Fjala e plote e deputetit te Pd Eduard Halimi:
I nderuar Kryetar
Politika eshte arti i gjesteve dhe veprimeve. Kur degjuam per here te pare Ramen ne kete parlament tu tregonte shqiptareve se ai do udhehiqte dhe nuk do qeveriste, disa e quajten lajthitje ne eufori ndersa te tjere lapsus. Kur ai ne parlement diten e pare si kryeminister kercenoi gjyqtare e prokurore se nuk do pyeste per kushtetuten, une gjykova se si kryeminister kishte rene ne euforizmin e fillestareve. Kur krenohej para te huajve se po e transformonte zyren e tij duke e zhndruar ne luks, por pa tender, pa procedura dhe pa ligj, menduam se eshte vetem nje delirant.
Por po behen 50 dite. Dhe ne keto 50 dite gjithshka po shkon drejt paligjshmerise dhe arbitraritetit. Udheqeheqesi kryeminister jo vetem qe nuk po e lexon kushtetuten, por mburret me te tijet, se kushtetuta nuk do e pengoje te beje Shqiperine, te rilinde Shqiperine por sic shpjegoi javen e kaluar konceptin e tij rilidje ishin dhimbjet e lindjes..madje dyfishe.
Larg cdo perfytyrimi cdo dite, ne cdo vendim tijin apo te te tijeve shkelet minimalisht nje nen i kushtetutes, ndersa nenet e ligjeve te shkelura tashme e kane humbur fillin e numerimit.
Qeverisja thuhet ne nenin 4 I kushtetutes, ka ne baze te drejten dhe ligjin, Qeverisja nuk eshte udheheqje eshte sherbim ne repektim te balances dhe ndarjes se pushtetit thuhet ne nenin 7 te Kushtetutes.
Te anullosh, me nje firme te kryeministri, nje ligj me vota unanime te parlamentit (organit me te larte ligjvenes), sic eshte ligji per administraten civile, eshte antikushtetuese thote neni 81, 83 dhe 101 I Kushtetutes. Nuk te lejojne ta besh. Por Rama e beri. E shkeli kushtetuten, neperkembi ligjin. Qellimi = I qarte si kristali. Spastrimi I administrates cdo dite, nga stafet profesioniste dhe zevendesimi I tyre pa konkurs, pa kriter me militante.
Mjeti qe perdor = antiligji. Demi shume I madh. Per qytetaret, per administraten per shtetin e se drejtes
Rezultati eshte instalimi i nje standardi nepotizmi, klientelizimi, mungese e theksuar profesionalizmi, zerim kriteresh dhe meritash, te pandodhur, te papare dhe te padegjuar.
E nisi duke emeruar, kusheriren e vet ministre, vajzave qe mbante rrotull po u jep cdo dite celsat e zyrave me te rendesishme, kusherirat e deputeteve i emeroi drejtoresha, miqte e ortakeve drejtore nafte, pa konkurs, pa ligj, me arsyetimin se jane te tijet, ne vendin dhe kohen e duhur. Qellimi, I qarte: ti tregoje komitetit te partise se nuk pyet per ta, per qytetaret zakonshem te ketij vendi jo e jo,. Te beje cte doje me tatimet, doganat, naften, shkurt me parate e qytetareve. Mjeti qe perdor= kunderligjshmeria.
Shkarkon gjithe bordin e INSTAt me nje firme. Sipas Ligjit bordi i instatit ka mandate 5 vjecar dhe antaret shkarkohen kur shkelin ligjin. Ligjin e shkeli vete Rama. Anulloi emerimin e antareve te bordit! E kundraligjshme? Absolutisht po. Qellimi=kriminal, te shkarkoje drejtorin e INSTAT, te mbaj statistikat e veta. Mjetet e perdorura=antiligji.
Emeron drejtor te pergjitheshem te policise nje person qe nuk permbush asnje kriter te ligjit, militant politik. Numerues I PS ne zgjedhje. Qellimi, te vendose arbotraritet. Te vendose dike qe nuk njeh ligjin. Ai qe nuk e njeh ligjin nuk ka pike frike ta shkele ate. Veprimi I kryer: ne kundershtim te hapur me ligjin.
