“Zoti kryetar i seances,

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Sot, në këtë sallë bosh nga mazhoranca, ne diskutojmë problemin më  themelor, më shqetësues, më të rëndësishëm për jetën tuaj, të fëmijëve tuaj, të pronave tuaja, të veprimtarisë suaj të përditshme, për sigurinë tuaj. 

 

 

Mungesën e mazhorancës në këtë sallë duhet ta lexoni si maskën e saj, ajo është zhdukur, ka vendosur një maskë, ka frikë të dalë para jush, ka frikë të përballet me ju për këtë problem kaq themelor. Dhe jo se ju një vit më parë legjitimisht nuk patët besim, patët besim, se ardhja në pushtet e kësaj mazhorance do tii jepë një adresim të shpejtë, të fuqishëm, problemeve të rendit  e të sigurisë publike, që janë detyra më parësore e çdo mazhorance të çdo vendi të lirë. Unë ju kuptoj juve. Pritshmëria në tërësi e juaja ka qenë legjitime. Edhe ata të cilët dinin lidhjet e tmerrshme të krimit të eksponentëve kryesorë të kësaj mazhorance, edhe ata të cilët dinin lidhjet e kreut të saj me pothuaj të gjitha bandat e rrezikshme kriminale të vendit, të cilët kishin shndërruar Tiranën në mega-lavaptriçen e parave të krimit, nga “Banda e Rrugës së Kavajës” me të cilën ndërtoi kinema Republikën dhe e menaxhoi deri tek “Hakmarrja për Drejtësi”, tek “Banda e Durrësit”, tek “Banda e Dritan Dajtit”, tek banda të tjera me të cilat Edvin Kristaq Rama ishte i lidhur si mishi me thoin. Ndonëse ju dini që eksponentë të kësaj mazhorance kishin ndërtuar blloqe të tëra pallatesh me para droge në Tiranë, në Vlorë, në Pogradec dhe zona të tjera. Ndonëse ju e dini shumë  mirë se lidhjet e saj me krimin ishin pothuaj gjenetike, mbasi trashëgimtari i një partie krimi nga e cila nuk u distancua kurrë, krimi është një bashkëudhëtar normal  i kësaj partie, e megjithatë ju shpresuat.  Ju shpresuat, dhe kjo është normale, shpresa humbet e fundit. Por çfarë ndodh pas një viti?

Pas një viti të dashur qytetarë dhe qytetare, faktohet katërçipërisht se kjo është një aleancë e krimit, e bazuar mbi krimin dhe vetëm krimin. Kjo u krijua si koalicion. Duke i marrë me rradhë gjërat. Në krye të rradhës,  e ndërmjetësuar nga njëri nga kontrabandistët më të mëdhenj të vendit, dhe kjo është e vërteta, shpalli moton;- “qelbësirat e të gjithë vendit bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën”.  Kurrë ndonjëherë se kishim dëgjuar ndonjëherë të dashur qytetarë dhe as në romanet e Markesit, në realizmin fantastik të këtij gjeniu, apo të gjenive të tjerë të këtij realizmi nuk kam gjetur moto të tilla, siç u shpall këtu motoja në prill të vitit 2013. Ata të cilët dëgjuan këtë moto, jam i bindur se të shumtit nuk e besuan, menduan se është një lajthitje elektorale,  një akces histerik electoral, por koha provoi se ata u gabuan, sepse pozicion pas pozicioni në piramidën e shtetit, qelbësirat u shndërruan në dinjitarë kryesorë të vendit dhe kjo është e pamohueshme. Ju të dashur qytetarë dëgjoni çdo ditë, sesi nga tribuna e Partisë Demokratike denoncohen zyrtarë të të gjitha niveleve që ju kanë ardhur ju tani, të cilët nga kriminel  ju janë shndërruar në zyrat, nga trafikantë, vrasës, përdhunues  janë shndërruar në deputetë, ministra e mbi ministria. Kjo është e vërteta. Ata që premtuan se në kaq e aq ditë do vendosim rendin, ata vendosën sundimin e krimit. Ata që premtuan se rrugët e Shqipërisë janë ferri i Europës, dhe se ne do t’i japim përgjigjen e merituar, ata rrënuan me një të rëndë të lapsit Policinë Rrugore dhe sot janë mbi 180 vdekje aksidentale në rrugët e Shqipërisë.  Ata që fajësuan rrugët se ishin të shkatërruara me injorancën e tyre, përgënjeshtrohen nga Komisioni Europian, i cili thotë se Shqipëria ndërtoi rrugë  më shumë se i gjithë Rajoni të marra së bashku dhe se gjatë një vitit këta mashtrues ordiner nuk kanë ndërtuar një kilometër rrugë, nuk kanë vendosur një tabelë, nuk kanë vijëzuar një rrugë, nuk kanë vendosur një radar, nuk kanë marrë asnjë masë përveç  serialit të mashtrimeve të tyre. Çfarë ndodhi gjatë kësaj qeverisje. Në skenën e krimit në Shqipëri zbriti tritoli. Po të merrni tritolet në Shqipëri dhe bombat anës rrugëve në Afganistan ju garantoj se ato dalin dy herë më të mëdha në Shqipëri, të cilat marrin jetë shkatërrojnë prona, bëjnë batërdinë. 

