Zoti kryetar,

kërkoj mirëkuptimin sepse sot, mbarë populli i Kosovës dhe çdo shqiptar, përulet me nderimin më të thellë në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta, para veprës, trashëgimisë të presidentit Ibrahum Rugova, frymëzuesit, themeluesit, arkitektit të Kosovës së pavarur. Në historinë tonë politike, presidenti Rugova do të nderohet gjithmonë si gjeniu dhe misionari më i madh i kombit tonë, si prijësi që bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë kombëtare të shqiptarëve. Intelektual i shquar, pasardhës i një familje të flijuar për flamur dhe atdhe, ai do u përkushtohej me të gjithë potencialin e madh intelektual e atdhetar, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në përmbushje të këtij misioni, presidenti Rugova do të themelonte Lidhjen Demokratike të Kosovës si partia e parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave totalitare, si partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Në krye të LDK, me guximin, forcën pothuajse mbinjerëzore dhe idetë e tij për Kosovën e lirë dhe të pavarur, Ibrahim Rugova do të themelonte në gushtin e pushtetit të egër, Republikën e Kosovës dhe do organizonte dhe udhëhiqte për vite me radhë shtetin e shqiptarëve të Kosovës paralel me atë të pushtuesve barbarë. Në betejën e tij paqësore radikale, me urtësinë, mençurinë, shpirtin e tij të pamposhtur Ibrahim Rugova do paraqiste dhe përfaqsonte me dinjitet, besueshmëri e civilitet çështjen së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, në Shtëpinë e Bardhë, në kancelaritë dhe institucionet kryesore të botës dhe do e shndërronte atë në një çështje botërore për t’u zgjidhur.

Epopeja legjendare e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ndërhyrja historike e Aleancës së Atlantikut të Veriut çliruan Kosovën nga pushtimi barbar dhe bënë realitet projektin e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Pas çlirimit të Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova do zgjidhej presidenti i parë i Kosovës së lirë dhe së bashku me çlirimtarët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar ai e udhëhoqi atë në ndërtimin e institucioneve demokratike të shtetit ligjor, ai ishte garanti lirive dhe të drejtave njerëzore të qytetarëve të Kosovës në tërësi dhe minoriteteve të saj në veçanti. Presidenti Ibrahim Rugova u nda para kohe nga jeta, por vepra, trashëgimia e tij frymëzojnë dhe do frymëzojnë shqiptarët në ndërtimin dhe konsolidimin e lirisë, demokracisë dhe një Kosove europiane, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin tonë. Le ta nderojmë ne sot me një minutë heshtje kujtimin e këtij burri të madh të kombit tonë!

I përjetshëm kujtimi i presidentit Rugova!

– Sot është një ditë tjetër e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan pucin famëzi të 21 janarit, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit shqiptar me besimin e verbër se kryekarrieristi do vinte të mbante një fjalim tek zyra e kryeministrit të atëhershëm.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi unanimisht si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin. Në këtë përpjekje të shëmtuar të paprecedentë që nga viti 1924, persona të paguaj, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreu u ekzekutivit të vendit me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën.

Në këtë puç, në të cilën morën pjesë 2 krerë të tjerë të institucioneve kryesore, ai i presidencës dhe prokurorisë së përgjithshme, në këtë puç ku u shurdhua kreu i shërbimeve inteligjente, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër, çka s’mund të ndodhte kurrë, për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin.

Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit, do t’i jepnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë por turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij.

Ndaj shfrytëzoj këtë rast për të dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçistë dhe për t’u thënë se kurrë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.

– Lidhur me diskutimin e parafolësit unë mund ta përmbledh në këtë mënyrë… nuk vjen ai (Rama), s’ka ardhur se ka frikë nga fjala në parlament. Ai ka frikë nga përballja në parlament. Ai nuk përballet dot, të vërtetat atë e ofendojnë, të vërtetat atë e tërbojnë, të vërtetat atë e disekuilibrojnë. Po sigurisht nëse vjen dy herë në muaj nuk ka si flet.. Si përfundim përgjigjja ime është kjo: Çfarë jeni ju ekip si qeveritarë? Ju jeni ekipi, erdhëm, vodhëm, ikëm. Kaq mund të them”.

Nderhyrja e dyte

Kriminelët dhe vrasësit, ata të cilët i sollën në grykat e zjarrit për karrigen e Edi Ramës vajtojnë viktimat, ky është akti më makabër, më i shëmtuar, më i shpifur e më i shpërfytyruar.