Emeron kryepolicin ne krye te INUK dhe I jep autorizim te prishe ndertimet me leje, duke bere gjykatesin kryepolici nese leja eshte e ligjshme apo jo. I jep te drejte te rrafshoje me tritol apo fadroma, cdo shtepi apo biznes, pa leje po e po, por edhe atyre me leje: qellimi I qarte, hakmarrje politike ndaj kundershtareve, edhe atyre te pabindur brenda partise, ndaj qytetareve, propagande, panik teror, shmangie vemendje ndaj vjedhjeve qe po ben ne tatime dhe dogana.
Pasoja= prishja e ndertimeve me leje: ne kundershtm te hapur me nenin 41 e 42 te kushtetutes, nenin 6 te konventes, nenin 1 te prot 1 shtese te konventes, me 20 vendime te GJEDNJ, dhe 5 vendime te GJK kushtetuese qe sanksionojne : prona e ligjshme nuk preket e perseris “ prona e ligjshme nuk preket”: leja e ndertimit nuk anullohet pervecse nga gjykata: konfiskimet, sekuestrimet, kontrollet behen nga prokuroria dhe gjykata.
Kjo nuk eshte qeverisje: kjo eshte udheheqje e keqe drejt rrenimit dhe antiligjit. Te gjitha keto jane krime te pastra.
Pyetja qe lind dhe me te drejt ka cdo shqiptar qe sot ndihet i prekur nga sistemi antiligj, eshte: cdo behet? Cfare ndodh kur nje kryeminister shkel cdo dite ligjin?
Pergjigjia eshte e thjeshte: shkeli ligjin?= te shkoje ne burg. Por te shkoje ne burg kryeministri duhet te hetohet, gjykohet , te denohet dhe te shkoje ne burg. Sipas nenit 148 te kushtetutes hetimin, gjykimin dhe denimin duhet ta bejne prokuroret dhe gjykatesit e vendit.
Por para 2 ditesh cuditi boten kur deklaroi se jo vetem qe ate nuk do ta hetoje prokruria por do jete ai qe do hetoje veten e vet, edhe prokuroret edhe gjyqtaret, edhe ministrat, edhe deputet, edhe opoziten, duke ngritur hetuesine e pergjithshme ne zyren e vet. Te gjithe ata qe e kishim haruar kohen e Enver Hoxhes u kthyen mbrapsh. Atehere ka patur udheheqes dhe hetuesi. Udheqesi hetonte, gjykonte dhe ekzekutonte ne byrone politike. Atehere pasuria te merrej pa gjyq, por nga udheheqesi. Atehere parate shpenzoheshin si ti donte qejfi udheqesit, atehere kishin piktore, shkrimtare madje skulptore qe jepnin denime me vdekje.
Sot jo. Shqiperia eshte republike parlamentare dhe ka nje kushtetute. Ligji eshte baza e shtetit te se drejtes, kur ligj nuk ka ska as shtet dhe as te drejte. Qeverisja behet me ligj, udheheqja behet me arbitraritet dhe antiligj, ne emer te udheheqesit.
Me paligjmëritë e saj qeveria na ka imponuar këtë axhendë dhe ne nuk konsiderojmë asgjë më të shenjtë se sa mbrojtjen pa kompromis të shtetit ligjor dhe vlerave të demokracisë te vendit dhe shqipatareve..
Kjo qeveri po rrezikon shumë me shpërfilljen e pashembullt të ligjit. Po rrezikojnë stabilitetin e vendit. Mosperfillja e ligjit ka mbrapa, korrupsionin, klientelezimin, nepotizimin dhunen ndaj qytetareve te ndershem.
Cdo qytetar te beje rezistence per pronen dhe djersen e tij.. ne jemi ketu me ta cdo dite, cdo minute, kunder kesaj qeverie qe antiligjin po e kthen ne moton e cdo dite te punes se saj.