Në vazhdën e takimeve të tij në Luginën e Preshevës, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u prit nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti.

Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu bindjen se kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë legjitime dhe siguroi se do të jenë pjesë e angazhimit të tij në Këshillin e Europës.

“Nuk duhet lejuar spastrimi etnik i Luginës së Preshës përmes metodave të Beogradit si pasivizimi i adresave, pamundësimi i jetesës dhe nxitja e emigrimit.” – vijoi më tej Basha.

Më poshtë reagimi i plotë:

Në Bujanoc me kryetarin e Komunës Arber Pajazitin, folëm gjerësisht për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sfidat dhe pritshmëritë e tyre për të nesërmen.

Kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, kanë qenë dhe do të jenë pjesë e rëndësishme e axhendës dhe angazhimit tim edhe në Këshillin e Europës.

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është prioritet dhe për këtë duhet një angazhim mbarëkombëtarë.

Nuk duhet lejuar spastrimi etnik i Luginës së Preshës përmes metodave të Beogradit si pasivizimi i adresave, pamundësimi i jetesës dhe nxitja e emigrimit.