Proven e radhes se deshtimit te kesaj qeverie e jep dhe ky akt normativ, i cili prodhon evazionin  dhe kontrabandën sjell përkeqësimin e treguesve të ekonomisë në vend ( tre akte normative për ndryshimin e buxhetit) kete vit qe kaluam.

Ne Opozita kundërshtojme me fakte  dhe argumenta  ndryshimet në aktin normativ .

E para fakti që ka një mosrealizim të ardhurash prej 310 milione dollarë për 11 mujorin.

Gje qe   provon vjedhjet dhe kontrabanden në dogana e tatime, dështimin e aksionit anti- informalitet si dhe paaftësinë e administratës e cila eshte zevendesuar me te paafte, militante ,  te inkriminuar dhe korrupruar.

Sot administrata dhe drejtuesit e zyrave ne Mirdite jane zevendesuar me ” sekretaret e dikurshem te partise qe ishin pa shkolle madje nuk dinin as te firmosnin dhe merrnin vendim per cdo gje,

Ne kete gjendje eshte sot nen kujdesin ë drejtoerdrejte te Rames duke perdorur gjithcka ne fushate, per te bere me pas dhe faktimin me nje perfaqesim qe nuk eshte menduar kurre se ndodh ne te gjitha nivelet e pushtetit vendor e qendror.

Braktisje, askush nuk i pret qytetaret, e le oastaj tu zgjidhe  ndonje problem.

Largime pa kriter ne spitalin e Mirdites.

Largohen njerez profesioniste qe kane nga 25 vite pune dhe futen ne pune persona qe kane blere diplomat qe nuk kane haber nga shendetesia.

Paguhen persona ne moshe pensioni dhe qe jsne jashte vendit me muaj te tere. Drejtori i sapoeneruar e  mori persiper te bej keto shkurtime ( pasi drejtori i meoarshem beri doreheqje ( mjek ) duke vleresuar partine per kete post te pamerituar ( moshe  pensioni dhe i Pashkolluar)

Largohet nga puna mesuesja , nga domgjoni, zj. Marku, nena e 8 femijeve edhe pse ishte me leje lindje.

Nje familje prej 10 anetaresh qe mbahej me mjaft veshtiresi, sot jane larguar te dy prindet nga puna brenda dy muajve, dhe nje plage sociale hapet per kete familje.

Femijet studente do detyrohen te lene studimet.

Familjet Mirditore dhe mbeshtetes te PD po neperkemben keto dy vite.

Ne shkollat e Midites mungon ngrohja, femijet nuk frekuentojne mesimin dhe po transferohen ne qytetete te tjera.

Askush nuk ka kohe ti prese qytetaret, zyrat gjenden te mbyllura,

edhe kur jane aty pergjigja eshte: nuk kam kohe,

 ka kohe per premtimet…

Braktisje nga njerez arrogante e te papergjegjshem.

Ne monizem Mirdita perjetoj genocidin me te eger, vrasje, internime, burg, duke goditur familjet e medha antikomuniste,

edhe sot  pushtetaret , bij te eterve po “vrasin ” familjet demokrate me largime nga puna, varferi, mjerim dhe pamundesi per shkollim.

Arroganca dhe hakmarrja komuniste vazhdon.

Varferia ne Mirdite eshte ne nje perqindje dyfish me ate ne rang vendi.

Rritja  e varferise u faktua dhe nga banka boterore.

Shoerndane  ushqime ne fushate ne kembim  te votes, e tani qe erdhen ne pushtet

jo vetem nuk po i ndihmojne por po shohin sesa mund te mbijetojne varferise dhe braktisjes.

Qindra Familje qe jetojne ne mjerim dhe erresire,

sic eshte rasti i familjes  se nje invalidi  qe prej nje viti, eshte lene ne erresire, invalid ne pamundesi ,

me tre femije te vegjel, nga nje zona ku dimri eshte i eger dhe zgjat shume,

rilindja i braktis, ju kerkon ryshfet, dhe paradoks eshte se dritat i jane nderprere menjehere e ndersa per ti rilidhur pas pageses se debise duhet te perballet me hakmarrje, me sorollatje, dy dite ne te ftohte tre ore larg nga  qendra

qe dhe duke nderhyre une bashke me drejtues te kryesise pd u perball me nje odise tjeter.

Fshatra te tera  kane mungese energjie, transformatore te prishur, shtylla druri, tela neper  peme,  ky eshte investimi i oshe -se Rilindjes ne Mirdite.

Edhe  Rritja e taksave, presioni qeveritar ndaj bizneseve  e sidomos presioni dhe kerbaçi për bizneset e ndershme rezultoi me  perkeqësimin e metejshem te të gjithë treguesve të buxhetit.

Shume biznese jane mbyllur. Shume te rjera drejt mbylljes.

Nje fakt tjeter eshte dhe  reduktimi i shpenzimeve për investime, përseri me 50 milione dollarë,

Do te  reflektohet ne zero investime në infrastrukture.

