Deklarata e plotë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi:

Deklarata e plotë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi: “Më 31 tetor, në relacionin që i ka dërguar parlamentit Edi Rama thotë se gjendja e financave publike është e rëndë dhe rreziku i rënies në skenarin grek është real. 5 ditë më pas, me 4 nëntor, në mbledhjen me deputetët e tij Edi Rama thotë se financat janë përmirësuar dhe rreziku i skenarit grek është shmangur. Kjo nuk është një paqëndrueshmëri emocionale e Kryeministrit që do të meritonte analizën e psikologëve. Është më e rëndë, është mashtrim i hapur. Në relacionin e projektligjit për dorëzimin e doganave tek “Crown Agents”, Edi Rama thotë se rreziku i skenarit grek është real, sepse i duhet të justifikojë këtë prokurim të drejtpërdrejtë, të kushtueshëm dhe jo transparent. Kurse para të tijve i duhet të justifikojë emërimet e drejtoreshave, dhe t’u thotë se falë punës së tyre të paepur vendi e kaloi lumin, dhe e la pas skenarin grek. Në fakt, ekonomia shqiptare i rezistoi krizës globale dhe rajonale, nuk ra në stanjacion dhe ruajti rritje, siç cilësojnë edhe raportet e BE dhe FMN, falë politikave të drejta të qeverisjes demokrate. I vetmi rrezik për ekonominë tonë, për mirëqenien dhe për demokracinë është Edi Rama”. Për të transferuar relacioni e plotë të shfaqur para medias, klik: http://we.tl/2s9gvbqbfm