Partia Demokratike vijon me ritme të larta konsultimin e platformave në sektorët kryesorë, platforma që do të jenë programi dhe alternative për nxjerrjen e vendit nga kriza, për zhvillim, punësim e mirëqënie.
Departamentet e Energjisë dhe Burimet Natyrore , ai i Administratës Publike dhe Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë mbajtën këto ditë debate dhe diskutime në prani të dhjetra ekspertëve.
Më parë ishte Departamenti i Shëndetësisë ku u diskutuan dhe u debatuan politikat që do të sjellin zhvillimin e sektorit jetik.
Të pranishëm në këto takime në selinë e Partisë Demokratike, përvec deputetëve, drejtuesve të partisë, kryetarit Lulzim Basha, kanë qënë dhe shumë specialistë dhe ekspertë të fushave.
Duke prezantuar prioritetet në fushën e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Suzana Guxholli tha se do ti jepet përparësi liberalizimit të tregut të energjisë dhe industrisë minerare, shtimit të burimeve alternative dhe reforma të të tjera, të cilat do të prodhojnë dhe ulje të çmimeve dhe një treg konkurrent.
Ndër prioritetet e programit të Departamentit të Administratës Publike, drejtuesja Endira Bushati tha se janë modernizimi, transparenca, emërimet e nëpunësve sipas ligjit dhe standarteve evropiane, si dhe ngritja e komunikimit dixhital me publikun dhe mes vetë institucioneve.
Në shpalosjen e orientimeve të programit të Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë, drejtuesja Enkelejda Sallaku tha se reformat do të përqendrohen në një zhvillim të qëndrueshëm të agrobiznesit e bujqësisë, në rritje punësimi dhe të ardhurave të këtij stektori strategjik për ringritjen e Shqipërisë nga kriza aktuale prej qeverisjes së majtë.
Platformat e departamenteve janë në fazën paraprake dhe po i nënshtrohen diskutimit dhe debateve me ekspertë e specialistë.
Në muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departamenteve do të kalojë në një diskutim të gjërë e të hapur në publik, dhe me grupet e interesit, për tu pasuruar edhe më tej me ide. Në mars, këto platforma do të jenë gati, të konsoliduara, çka është oferta e Partisë Demokratike për shqiptarët, për ulje taksash, krijim të vendeve të punës, për zhvillim të insfrastrukturës e bujqësisë, për përmirësim të cilësisë së jetës, në arsim shëndetësi e kudo.
Platformat e Partisë Demokratike kanë në qendër interesat e qytetarit, zhvillimin ekonomik, punesimin, mirëqënien e tij, lehtësimin e jetës, dhe stimulimin e rritjes dhe zhvillimit në çdo drejtim.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Janar 2016