Asnje investim. Deri tanni ne Midite, asnje m rruge, pavaresisht se ne fushate u premtua qe ne 100 dite do asfaltonin gjithe  rruget e fshatrave.

Premtim alla Rilindje.

Fakt tjeter eshte dhe rënia e të ardhurave, kryesisht të tvsh me 81 milione dollar,

gje qe tregon renien e konsumit qe shihet shume qarte  si tek indeksi i çmimit të konsumit dhe tek ngerçi që ka kapur ekonominë tone nen kujdesin e vazhdueshem te qeverise tuaj

Njekohesisht  eshte  dhe reflektimi me i qarte i efekteve negative të politikave të qeverisë me te paafte.

Raporti   tronditës i  Kontrollit të KLSh per  abuzimet në shëndetësi të Ilir Beqes raport që gjendet në Prokurori prej disa javësh dhe ne opozita qe denoncuam ,  presim nje hetim sa me te shpejte  dhe pergjegjesi qe eshte i mbrojtur nga Rama, i preferuari i tij , te marre denimin. rimbursimi fiktiv i ilaçeve, i qellimshem dhe me urdher përmes mekanizmit kriminal të dirigjuar nga “mjeshtri  Beqe.”

Inkurajojme prokurorine por me hapat qe shohim deri tani jemi dhe ngelemi skeptike.

Kryetari  i Këshilli Administrativ  te Fondit  Beqe ka shtrembëruar rekomandimin e mëparshëm të KLSH për t’i dhënë prioritet kontrollit te farmacive me një vlerë rimbursimi mujore mbi 15 milionë lekë,

duke ja hequr këtë kompetencë Drejtorive Rajonale,

te cilat ndjekin rimbursimin dhe rakordoje  cdo muaji me Fondin.

Duke  e marrë vetë në dorë kontrollin e farmacive me vlerë rimbursimi mujore mbi 20 milionë lekë dhe duke i hapur kështu rrugën abuzimit te qellimshem i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 4.3 miliardë lekë në vit.

 “Kjo skemë eshte , kriminale jane Ilaçe që qarkullojnë vetëm në letra, fatura,

për të zhvatur paratë e shqiptarëve qe duhet ti perfitonin pacientet qe nxjerrin miliona për të blerë këto medikamente të shtrenjta pavaresisht se jane ne skeme.

Me urdher hartoheshin  lista  të depove dhe farmacive, që nuk duhet të kontrolloheshin. nga specialistet e farmacive te Fondit,

Edhe farmacite me luhatje te vlerave te rimbursimit nga muaji ne muaji perjashtoheshin  nga kontrolli.

Jane  10 farmacitë me vlera më të mëdha qe jane  përjashtuar qëllimshëm nga kontrollet,

duke verifikuar disa here  farmaci me vlera të vogla, pa problemantika dhe parregullsi ne vite te mepareshme.

edhe farmacitë pranë QSUT, me vlerë rimbursimi mbi 18 milion  lekë nuk i janë nënshtruar kontrollit.

Këto farmaci Imune  nga dora e ministrit mjeshter  i korrupsionit, u kanë vjedhur shqiptarëve në një vit 4 miliardë e 350 milionë lekë.

KLSH përcakton qartë skemën e vjedhjes edhe me farmaci fantazëm, të paregjistruara në QKR, siç ishte rasti i milionave që morën farmacite e njeriut të Taulant Ballës,

ish-nëndrejtorit të Fondit, Sokol Skuraj, që u jepte para familjarëve të tij.

Keto  fakte , këto argumenta jane të denoncuara më parë nga Partia Demokratike, por qe askush nuk eshte ndeshkuar.

Skandal tjeter eshte dhe  afera 300 milionë lekë me tabletat e ketosterilit

Në raportin e KLSH është vërejtur edhe një tjetër aferë midis Beqaj dhe “Omega Farm”. Sipas raportit brenda 1 viti Beqaj e ka rimbursuar kompaninë farmaceutike “Omega Farm” me një shumë prej 300 milionë lekësh për shitjen e medikamentit  ketosteril ,

rimbursimi për këtë medikament tepër të shtrenjtë është bërë respektivisht për 252 mijë tableta ketosterili, por që nuk rezulton të ketë hyrë në depo për një periudhë 1-vjeçare,

Pra kjo është bërë vetëm në fatura dhe lekët janë tek mjeshtri Beqe. Para që kurrë nuk u përdorën për kurimin e pacientëve.

Qindra milionë lekëqe duhej te ishin  të destinuara për ata te semure  më në nevojë, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, fëmijët,  kanë përfunduar në xhepat e miqve të Ilir Beqës dhe Edi Rames.

Pacientet me semundje kronike sorollaten aq shume me vendimin e fundvitit, nga nje rreth ne tjetrin per marrjen e medikamenteve, si: tenofovir, ketosteril dhe insulina.