 

Çfarë zbriti tjetër në këtë vend? Grupi që erdhi nga përtej Atlantikut solli këtu kokainën, avionët e drogës, praktika të cilat janë të njohura vetëm në Bolivi, Kolumbi, Meksikë dhe vende të cilat janë epiqendra e trafiqeve botërore.

Një zë i opozitës e ngriti këtë. U tha se janë mushkonja. Në çdo pozicion ju keni vendosur bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit. Bashkëpunëtor të ngushtë të kreut të krimit kapo-meduza Edi Rama. Merrni pak me radhë. Në krye të Policisë së Shtetit keni vendos njeriun që u shkarkua për trafiqe, në krye të Albkontrollit keni vendosur bashkëpunëtoren e Riformatos së Edi Ramës. Në krye të anti-korrupsionit, keni vendosur njëriun, zyrtarin e anti-korrupsionit që shëtit me targa trafikantësh në makinën e tij. Në krye të Ministrisë së Brendshme keni vendosur deputetin e parë që importoi skafin e parë sapo u hoq moratorium, i lyer dhe i përlyer me Serezët dhe Çekrezët  etj, etj. Në krye të financave, keni vendosur hajdutin e floririt, i cili pasi u vodh floriri, dhe që e kishte deklaruar se e kishte në inventor, ju tha shqiptarëve se nuk ka ekzistuar. Kjo ishte zgjidhja që i bëri një hajdut me çizme që drejton financat sot dhe i mbylli dosjen me Sallakun e partisë. Pra ju prisni që të luftohet krimi! Përkundrazi ky është vetëm fillimi, se këta janë bashkëpunëtorët e tij dhe kjo është aleanca e krimit.

 

Zoti kryetar!

 

Para dy javësh bashkëkreu i Kuvendit mori një vendim. Ju deklarova shqiptarëve se u ndjeva më i nderuar se kurrë. Po pse? Po sepse nga “Aleanca e qelbësirave” nuk mund të pres gjë tjetër, por shqiptarëve do t’ju them se situata është tepër e rrezikshme për ju, jo për mua. Cili është bashkryetari?! Bashkryetari është një person i cili bashkryetari tjetër sa herë që kthehet nga jashtë i thotë, – “më kërkuan të të arrestoj”. Dhe i kanë kërkuar jua them unë, nuk e gënjen. Jo!  Po pse i kërkojnë ta arrestojnë, dhe unë do t’ju them se s’më kanë kërkuar asnjëherë që ta arrestoj. Absolutisht asnjëri. Po pse ju kërkojnë këtyre! Ju kërkojnë këtyre shumë thjeshtë, për dy arsye.

