Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri universitar.
Me anë të një postimi në facebook, Basha thotë se arsimi si në çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi.
Sipas tij, buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve.
Ai më tej shprehet se në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.
Urimi i Lulzim Basha:
https://www.facebook.com/share/p/JSVhsZmx1naLC44n/?
Në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Si çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës, arsimi ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi si pasojë e keqqeverisjes. Gati një dekadë nga reforma në arsimin e lartë, rezultati është vetëm një, dështim!
Buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve, krizën e degëve prioritare, mangësitë e infrastrukturës fizike dhe digjitale, problemet me tarifat e larta të studimit dhe politikat e munguara për lidhjen funksionale mes botës universitare dhe asaj të punës.
Një qeveri që nuk ka mësuar si të përmirësojë arsimin në vitin e saj të 11-të, nuk mund të jetë zgjidhja.
Studentët dhe pedagogët shqiptarë meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme dhe me investitorët e huaj e vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.
Prgrami ynë NEXTGEN parashikon:
✅ Kampuse Kombëtare në 4 qytete ku 25 mijë te rinj do të trajnohen në fusha prioritare të teknologjisë;
✅ 10.000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë;
✅ Rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;
✅ Dyfishimin e Buxhetit për Arsimim e Lartë;
✅ Modernizimin e infrastrukturës mësimore;
✅ Bursë të plotë për çdo student në familjet me të ardhura të ulta;
✅ Bursë të plotë për studentët ekselentë;
✅ Rritje të rolit të studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës e të cilëve shkon deri në 30%.
Shqipëria meriton më shumë.