e fundit. A nuk diskutuat ju për orë të tëra këtu seancën e kaluar për akcizat. Shumë nga jumenduat se e kishte ligjin anti-Irfan. Jo more jo Ai mediat përpiqet me çdo kusht ti fusë në këmbët e tij por nuk ishte anti-Irfan ai ligj, sepse një mëndje e shëndoshë njerëzore nuk thotë, që të rrisë akcizën e prodhimit vendas krahasuar me importin. Po kur ndodh kjo? Kjo ndodh kur importuesit ta mbushin valixhen me euro. Harrojeni se e kishte me Irfanin. Ia kishin mbushur importuesit e birrës valixhen me euro. Dhe që të them të vërtetën birra e tij është një nga prodhimet vendase më të mira që ne kemi, të gjitha birrat që prodhohen në vend janë absolutisht të standartit ndërkombëtar. Po si mund t’ja bësh ti këtë atyre? Sigurish ja bën kur valixhja me euro të vjen në Surrel se s’ka mundësi tjetër. A mund të dalë njëriu lakuriq para të tjerëve dhe të thotë se unë do rrisë akcizën e birrës së vendit, një birrë e cilësive të shkëlqyera si ajo e Korçës, e Tiranës, Stela e të gjitha me radhë, në vend që ta nxisi  dhe më shumë, në vend që dhe t’ja uli pak në krahasim me të tjerët. Por jo, ky bën të kundërtën.

A e dini tjetrën? Që në territorin e Shqipërisë mund të ndërtohen aktualisht vetëm pallate 4 katëshe, mbi 4 kate duhet firma e korruptorit. Ky është një akt i turpshëm. Se kur një shef ekzekutivi merr një vendim të tillë i thotë popullit të vet dhe botës se ai do katin, se po ndërtoi 6, 5 janë të ndërtuesit kurse i gjashti është i tiji. Po si mund të shpjegohen ndryshe kjo. Decentralizimi është një nga mekanizmat kryesorë të luftës kundër korrupsionit, ndërsa centralizimi që ai bën është rruga e tij për të bërë qindra milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Gjobiti shqiptarët me 1250 euro për person me CEZ-in me marrëveshjen e tij të turpshme. Shikoni pak çfarë bën “Atelier 4”, firma e tij famoze e Eftimëve. Pardje u deklaronte audiencës në fillim të garës se “jemi mbledhur për të shpallur fituesin e garës”, ndërkohë gara ende s’kishte nisur. E kuptoni? Bravo i qoftë asaj zonjë sepse i hoqi maskën hajdutit, sepse kishte shpallur fituesin pa hapur akoma garën. Gazetarët e morën për lapsus. Jo mër jo nuk ishte lapsus por ishte shpërthimi i një njëriu të ndershëm që ia plasi në fytyrë maskarallëqet që bën me Eftimin e të tjerët. 80-90% e të gjitha këtyre garave i fiton Eftimi, ai është famozi që i çon të gjitha lekët Ramës me përqindje.

Kjo është një seancë funebër sepse gjatë këtij viti ju i keni bërë shqiptarët të shohin keq dhe zi. Ju keni mbjellur dëshpërim, varfëri dhe mjerim në qindra mijëra familje shqiptare. Ju erdhët në pushtet me taksën progresive, taksa progresive ishte varfërim progresiv për shqiptarët, ishte vjedhje progresive për shqiptarët, ishte largim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria, ishte shkatërrim progresiv i qindra mijëra bizneseve. Kurse ju lumturorë, sepse s’ja u dini fundin dhe fillimin pasurive që akumuloni, me bekimin e plotë të Edi Ramës nën moton “po vjedh ndaj le të vjedhim”. Të gjitha këto dështime dhe vjedhje ai i mbulon me frazën “ kemi bërë sa 25 vite së bashku”. Ishte dje në Biblotekë dhe thoshte se do bëjmë sa s’është bërë 25 vite së bashku. Ishte para ca ditësh në Kuçovë dhe u thoshte se mi investuat sa nuk është investuar në 25 vite në sistemin e mbrojtjes nga përmbytjet, apo në Berat që u thoshte se kemi bërë më shumë se në 22 vitet e fundit paçka se vetëm ura e Goricës është sa gjithë investimet e tij.

