Deklarata e plotë e deputetit të PD, Oerd Bylykbashki pas dorëzimit të kërkesës në KQZ:
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Oerd Bylykbashki pas dorëzimit të kërkesës në KQZ: Depozituam kërkesën e Partisë Demokratike për pavleshmërinë e zgjedhjeve në Bashkinë e Korçës dhe për përsëritjen e tyre. Në vijim të kësaj shkelje të rëndë që jo vetëm është konstatuar nga të gjithë qytetarët korçarë ditën e Dielë por mbi të gjitha u faktua me filmim dhe më zë nga një television kombëtar ku dolën qartë provat e blerjes së votës, që është një nga cënimet më të rënda të drejtës së votës. Ne, bazuar në këto prova, i kërkuam KQZ-së si organi kompetent që në bazë të neneve 160 dhe 161, të shpallë si të pavlefshme zgjedhjet në qytetin e Korçës dhe t’i përsërisë ato sepse asnjë zgjedhje nuk mund të jetë legjitimime kur themeli i votës së lirë cënohet nëpërmjet një vepre penale masive si ajo që u konstatua në Korçë ditën e Dielë, pra blerjen e votës. Ne besojmë se KQZ-ja dhe të gjitha instancat e tjera do t’i japin përgjigjen e merituar këtij dhunimi të rëndë të një të drejte kushtetuese që është e drejta e zgjedhësve shqiptarë. Pyetje: Besoni se do vlerësohet kërkesa juaj? Aktualisht përveç KQZ-së është investuar edhe Prokuroria. Ne mendojmë se shteti i së drejtës është e vetmja garanci për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. Sigurisht që ne do të kërkojmë me forcë që kjo e drejtë të vihet në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ti japë një ndërtim të vërtetë një procesi të korruptuar siç është ai i zgjedhjeve të Korçës, të japë një sinjal të fortë kundër një sekreti të madh publik në fakt, siç është korrupsioni politik nëpërmjet blerjes së votës, me paranë e pisët të trafiqeve dhe të krimit që përdori Partia Socialiste masivisht jo vetëm në qytetin e Korçës, por ajo që ne kemi denoncuar është se e ka përdorur masivisht në zgjedhjet e 23 qershorit. Pyetje: Mendoni se ky fakt ka pasur precedentë? Sigurisht që ne pamë një aplikim sistematik të këtij krimi e kësaj shkelje të rëndë në qytetin e Korçës e cila tregon se PS dhe LSI, pra Rama dhe Meta bashkë, janë tashmë të bindur se asgjë nuk I ndalon në arrogancën e tyre sa mund të aplikojnë një skemë të tillë kriminale, kur zgjedhësve dhe kundër lirisë së zgjedhjes në mënyrë massive në një zonë zgjedhore. Kjo është vetëm preludi i asaj që ne mund presim nëse kjo nuk ndërshkohet sot, është vetëm preludi i asaj që ne mund të presim në zgjedhjet që vijojnë dhe shqiptarët duhet të harrojnë sepse nëse këta sot nuk marrin goditje, këta element dhe kjo skemë kriminale që udhëhiqet nga kryeministri Rama dhe bashkë kryeministri i tij Meta, të gjithë shqiptarët duhet të harrojnë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në të ardhmen. Pyetje: Kur do të ketë diçka konkrete mbi nismën tuaj për ngritjen e komisionit hetimor? Grupit Parlamentar i PD dendosi dje ngitjen e një komisioni hetimor. Jemi duke përgatitur kërkesën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për komisionet hetimore për ta paraqitur në ditën në vijim në Parlament. Besojmë se ai është një instrument tjetër shumë i fortë që I njeh Parlamentit për të hetuar për një fenomen kaq të rëndë, jo thjeshtë të paligjshëm por që cënon themelet e Kushtetutës, neni 1 dhe neni 45.