 

E para, se ai vetë i ka çuar dosjen në të gjitha kancelaritë.

E dyta, pasi i nxorën videon me bllok në dorë, ai nuk mori dot, një funksion tjetër shtetëror, përveç partisë së tij, gjatë qeverisë sime. Ndërsa në “Aleancën e Ngjalave”, ai mori postin e dytë të vendit Kryetar Parlamenti dhe bën skllavin dhe tani i thotë; – “Më kërkuan të të arrestoj, por unë Lilo nuk të arrestoj ty”.

Kjo është e vërteta , por kjo është dram

atike, ai nuk ka dinjitet se po të kishte dinjitet, ai nuk rri asnjë sekondë aty.  Në qoftë se vjen dhe i thotë kryeministri më kanë kërkuar të të arrestoj, ai shkon dhe paraqitet para drejtësisë dhe nuk i bën gjëmën vendin me shakara të tilla. Çfarë justifikimi ju jep të huajve? Thotë se edhe armët kimike do ti merrja për tu çliruar nga Ilir Meta, thua se do ti jepte sarinë Ilir Metës. Pra kjo është aleanca! Cila është kjo aleancë? Kjo aleancë bazohet mbi lidhjet e krimit.

 

Një javë më parë u ekzekutua para të gjithë syve tanë, të shqiptarëve dhe botës, një bankier, një njëri i cili nga të gjithë njerëzit që e kishin njohur e kishin mbajtur për njëri suksesi. Një njëri që, mori një bankë nga fillimi dhe e shndërroi një tre-katër institucionet bankare kryesore të vendit. Ngjarja ishte shokuese. Ky bankier, mjaft i njohur, për disa rrethana të caktuara i përkiste kryekëput të majtës shqiptare, po kjo nuk e kishte penguar atë aspak, edhe me ne në pushtet, të vazhdonte suksesin tij.

Çfarë ndodhi more zotërinj? Pse ai u vra para syve tanë? Sepse ai u vra në zonën më të filmuar, aty ku u vra ishin policët 5 metra metra larg tij. Aty ky u vra, dhjetë metra larg tij ishin 32 efektiva policie që mbronin zëvendës kryeministrin e  Maqedonisë në Hotel Grand. Aty ku u vra, për të dalë nga Tirana, duhet të kalonte në “vrimë të gjilpërës’, se kishte 5 deri ne 7 post-blloqe. Të gjitha këto nuk funksionuan.

Por cfarë tregoi kjo? Dy gjëra. Ose e vrau qeveria, nuk kam të dhëna, po të kisha do t’jua numëroja një nga një, ose shteti nuk ekzistonte dhe kjo është evidente. Ishte evidentete. Tani dalim pak më tutje. Çfarë ndodhi? Ju e vratë persë dyti dhe e poshtëruat atë.  Dhe e poshtëruar në mënyrën më cinike më të ulët. Ju tani për arsye tuaja, që i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm t’i hetojë, e shpallët atë menjëherë “pistë kolumbiane”, e shpallët “pista e Mamurrasit”. Pra nga një hero që e kishit tani duhet të poshtërohej për së vdekuri dhe kjo është gjëja më e ulët.

 