Pra, e vërteta është se ka vjedhur dhe po vjedh sa 25 vitet e fundit të marra së bashku.

Cila është ekonomia sot? Në të gjitha deklaratat e institucioneve më serioze ndërkombëtare para vitit 2013 spikaste një frazë “ekonomia shqiptare i rezistoi krizës, ia doli të qëndrojë ndaj krizës”. E morën xhahilët dhe injorantët ekonominë shqiptare dhe e katandisën në honet e kolapsit si kurrë më parë. Eksportet me rënie të ndjeshme, të ardhurat em rënie edhe më të dnjeshme, shpenzimet me rënie edhe më serioze, kredia me rënie të madhe, çdo gjë me rënie përveçse ekonomia, sipas tij në rritje. Ai flet për ekonominë personale, e cila rritet në mënyrë marramëndëse. Ekonomia e shqiptarëve shkretëtohet në mënyrë të pamëshirë. Ekonomia e shqiptarëve dhe rrënimi saj bën që shqiptarët të mos kenë më shpresë në këtë vend, të ikin dhe t’ja mbathin.

Para se të dal këtu më erdhi një sms për shtetin e Ramës. Kjo sms nga Bilishti thotë: Nallbati, drejtor i shëndetit publik u arrestua se kishte vjedhur energji për biznesin. X qytetar u arrestua se kishte lidhur energji për dritat. Të nesërmen Valentin Nallbati u lirua me urdhër të partisë kurse fakir fukarai 3 vjet në burg. Po siç lirohet Prenga dhe mbahet tjetri brënda, siç rrënohen shtëpitë e të varfërve dhe shtohen çdo ditë sarajet e Kokëdhimës dhe Ramës në Qeparo, të gjitha këto janë bërë një normë konstante e jetës së vendit, ndaj dhe kjo është seancë funebër e këtij parlamenti.

Sot shqiptarët shkojnë në festat e fundvitit më të dëshpëruar, më xhephollë, më të papunë, më të pasigurtë se asnjëherë në ekzistencën e tyre në këto 25 vite.

Ndaj dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, u bëj thirrje të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë. Ne jemi njerëz guximtarë, ne kemi një gjeneratë të tërë e cila nuk njohu një ditë të vetme frikën e diktaturës, ne jemi njerëz që nuk meritojmë këtë rrënim, vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve janë të mëdha sa malet, edhe ata kanë të drejtë dhe meritojnë plotësisht të jetojn ënjë jetë gjithnjë në përmirësim dhe lehtësim. Po kjo nuk po ndodh. Ndaj dhe duke uruar Vitin e Ri, u bëj thirrje shqiptarëve pa dallim nga përkatësitë partiake, të bashkohemi e ti japim Ramës dhe bandës së tij, ti themi atij se ne jemi më të fortë e më të guximshëm sesa kriminelët e tij që i mban përreth, jemi më të fortë e më të guximshëm sesa Shytët, Frrokët, Shullazët, se ai dhe kushdo tjetër dhe ta qërojmë nga pushteti, nta nxjerrim nga pushteti këtë njëri që vendosi në Shqipëri regjimin e bandave, regjimin e hajnave të shtetit, ta rrëzojmë me të gjithë forcën tonë, sepse ky rrëzoi votën tonë. Ky tregoi se çfarë janë zgjedhjet për të dhe se çfarë ka ndërmën të bëj. Vetëm këto ditë, për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme iu dha tatimeve 2% të të ardhurave të shtetit, iu dha tatimeve një fond më të madh se sa shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit të marra së bashku sepse i do për arkën e partisë. Ndaj dhe të ngrihemi! 8 dhjetori le të mbetet për ne një ditë frymëzuese, ditë në të cilën iu drodhën leqet e këmbëve dhe të shpirtit. Herën tjetër të mos i dridhen por t’ja mbathin, dhe ne të vendosim këtu me votën tonë, me votën e lirë për të ardhmen që meritojmë. Edhe një herë, Gëzuar Vitin e Ri!


 Fjalimi në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 21 Dhjetor 2015