Dita 86 e qëndresës për zgjedhje të lira solli qytetarët sërisht në sheshin e lirisë për të ngritur zërin për problemet që i bëjnë çdo ditë t’i bashkohën çadrës së protestës dhe të ngrenë zërin kundër.
Dea Kapllanaj dhe Pranvera Bodinaku akuzuan kryeministrin si xhelat, i cili nuk ka problem të sakrifikojë të tjerat, për sa kohë nuk lëshon asgjë nga pushteti i tij. Shembull ishte ai i Kavajës, kur kryeminsitri për hir të stabilitetit vendosi të tërhiqte kandidatin(ët).
Kryetarja e sindikatës për kimi, ushqim dhe tregëti, turizëm, Bodinaku e quajti perden e zezë të vendosur në hyrje të godinës së kryeministrisë si ilustrim i mbylljes së syve dhe veshëve ndaj popullit, duke u shkëputur plotëisht nga realiteti i qytetarëve.
Uran Derri është konsulent financiar dhe kontabilist, i cili tregoi se vetëm një muaj më parë, në SHBA sëbashku me kolegë të huaj dhe vendas u krye një studim për sistemin tatimor në Shqipëri, përballë atij amerikan.
Nga studimi u rezultoi se problemi më i madh në Shqipëri është menaxhimi i të ardhurave të TVSH, të cialt sipas të dhënave të Ministrisë së Financave i shtuan buxhetit të shtetit 135 miliard lekë, por nëse përlogaritet nga norma reale prej 20% e TVSH, e shumëzuar me taksën fundore, shifra tejkalon vlerën 200 miliard lekë. Kjo normë e aplikuar nga qeveria rezulton efikase vetëm në vlerën 10% të saj – tha Uran Derri – gjë që e bën propozimin e zotit Basha për një TVSH prej 15% të zbatueshme dhe tepër të favorshme për thithjen e investimeve të huaja.
Profesionistët kujtuan shprehjen e ekonomistit Adam Smith, i cili thonte se rendi ekonomik në një vend demokratik, varet nga rendi moral. Është kjo ajo që e bën këtë kauzë të përbashkët – tha Ervin Zeneli, baba prej 6 muajsh, i cili tha se shtysën për të protestuar me fort se kurrë e sheh tek e ardhmja e foshnjes së tij.
Ermal Peçi, Endrit Sadikaj dhe Denisa Ruçi janë studentë, të cilët edhe pse ndihen të pafuqishëm përpara pushtetit qeveritar si individë të veçantë, treguan forcën që jep bashkimi qytetar për një kauzë. Kjo pasi studentët sot më shumë frikë kanë nga pritshmëria e katër viteve të, pa liri si qytetarë të një shteti demorkatik.
Lulzim Basha tha se plani i kryeministrit është pikërist ky, të ruajë status-quonë e tij dhe klientëve të tij me të cilët ka lidhur pushtetin.
“Pasi ka shkatërruar dhe kapur gjithçka, qeveria e Edi Ramës dhe ai vetë ka një plan të kapë zgjedhjet e ardhshme. Dje u thoshte shqiptarëve se parlamenti i ri do të jetë më i mirë pa opozitën sepse do të ketë më pak sherre. Harron që Parlamenti më me pak sherre në histori ka qënë Kuvendi Republikës Popullore të Shqipërisë, ku nuk kishte kundërshti sepse, terrori, plumbi, internimi dhe burgosja e qindra-mijëra shqiptarëve, ishte në rend të ditës.
Sa më pak sherr në Parlament, aq më shumë njerëz të terrorizuar, aq më shumë të drejta të shkelura. Sa më pak të ketë mundësinë të ngrejë zërin në Parlament përfaqësuesi i popullit, aq më shumë shtypet, vidhet dhe nëpërkëmbet populli. Ky është një mësim i patjetërsueshëm i historisë.”
Lulzim Basha i kujtoi qytetarëve se 18 qershori është i rënë jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht, duke patur parasysh vendimin e pritshëm të Kolegjit Zgjedhor lidhur me ankimimin e listave të deputetëve të dorëzuara më datë 29 prill nga subjektet politike.
“Pasi e futi procesin në kolaps ligjor, pasi listat i ka 24 orë me vonesë, nëse Kolegjit Zgjedhor do ta konstatoj këtë, nëse do të kenë kurajon dhe të numërojnë, si numëron çdo shqiptar nga zero deri në 50, dhe të deklarojë se afati ka kaluar dhe 18 qershori është rrëzuar edhe ligjërisht.Tani fusin në listat e partive të gjithë fisin duke dështuar të fusin kandidatë që kanë minimalisht shkollë të mesme. Janë gurë shehu, në lojën e shahut të Edi Ramës.”
Basha foli edhe për ofertat e ‘hedhura’ drejt aleatëve të Partisë Demokratike me qëllim zgjidhjen e krizës në kurriz të shqiptarëve.
“Faqja tjetër janë ofertat e ndyra që i bëjnë aleatëve tanë për t’u bërë pjesë e proçesit. Një partie i ofruan 15 deputetë, dikujt tjetër 10, dikujt tjetër 5, për të lënë dhe braktisur luftën e përbashkët të interesit qytetar të kësaj levizje popullore. “
Kryedemokrati i garantoi qytetarët se ashtu si gjatë këtij rrugëtimi 86 ditor, asnjë Pazar nuk do të lëkundë as atë dhe as aleatët e tij në luftën politike për fitoren e kauzës popullore.
“Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën dhe pa popullin, nuk ka për të pasur një parlament monist. Vetëm një qeveri teknike, që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, që do të luftojë paktin e drogës dhe parave të drogës në zgjedhjet e ardhshme, që do të garantojë votën e lirë të shqiptarëve e të pacënuar do të pranojnë qytetarët.
Ne kemi qenë dhe jemi të bashkuar. Ne kemi qenë shumë, dhe sot jemi më shumë. Kemi qenë të fortë e sot jemi akoma më të fortë. Kemi qenë të duruar, por sot jemi më pak të paduruar. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipër nuk do të ketë.”