Tani do të të them ty zotëri (ministri Tahiri) nëse ka pasur njëri i dyshimtë me lidhje me kolumbianin jeni ju personalisht dhe pse? Sepse në mënyrën më surprise, të nesërmen e lajmit se 250 kg heroinë u nisën drejt Shqipërisë, dole dhe ju the shqiptarëve, për arsye që prokuroria duhet t’i hetojë ,se ajo nuk ka qenë me destinacion Shqipërinë. Ka qenë Francën apo Italinë. E bërë këtë për të mbrojtur kriminelë dhe trafikantë, e bërë këtë se ishe i implikuar, pse e bërë, por ke qenë në anën e krimin, sepse hetimet e mëpasme vërtetuan se ajo ishte me destinacion Shqipërinë dhe heshte pasi u ndalua ai tjetri ne vendin e origjinës, i cili po i tregon gjërat.  Pra, ju publikisht deklaruat se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë. Në një kohë kur droga na doli se kishte destinacion Shqipërinë. Cilin donit ju të ndihmonit me deklaratën tuaj? Cilin donit ju të mbronit me deklaratën tuaj? Dhe tani për një të vdekur thoni se po hetojmë pistën kolumbiane etj. Absolutisht Prokuroria duhet të bëjë çdo hetim. Unë jam i bindur se po hetohet në mënyrën më serioze, kjo është bindja ime. Por qëndrimi juaj duke urdhëruar mediat tuaja, duke i paraqitur si të prokurorisë në një kohë kur asnjëra nuk është e prokurorisë, është e tëra trillim fund e krye i juaji, sepse doni me çdo kushte të zvogëloni nëpërmjet poshtërimit të kufomës këtë vrasje dhe ky është një turp kombëtar. Kur flet prokuroria flet prokuroria. Ka komunikatat e veta. Kur ju flisni në emër të saj pa folur ajo, ju bëni çdo gjë për të prishur hetimet. E vërteta është se ju duhet hetuar dhe uroj që prokuroria…

 

Ai ju ka telefonuar ju (Tahirit) dhe kjo është 100% e sigurt, sikundër ka të tjerë që thonë se ai ju njoftoi ju edhe për motorin që ndiqte kohë më pare, ju dhe kryeministrit. I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë hetim për këto. Për telefonatën 10 min para kjo është 100 % e sigurt le të bëjë check-up,  telefoni dhe do ta gjejë atë. Për njoftimin e mëparshëm këto janë fjalë që duhen verifikuar dhe prokuroria ka dosjen.  Por një gjë është e sigurt. Kjo është aleancë krimi more zotërinj. Kjo është e vetmja qeveri që bën zëdhënësen e bandave, zëdhënësen e bandave rivale. Hapi burgun në Korçës dhe hapjen e burgut e ndihmoi banditi që e ka pas mik të ngushtë Edi Rama, e ndihmoi se vuri diku eksploziv diku, po çfarë mund të bësh më tepër zëdhënës sesa kaq ti. Çfarë ndikimi pati ajo… ju jeni aleancë e krimit dhe ju nuk shkarkoni dot njëri. Dhe ata dy oficerë që keni shkarkuar njëri e keni marrë përsëri. E shkarkuat sepse dekonspiroi të gjithë trafikun. Po pse nuk shkarkoni dot njëri? Sepse lidhjet e zinxhirëve te krimit nuk ju lejojnë ju. Sepse ata jua nxjerrin të gjitha. Se Serezët janë morali juaj. Jeni ju vetë Serezi. E dini se çfarë ndodhi në Lazarat? Edhe njëherë e theksoj, se kam mbështetur dhe mbështes pa lëkundje çdo përpjekje të Policisë kundër trafikut dhe vendosjen e ligjit në çdo skaj të vendit. Sikundër dua të them këtu se cilido që hap zjarr ndaj Policisë, meriton kundërpërgjigjen e plotë dhe kur dikur unë deklaroja që nuk po qëllohet në objektiv kishte njerëz që qeshnin. Po more po objektiv për policinë, për mua është cilido që qëllon mbi të dhe unë nuk lëviz nga kjo. Por çfarë bëjë ju? Ju bëtë paktin me krimin! Ka një përpjekje titanike për të arrestuar Dasho Alikon! Pse?  Sepse i kërkuan të shkojë t’ju thotë bashkëpunëtorëve të tyre, iki se keni shtegun e Zapotit. Po Dasho nuk mund ta bënte këtë funksion! Dhe ne ia dhamë medias.  Dhe Dasho na njoftoi ne se po ndodh kjo. Atëherë i la të zbuluar si “peshku në rërë”, kriminelët ikën të njoftuar nga serezët e ministrisë dhe tani duhet arrestuar Dasho se njoftoi kriminelët. Unë edhe njëherë them, se lidhjet më të rrezikshme tuajat janë lidhjet e krimit dhe ju jo vetëm që nuk mund të luftoni krimin dhe kriminalitetin, po ju çdo ditë dhe më thellë po shtyni Shqipërinë në krim dhe kriminalitet.

