Orientimi Euro-Atlantik ka qënë, është dhe do të jetë një nga kollonat kryesore të politikës së jashtme të Partisë Demokratike që në gjenezën e sajë. Sot Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO. Marrëdhëniet e ngushta diplomatike me partnerin tonë strategjik, me SHBA dhe me partnerët e tjerë Evropian janë kyçe për zhvillimet e mëtejshme dhe përmirësimin e jetës së Shqiptarëve.
Partia Demokratike është e vendosur që Shqipëria të forcojë pozitën e saj në NATO, BE, Ballkan dhe në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, zhvillimin e fqinjësisë së mirë, konsolidimin e Kosovës si shteti i pavarur, garantimin e të drejtave kushtetuese dhe shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, forcimin e marrëdhenieve me Greqinë dhe njëherazi zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe arritjen e shkallës më të lartë të Unitetit Kombëtar përmes dhe hap-pas-hapi me anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.