Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryetari i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare zotin Ragmi Mustafa. Basha shprehet se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar.
Sipas tij, qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle për të mbështetur financiarisht dhe për t’u bërë zeri i tyre në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Bashës:
Në Preshevë u takova sot me një mik të vjetër kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës zotin Ragmi Mustafa.
Për mua shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar.
Është detyrë e jona e Shqipërisë të mbështesë Luginën e Preshevës, të rinjtë që duan të shkojnë në universitet dhe të ndikojmë në përmirësimin e pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës i kanë sytë nga Tirana dhe Prishtina.
Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle për të mbështetur financiarisht dhe për t’u bërë zeri i tyre në arenën ndërkombëtare.