Kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, i cili zhvillohet më 24 tetor në Bruksel nën drejtimin e Kryetarit në detyrë të PPE dhe kryetar i grupit të PPE në Parlamentin Europian z. Joseph Daul.
Samiti i PPE, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian që do të mbahet në datat 24-25 tetor.
Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të politikës europiane; si Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso, kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe liderë të opozitës së partive të qendrës së djathtë nga vende të BE-së dhe atyre jo anëtare; si Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean – Claude Juncker, Kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk , Kryeministri i Hungarisë Viktor Obran, Kryeministri i Greqise Antonis Samaras, Presidenti i Rumanisë Taraian Basescu, Kryeministri i Letonise Valdis Dombrovskis, Zëvendëskryeministri Italian Angelino Alfano, Zëvendëskancelari Austriak Michael Spindelegger, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe udhëheqësit e opozitës Bojko Borisov nga bullgaria, Janez Jansa nga Sllovenia , Andrius Kubilius nga Lituania, Jan Figel nga Sllovakia etj.