Edhe njëherë, 21 janari është grushti shtetit i organizuar, planifikuar nga Edi Rama në bashkëpunim me dy -tre drejtues të institucioneve kryesore të vendit. Sali Berisha bëri atë ditë, atë që duhet të bënte çdo zyrtar i këtij shteti. Nuk u largua nga zyra as dhe një sekondë të vetëm. E gjithë përpjekja e Edi Ramës, që ishte ngulur në ndërtesën karshi, për të ardhur dhe mbajtur një fjalim në ballkonin e zyrës si çlirimtar, ishte shkaku më themelor i katër të vrarëve, për të cilët atëherë kam shprehur ngushëllimet më të sinqerta, i shpreh sot dhe do i shpreh gjithmonë. Por për ngjarjen ka deklarata ndërkombëtare, jo një po disa, ka deklarata të partnerëve tanë dhe institucioneve ndërkombëtare të cilat denoncojnë botërisht se kjo protestë dallonte nga të tjerat, dhe të tjerat nuk ishin pak por ishin 1700. Një grup i organizuar në këtë protestë kishte ardhur ta shndërronte atë në të dhunshme për qëllime të caktuara, kurse deklarata e OSBE-së, e kryetarit të radhës, thotë se kishte qëllime marrje pushteti me dhunë. Mendoj se bëra detyrën e një njeriu të detyrës. Qëndrova në zyrën time dhe, kush e do dhe kush s’do ta besojë, çdo njëri që do guxonte të hynte brenda ndërtesës do të përballej me më të keqen që mund të imagjinonte. Kjo pas asnjë ekuivok. Nuk mund të ndodhte kurrë që unë të largohesha nga kati i dytë, aty ku qëndrova 5 orët e sulmit. Ka vlerësime për policinë, vlerësime maksimale për qëndrimin e saj, vlerësime maksimale nga të gjitha shërbimet dhe misionet e huaja në Shqipëri. Policia nuk abuzoi me forcën, u agresua në mënyrë barbare nga njerëz të hurit dhe të litarit, nga njerëz të sjellë nga Greqia dhe anembanë, me thirrje “të rrëzojnë Sali Berishën”, por Sali Berishën nuk e rrëzonin dot, ishte në të drejtën e tij, në të drejtën e shqiptarëve, e kanë dëshmuar familjarët e tyre dhe këto janë të njohura.

Garda e Republikës ka funksionuar dhe funksionon mbi bazën e një ligji, kësaj radhe jo të hartuar nga qeveria e mëparshme por e hartuar nga qeveria socialiste, e cila i thotë gardistit, se në këtë rethanë do të qëllosh në ajër, në atë rethanë do qëllosh në objekt dhe ta plagosësh në këmbë, dhe në atë rethanë do qëllosh direkt.

Garda nuk funksionon me urdhra, funksionon me ligje që duhet ti zbatojë çdo gardist kudo që ndodhet. Ju papagaj mjeranë, që dilni këtu dhe derdhni lot krokodili për ata të cilët i çuat në grykën e zjarrit, ju pikërisht komandantin e grupit të zjarrit, e grupit që kishte armët e zjarrit në rrethin e kryeministrisë, ju sot e keni kryetar të PS-së. Ka qenë oficer i rëndësishëm në Gardën e Republikës, pasi iku nga detyra ju e zgjodhët kryetar të PS-së të një rrethi të veriut. Unë absolutisht nuk besoj se ju e keni përdorur atë për të dhënë urdhër për të qëlluar. S’kam pse ta besoj një gjë të tillë, sepse pastaj më duhet të them se ai është një Jago, një kriminel. Por nuk kam asnjë të dhënë që ky oficer garde ka qenë i tillë.

Ose ju nëpërmjet njerëzve tuaj të cilët e veçuan nga hetimi, i keni brenda në grup njerëzit që me Ina Ramën i veçuar nga hetimi, po të bëhesh i paftyrë dhe të dalësh të ligjerosh këtu të kthehet e të bie rëndë në surrat. Komandanti i grupit të zjarrit, i grupi që mbante kallashnikovët. Ka ligje shteti! Ai ku është sot për ndonjërin nga deputetët që mund të besojë trillimiet e ulta të tyre, që duan të mbulojnë krimin e shëmtuar që kryen në 21 janar ndaj shtetit dhe viktimat që bënë me qëllimet e tyre të ulta antishqiptare. Ku është sot ky? Cfarë bëhet me këtë njëri? Ky njëri, sot, pasi iu mbyll dosja është kyetari i Partisë Socialiste të një rrethi të veriut. Tani jepuni përgjigje ju familjarëve, e shtytë ju atë të japë urdhër që të vriten njerëzit dhe të shpëtonit nga përpjekja, që të kishit një kartë? Nuk mund të them, ai për mua ka bërë detyrën, është njeri me integritet, ka vepruar në përputhje me ligjin dhe skam asnjë të dhënë tjetër. Por, përdorimi i dy standardeve ju nxjerr lakuriq. Të njëjtën gjë ju bët ëme Gërdecin.

