Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mesazhi i z. Basha u përcoll nga Metropolia e Korçës. Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë dhe në meshën hyjnore të Krishtlindjes mbajtur në Katedralen e Korçës.
“Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!
Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë.
Për shumë vjet gëzuar!
Faleminderit!”
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Dhjetor 2015