Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Edmond Spaho
Fjala e plotë në Kuvend e deputetit të PD, Edmond Spaho Ne fillim te fjales sime, si deputet I Qarkut Korce, desheroj ti shpreh ngushellimet familjeve te pese te rinjve nga Komuna Dardhas e ketij Qarku te cilet ndruan jete ne nje ngjarje tragjike. Pushofshin ne paqe. Z. Kryeminister, nuk eshte serioze per ju, te beni politike me vdekjen e njerezve ende te pavarrosur. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne kete parlament pavaresisht kush drejtonte, te majte apo te djathte. Z. Kryetar I Kuvendit, Projektligji per shkurtimin e shpenzimeve te transportit per nje numur zyrtaresh shteterore eshte perpjekje per ti hedhur hi syve qytetareve me synimin per te paraqitur si te pergjegjeshme nje qeveri qe ne te vertete nuk eshte e tille. Te perpiqesh qe me kete gjethe te mbulosh lenjen jashte buxhetit te shtetit te 22 miliard leke te ardhura sikurse ndodhi gjate rishikimit te buxhetit te vitit 2013 jo vetem qe eshte e papranueshme por perben faj. Gjate diskutimit te rishikimit te buxhetit te vitit 2013 ne shtruam nje sere pyetjesh se ku do te shkojne keto para, perse nuk do te mblidhen, kush do i marre dhe per cfare do i perdore? Pergjigjet prisnim te na i jepte qeveria e Rilindjes. Dhente zoti, thashe, qe te mos shkojne si shperblim per ata qe ndihmuan qeverine te vije ne pushtet gjate zgjedhjeve te 23 Qershorit. Ndokush mund te kete thene qe opozita e ekzagjeroi, leshoi insinuata per zgjedhjet e qershorit pa pasur fakte dhe prova. E Djela e kaluar ishte prova dhe shembulli me i mire se si kjo qeveri dhe klientet e saj mbledhin para ne rruge informale dhe i perdorin ato per te blere vota. Nje media proqeveritare publikoi ne programin e saj me ze dhe figure pamje se si partia e qeverise, partia e Kryeministrit blinin vota per zgjedhjet e kryetarit te bashkise ne qytetin e Korces. Kete veprim e benin Rilindasit, ata te cilet pretendojne te sjellin moral te ri por qe ne fakt perben moralin me te zi qe i eshte ofruar ndonjehere shoqerise. Blerjen e votave sekseret e qeverise e realizuan pasi moren gjate dy diteve te fundit para dites se zgjedhjeve instruktime dhe sigurisht edhe para, nga kryerilindasi dhe qeveritaret e tij ne retreatin qe bene ne Korce. Me blerjen e zgjedhjeve ne Korce qeveria i ka dhene goditjen me te rende ne keto vite, institucionit te zgjedhjeve dhe votes se lire. Ndersa para disa javesh se paku ngushelloheshim se me zgjedhjet e 23 qershorit vendi arriti te marre rekomandimin per statusin e vendit kandidat per antaresim ne BE, te Djelen kjo maske u corr ne menyren me te ashper dhe u vertetuan ato qe fliteshin gjeresisht se zgjedhjet ne Shqiperi u blene me para. Edi Rama me njerzit e tij dhe qeveria e sotme shqiptare jane kthyer ne xhambazin me te madh te votave ne historine e vendit dhe e kane kthyer Shqiperine ne republiken e 50 eurove dhe 20 mije lekeshit sepse kaq kushtoi nje vote ne 23 qershor dhe ne zgjedhjet ne Korce. Me leke i blejme te gjithe, thote maxhoranca, dhe sigurojme fitore plebishitare me nje milion 20 mije leksha. Sigurojme fitore te thelle ne Korce, 76% te votave sipas parimit ju votoni ne jua blejme. Te nderuar kolege, Rasti i zgjedhjeve ne Korce eshte maja e ajzbergut te zgjedhjeve te 23 qershorit per Kuvendin e Shqiperise. Praktikat e blerjes se votes ne te gjithe vendin dominuan programet dhe alternativat qe ju I ofruat qytetareve. Maxhoranca e sotme e tregoi qartazi ne Korce qe eshte maxhorance pa legjitimitet, e ardhur ne pushtet nepermjet manipulimit te vullnetit te votuesit. Blerja e votes nepermjet skemave te mireorganizuara dhe mirefinancuara ishin mjeti themelor me te cilin e majta u rikthye ne pushtet. Morali i kesaj maxhorance dhe fasada e Rilindjes shqiptare u rrenuan teresisht te Djelen ne Korce. Arroganca per te fituar thelle, ne menyre plebishitare, perdorimi i cdo mjeti per te ardhur ne pushtet, u cfaqen lakuriq diten e Djele ne Korce duke zbuluar nje te vertete mjaft te hidhur per te gjithe shoqerine tone. Hartuesit dhe zbatuesit e skemes se blerjes se votes ne Korce nuk jane dy gjynahqaret qe u filmuan nga media, ato jane viktimat njelloj si ata te cilet shisnin voten ne kembim te parave. Peshkaqenet e operacionit jane drejtuesit lokale te deges se PS ne Korce, deputetet e majte te qytetit te Korces dhe inspiruesi kryesor i kesaj tragjikomedie elektorale eshte kryeministri i vendit me ate qe ka ne krahun e tij te djathte. Opozita e sotme i njohu zgjedhjet e 23 qershorit megjithese kundershtaret e saj politike i blene ato me para dhe premtime. I njohu zgjedhjet ne interes te stabilitetit politik te vendit dhe te ardhmes europiane te tij. Mund edhe te mos i kishte njohur dhe te vepronte si Edi Rama ne vitin 2009 i cili pa asnje fakt dhe prove e futi vendin ne trajektoren e perplasjes politike vetem per interesat e tij dhe te grupit qe perfaqeson dhe e financon. Veprim i opozites ne interes te te ardhmes se vendit e rriti oreksin e maxhorances. Ajo deshte fitore me cdo kusht ne Korce dhe ajo duhej te ishte plebishitare megjithese kishte nje kandidat per te ardhur keq. Zgjedhjet ne Korce duhen anulluar pasi perbejne njollen me te zeze ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi se bashku me 23 Qershorin, ate te blerjes se votes dhe legalizimin e nje pushteti i cili origjinen e ka tek parate e pista, informaliteti dhe krimi i organizuar. Shpresoj qe arroganca dhe arbitrariteti te mos kene kapluar cdo mendje te maxhorances, te anulohet ajo farse e turpshme qe pame ne Korce si dhe te angazhohen ne dhenjen fund nje here e pergjithmone te maskaradave te blerjes se votes te cilat kulmuan ne 23 Qershor dhe ne zgjedhjet ne Korce per kryetar Bashkie. Ju faleminderit!