A e dini ju o zotërinj, a e dini ju o deputetë, a e dini ju o qytetarë që këta kanë mbajtur pikë për pikë tezën tonë të “aksidentit teknologjik”. A e dini ju se kjo ministri dhe kjo qeveri dhe të gjitha gjykatat ku është paditur shteti, kanë përsëritur si papagaj, atë të cilën tha qeveria paraardhëse. Ja u them këtu sot, se ata duhet ti shpërblenit ju, absolutisht sepse ai ishte aksident teknologjik por kjo nuk pengonte qeverinë ti shpërblente ata. Pse nuk e pengonte, sepse nuk ishte aksident teknologjik i një kompanie tërësisht private, për faktin e vetëm se e kishte një kompani publike çështjen e sigurisë dhe nuk mund të them se kompania publike ose private e bënë me qëllim atë tragjedi të madhe por ajo që mund të them është se ajo është shtetërore dhe shteti është përgjegjës aty. Dhe shteti duhet ti zhdëmtonte ato dhe absolutisht do dilja ti zhdëmtoja, t’u thoja se nuk është e vërtetë që ka patur ndonjë qëllim dhe po e gjetët hajdeni, por është e vërtetë se sigurinë e ka pasur MEICO dhe meqënëse MEICO ka qënë përgjegjëse për sigurinë, unë do iu përgjigjem për zhdëmtim. Kurse ju, pikërisht për të mos i zhdëmtuar ata përdorët tezën tonë, tezën e “aksidentit teknologjik”.. Ajo ishte një e vërtetë dhe të dhënat ishin të atilla saqë s’mund ti substancoje. Dhe një herë ja u them ju, nëse ne e përdorëm për të thënë të vërtetën në gjykatë, absolutisht kishim ndërmënd ti zhdëmtonim ata sepse sigurinë e atyre punëtorëve në atë punë, e kishte ndërmarrja ushtarake. Por ju jeni njerëz të cilët bëni nekropolitikë. Nekropolitika është shpirti i politikës suaj. Atëherë ja kush jeni ju. (2 vjeçarin në Sarandë e arrestoni se bëri një kasolle për lopën, Koços sarajet, mijëra e mijëra metër katror ndërtim 20 m nga deti ja mbroni me ushtarë, ndërsa komandantin e grupit të zjarrit e bëni të parin e PS në Mat. Arrestoni qytetarin e Lushnjes për 35$ dhe e çoni në litar, kurse Ajet Sulës, kryetarit të grupit të trafikut të Durrësit, pronarit real, me të gjitha dokumentat, të sipërmarrjeve të këtij grupi trafikantësh, dhe ju s’guxoni t’ja konfiskoni ..

Ju s’keni fytyrë, keni vetëm hipokrizi. Kapet grup kryesor trafiku droge dhe ministri shkon i thotë se “nuk e keni nga unë arrestimin por e keni nga SHISH dhe Prokuroria”. Ajeti tjetër i Korçës, i dërguar vetëm për drogë, ish menaxher i kompanisë së Ajetit të trafikantëve të Durrësit, që i hap portat e aksit Korçë – Tiranë, shkon përsëri dhe i jep garanci se nuk e keni nga policia këtë, se nuk i besonin Saje qorrit. Këta jeni ju. Dhe të gjitha kompanitë e Ajetit të drogës, Ajetit të partisë, se Besnikun e falimentuar e kanë për të çuar mesazhe kërcënuese, një budalla që i rren mëndja se me forcën e mafies mund të lëkundë vullnetin e hekurt për ta vendosur mafien në gjyqin publik ku e meriton.

Këta jeni ju, ky është grupi juaj, e shndërruar nga Edi Rama në një organizatë të vërtetë kriminale. Si ka mundësi që tjetrit i konfiskohet malli për një kupon kurse atij nuk i konfiskohet ndërmarrja për tonelata drogë. Si ka mundësi që kapet helikopteri me 8.2 ton drogë i Dabullëve dhe Cetës dhe s’guxon kush jo me ja u prek ndermarrjet, por s’guxon kush me ja u përmënd emrin atij. Po pse? Se këta që shisnin janë byrazerët, janë ushtarët e tyre. A e dini kush ja futi thikat gjykatësit? E dini po s’guxoni, nuk flisni dot. Ju jeni shndërruar …në një mafie të gjallë. JU keni dy fytyra, njërën e keni maskë kurse fytyrën e vërtetë e keni krejt tjetër. Ku e keni Koçon? A jeni ju që votuat në parlament për të mos çuar Koçon në Gjykatën Kushtëtuese. Po a kishte akt më të shëmtuar mbi tokë, bllokuat dhe nenin e konfliktit të interesit dhe tani çpo ndodh? Kunati atje në gjykatë, që kishte parashikuar në reformë të bëhej super-kunat dhe super-gjykatës nuk çoi opinionin se i tha Koço mos ço opinionin që të mos votohet vendimi.

Zoti kryetar,

unë kërkoj dërgimin me urgjencë, se ky është një sabotim që i bëhet zbardhjes së vendimit. Kërkoj dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të të gjitha rasteve dhe ne do marrim nisëm përsëri. Flisni ju këtu, bllokoni dhe Kushtetutën, ju që e keni shndërruar qeverinë në organizatë kriminale. Mbyten e përmbyten dhe s’ju dërgoni një ndihmë të vogël kurse për ekspozitat e Edi Ramës harxhoni qindra milionë për zhgarravinat e tij. Ka filluar t’u dali era shumë keq dhe të jeni të sigurtë se çdo javë e çdo muaj më shumë do kundërmoni dhe do dilni ata që jeni!


Fjalimi ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 21 Janar 2016