Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, bërë në drejtim të tij në një emision televiziv.

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Basha shprehet se as Sali Berisha nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë.

Më tej Basha kujton se çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij ka thënë që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.

“Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.” – vijon më tej reagimin e tij kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Më poshtë reagimi i plotë:

As Sali Berisha vetë nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshehur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë. Në fund të fundit çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij tha “që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë”. Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.

Shqipëria meriton më shumë!