Korrupsioni i Ilir Beqës është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha.

Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejt i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.

Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.

Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.

Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.

Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.

Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.

Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.

Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo.

E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit.

Tani i takon qytetarëve të bëjnë vlerësimin e tyre.


Deklarata për mediat e deputetes së PD, Arbiola Halimi, 16 Janar 2016