 

Zoti drejtues i seancës.

 

Dua të sqaroj një moment, sepse ai bashkëkryetari tjetër, që i thotë më thonë të të arrestoj por nuk të arrestoj, nuk më la të mbaroja fjalën, në seancën e fundit. Kurrë në jetën time nuk i kam lejuar vetes dhe nuk i lejoj kurë të quaj, të shaj një qytetare, një bashkëpunëtore, një njëri më fjalët ‘prostitutë’ dhe ‘kurvë’.  Kurrë! Harroje se e përdor këtë fjalë. Kurrë ndonjëherë si kryeministër apo president si kam lejuar vetes të agresoj me fyerje e sharje qoftë edhe një njëri të vetëm, për faktin se ai është një abuzim i turpshëm pushteti dhe nuk lejohet, për faktin se ajo është një praktikë e botës që ne lamë pas. Ishte Mehmet Shehu që ju thoshte njerëzve të var këtu e të var aty, të bëj këtë apo të bëj atë. Apo drejtues të tjerë. Shqiptarët u ndanë nga këta drejtues. Çfarë ndodh? Morët vendim, pse unë citova fjalët që zotëria i adresonte ministres dhe të shoqes së ministrit dhe një të trete, për të cilën nuk jam prononcuar. E di si më jeni dukur? Si banorët e “Fermës së derrave”, të George Oruell, se vetëm aty sharja dhe ofendimi është lavdërim. Se vetëm aty sa më shumë të shahesh aq më i nderuar ndihesh. Në çdo komunitet, në vend që ti thoni kreut tuaj se nuk pranojmë sharje të tilla, kur ju e dëgjuat këtu kur ai përdorte fjalët më

të paimagjinueshme nga ajo platformë; –  jo rrotë kështu … e te tjera me radhë dhe ju e duartrokitët si në “fermën e derrave”. Ju e patë me sy kur i ulur si një ordiner, si ata rrugeçërit që shohin nga vrima e çelësit në banjo, tek vizatonte nga prapa deputete dhe i fotografonte. Pse more zotëri bën mimikën para fjalës sime dhe nuk ia bëre atij kur i bën këto gjëra? Si përfaqësohet vendi me një njëri si ky? Dhe këto nuk janë mëkate. Mëkat qenka të citosh atë.

 

Zotërinj deputetë.

 

Unë edhe njëherë si kam thënë dhe nuk do ti them. Mund të thotë ndokush për Ina Ramën. Ina Rama ishte puçistë e faktuar bashkë me atë tjetrin dhe i është thënë lavire politike, dhe nuk ia heq kurrë, dhe ishte minimumi i asaj që mund ti thosha, sepse për hir të mandatit të saj bashkëpunoi me kryetarin tuaj duke shpresuar se do të merrte dy mandate, duke shpresuar se do të më largonte nga kryeministria me forcë, çka nuk mund të ndodhte kurrë. Pra në çdo fjalë që thotë ky kreu juaj ta dini ju mirë ta dijë dhe ai, unë këtu nga kjo platform, cilitdo qytetar që do t’ia thotë, përveç njerëzve të tij të afërt me të cilët skam punë se ato janë punë e tij, cilitdo zyrtarë unë do t’ia plas në surrat nga kjo plarfomë. Unë do të jem zëdhënësi i tyre. Se më e keqja, më e tmerrshmja është që në këtë rast të gjithë të bëhen banorë të “fermës së derrave”, jo dhe jo, kurrë, ai do të mbajë të gjithë përgjegjësitë e tij.”