Sotiraq Stratobërdha, është kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në Bashkinë e Korçës, më 3 Nëntor 2013.
Kandidatura e tij u propozua nga shoqëria civile dhe qytetaria korçare dhe u mbështet fuqishëm nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike Dega Korçë dhe aleatët e saj.
Sotiraq Stratobërdha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1961, në një familje qytetare dhe atdhedashëse. Është diplomuar në jurisprudencë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer kualifikime pas-universitare në Kanada.
Sotiraq Stratobërdha është një nga qytetarët me një jetë aktive civile dhe profesionale që prej fillimeve të sistemit pluralist. Gjatë legjislaturës parlamentare 1992-1996 z. Stratobërdha u zgjodh deputet, përfaqësues i Korçës në Kuvendin e Shqipërisë.
Sotiraq Stratobërdha ëshë modeli i qytetarit të angazhuar korçar. Ai ka dhënë një kontribut maksimal në organizime të shoqërisë civile dhe lëvizjeve qytetare në mbrojtje të interesave të qytetit dhe qytetarëve të Korçës dhe në promovimin e traditës, urbanistikës qytetare dhe trashëgimisë së gjithanshme pozitive të qytetit të Korcës.
Kandidimi i Sotiraq Stratobërdhës gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët e Korçës që shohin tek ky qytetar i përkushtuar një garant të zërit të tyre dhe të interesit publik e qytetar për të gjitha vendim-marrjet e rëndësishme për Korçën dhe banorët e saj.