Pasi abuzuan vete mjeshri Beqe me klientelistet e Rames dhe Taulantit,  me keto medikamente ne vlere te larta  miliona dollare, me receta fiktive,

Beqe mjeshtri  dhe profesionisti i shendetesise, merr vendimin qe ti sorollasin pacientet dhe ti stermundojne sa andej ketej per firma e vula, per te thene qe po ndermarrim masa “te reja” kunder abuzimeve, gje qe nuk eshte e vertet, pasi keto masa nuk kane asnje vlere nese zhben mekanizmat e kontrollit, vetem e vetem sa ” luajne me nervat dhe takatin e te semureve” madje dhe te shpenzojne per levizjen nga nje rreth ne tjetrin.

“Shendetesi falas.”…!

Sorollatje me lek …!

Ja odisea …

Ankesa te panumerta per sorollatjen e marrjes se tenofovirit dhe ketosterilit nga paciente te zones se Mirdites dhe Kurbinit  qe udhezimi i ri i leshuar nga Fondi i sigurimeve shendetesore detyron pacientin me rekomandimin e MPF, qe te shkoj te specialisti ne spitalin Rajonal Lezhe i cili leshon receten , e pastaj zbresin te drejtoria Rajonale e sigurimit shendetesor Lezhe, per rregjistrim …

e pastaj dalin serish te farmacia e spitalit lart per te marr ilaqet.

Pacientet ankohen shume pasi jane te semure me shume diagnoza.

Keshtu pacientet po vuajne dhe per marrjen e insulinave,

vijne nga rrethet me rekomandim, te MPF biles edhe kur ka mjek specialist ne spitalin e rrethit,

mjekja pasi u shenon ilacet  qe kane

per diabet ne spitalin e Rrethit, serish duhet nje vule e Mjekut specialist ne spitalin Rajonal Lezhe

e me pas ta miratojne ne drejtorine Rajonale te sigurimit Shendetesor qe jane ne nje largesi te madhe dhe shume problem per levizjen ne kembe per te semuret, madje dhe per shoqeruesit e te semurit.

Odisea e sorollatjeve te pacienteve vazhdon.

 Deshtimet dhe mjerimi ne shendetesi i certifikuar. Shurdheria dhe memeceria e ministrit Beqja ndaj kembanave te alarmit te eksperteve, vijon me arrogancen e grabitjes se tenderave. Se fundmi

“Edhe qeveria jepet me koncension”

Me vendimin e fundit ku Beqe caktohet kordinator nga Rama per vleresimin, kontrollin dhe funksionimin e qeverise,

 ” edhe qeveria jepet me koncension”

 Ne cdo detyre Beqe “shkelqen”per hajduteri.

“Gjithmone gati” per detyra te reja nga urdherporositesi Rama.

Madje eshte gati te bej dhe” burg per te”.

Komisioni Evropian botoi ditet  e fundit raportin vjetor të përparimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni konkludon se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave për antarësimin në BE.

Thuajse krejtësisht ndryshe nga raporti lavdërues i mëparshëm ky raport vjen me një gjuhë shumë më të ashpër e ku faktet negative të “korrupsionit” dhe lufta ndaj tij, janë “kryefjala”!

Sot Shqipëria, de facto është i vetmi vend në rajon që nuk hap negociatat me BE!

Arritje e madhe e Rilindjes!

Nuk kanë asgjë të përbashkët ëndrra jonë evropiane, aspiratatat tona evropiane, me këtë realitet të dhimbshëm të një populli që varfërohet e goditet çdo dite dhe të një qeverie që pasurohet e bëhet çdo ditë e më arrogante!”

Edhe per ” Reformen  ne drejtesi”

Rama do perdore gjithcka per te kapur drejtesine.

Rama synon te kape drejtesine dhe kjo po ndodh pasi ai eshte drejtues i oligarkise ne vend dhe synimi i tij eshte per te kapur plotesisht edhe  drejtesine, pasi ne dy vite qeverisje, ka kapur plotesisht  institucionet, biznesin, median, shoqerine civile afroj rreth tij te inkriminuar e korruptuar, nepermjet mashtrimit parave,  kercenimit, grupeve kriminale dhe nderhyrjeve ne favor te mbajtjes se pushtetit absolut.

Rendi dhe siguria eshte ne dite edhe me te zeza ne kete fillim viti.

Vrasje, aksidente, grupe rivale qe eleminojne njeri tjetrin.

Kriminele qe bredhin edhe me uniformen e policise, sic ishte rasti i vjedhjes se marketit ne Lezhe.

Madje dhe mushkonjat po fluturojne perseri ne Gjader.

Pasiguria eshte prezent kudo.

Pas koncensioneve te panumerta ne shendetesi del ne skene dhe ai i  tatimeve.

Koncensioni i fundit “i mjeshtrit Bece”  … “Kocensioni i qeverise”

,qe sjell deshtimin dhe largimin e oligarkise, funeralin e Rilindjes.

Eterit tuaj mbajten  pushtetin me gjakun e te vrareve, ne minizem , dhe ju erdhet ne pushtet me 4 te vraret e 21 janarit, bandat e krimit, dhe ne bashkeqeverisje me ate per te cilin u prodhua 21 Janari.


Fjalimi në Kuvend e deputetes Albina Dede, 21 Janar 2016