Rastet e fundit të qeverisjes Rama-Meta po e përgatisin vendin drejt një recensioni të thellë. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë dje deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu gjatë seancës plenare.
Lidhur me këtë Shehu ka vënë në dukje se kriza financiare tashmë është shndërruar në krizën e besimit dhe tejkalimi i këtij momenti kërkon konsolidim fiskal, investime të menduara mirë, por pa lënë mënjanë përfshirjen sociale.
Ndërsa javën e kaluar qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2013 duke rritur mosbesimin e qytetarëve dhe zëvendësuar stimulin e rritjes ekonomike me anarki dhe presione për krizë.
Qytetarët sipas Shehut prisnin një buxhet që do të përmirësonte ekonominë, duke qenë se gjatë tetë muajve të parë vendi ishte në periudhën elektorale.
Por qeveria e re, sipas Shehut në vend të sigurisë dhe shpresës solli pasiguri dhe panik tek ata.
“Rama në opozitë u thoshte qytetarëve që ta vendosnin në Kushtetutë tavanin e borxhit prej 60%, ndërsa vetëm javën e kaluar ai nuk pyeti fare as për ligje dhe as për standarde.
Pa asnjë argument ai e rriti borxhin publik prej 6% të PBB-së dhe paralajmëroi se mund të rritej dhe me 5% të tjera dhe të mund të shkojë deri në 73% të PBB-së”, u shpreh deputeti I PD-së, Shehu.
Akti ishte një ligjërim i papërgjegjshmërie të paralajmëruar me retorikën kryeministrore se arka e shtetit është bosh dhe se ekonomia shqiptare është në ditën e saj më të keqe.
“Mbushja e arkës së shtetit me borxh dhe jo më të arsdhura përgatit recesionin ekonomik dhe ju ndonëse mund të qeverisni të qetë për disa muaj, nesër do të jeni fajtorë të vetëm të krizës.
Papërgjegjshmëria juaj qëndron në faktin se mund të fajësoni qeverinë e vjetër, por qytetarët e dinë ndonëse ekonomia shqiptare nuk është në ditën e saj më të mirë, qeveria e e PD-së e mbrojti ekonominë nga recesioni””, vlerësoi më tej Shehu.
Dhe këtë, sipas Shehut e përforcoi edhe BE-ja se Shqipëria e ruajti stabilitetin makroekonomik me një rritje ekonomike, e cila do të jetë të paktën 1.7% në 2013.
Ndërkohë, FMN u tha shqiptarëve se rritja ekonomike në 2014 do të përmirësohet.
Kriza që po ndjelljet cdo ditë në Shqipëri padrejtësisht po I atribuohet qeverisjes së shkuar. Pikërisht në këtë drejtim ka reaguar edhe deputeti I PD_së, Sherefedin Shehu.
“Pra kriza që po ndjell në Shqipëri nuk është për fajin e PD-së, por për paaftësinë tënde që të mbledhësh të ardhura në buxhetin e shtetit dhe aftësinë tënde që të shpenzosh pa kufi për luksin tënd dhe të ministrave të tu me paratë e marra borxh nga qytetarët”, u shpreh Shehu.
Qytetarët sipas Shehut “presin 300 mijë vendet e punës të premtuara, por me buxhetin që miratuat po u hiqni dhe vendet e punës që kanë dhe kjo për fajin tuaj, sepse në vend të përmirësimit të ekonomisë sot jeni duke përgatitur krizën për nesër”.
Stabiliteti i trashëguar, sipas tij nuk e përligj uljen drastike të të ardhurave.
“Ju shpresoni se mund të mburreni nesër me objektivat që krahasuar në aktin e javës së kaluar, por qytetarët do t’ju ndëshkojnë për futjen e ekonomisë në krizë.
Ju shpresoni se nesër mund të mburreni si shpëtimtarë, por me recesionin që jeni duke përgatitur do të jeni dështakë.
Ekonomia shqiptare i mbijetoi me sukses krizës, por gropa prej 400 milion dollarësh që ju po krijoni vetëm për tre muaj do ta çojë atë në greminë”, vlerësoi më tej deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu.
Tregu financiar do të ç’orientohet , ose borxhi do të rritet edhe më shumë dhe kjo nuk është një gjë e panjohur me këtë lloj qeverisjeje.
Kreditimi në sektorin privat, sipas Shehut do të ulet dhe kriza do të ulet këmbëkryq mes jush dhe e gjithë kjo sepse mosrealizimi mujor i të ardhurave është katërfishuar, borxhi dyfishohet, shpenzimet janë rritur.
“Ndërkohë nuk keni justifikim për këto që jeni duke bërë, sepse Fondi Monetar Ndërkombëtar u tha qytetarëve se ky vit do të jetë shumë herë më i mirë se ç’ishte viti 2012.
Javën e kaluar ju ulët dhe investimet me 100 milion dollarë.
Ekonomisë shqiptare i ulet stimuli dhe shtuat mundësinë për më shumë recension edhe abuzime.
Dhe të gjitha këto jo për faj të rritjes ekonomike, por për faj të katërfishimit dhe mosrealizimit të të ardhurave nga tatimet që nuk do të paguajnë klientët e qeverisë”, u shpreh Shehu.
Sipas tij, borxhi u dyfishua për tatimet e papaguara dhe shpenzimet e luksit janë standardi më i keq fiskal, por dhe i paligjshëm që jkjo qeveria ka prezantuar që nga fillimi dhe deri më tani. “Por ju nuk pyesni as për ligjet e shtetit dhe as për ligjet e ekonomisë , prandaj qytetatrët do t’ju ndëshkojnë për frenimin e zhvillimit ekonomik të vendit”, vlerësoi më tej Shehu.