Deklarat për media e deputetes së Partise Demokratike Jozefina Topalli, në Kuvend:
Historia e vendit tonë është histori pushtimesh e dikaturash!
Deklarat për media e deputetes së Partise Demokratike Jozefina Topalli, në Kuvend: Historia e vendit tonë është histori pushtimesh e dikaturash! Por, është edhe histori qëndrese dhe kryengritjesh! Kjo Shqipëria jonë e dashur, ka vetëm 20 vite demokraci e përpjekje integruese: POR, askush të mos mendojë se liria dhe demokracia janë për grantet! Nëse ne nuk punojmë çdo ditë për të, nëse nuk mbrojmë themelet e saj, ajo rrezikon të transformohet në tirani monstruoze! Ajo që pamë me zë dhe figurë në Korçë është gjëja më e shëmtuar! Të vjedhësh është turp dhe e dënueshme, por të blesh votën e të vjedhësh pushtetin është e rrezikshme, është minimi jo me mina, por me 2 mijë leksha e themeleve të lirisë! Vota është shpirti i lirisë, është ndërgjegjja njerëzore! Blerja e saj është komprometimi më i madh dhe më i rëndë që i bëhet njeriut dhe lirisë së tij, shoqërisë dhe të ardhmes së saj! Ajo që pamë me zë e figurë 3 ditë më parë, është akuzë e rëndë për ju! Është alarm për demokracinë! Kur vjedhjen e votës e quan edhe virtyt, pastaj rreziku është fatal! E vërteta është, se kjo që pamë, është vetëm një copëz e asaj që ka ndodhur më 23 qershor! Për 23 qershor krimi dhe bandat, grupe kriminale dhe trafikantësh, vrasës, banditë dhe horrat, u bënë gjithë bashkë kundra Sali Berishës! Gënjeshtrat e Paratë e tyre të pista, blenë diferencën e rezultatit të zgjedhjeve, blenë votën, blenë lirinë e morën pushtetin! E këtë qytetarët, e kanë parë dhe e dinë jo nga tv, por dal vivo, në mes të qytetit, në shtëpi, në dyqan, në fabrikë, në fshat e kudo! Ato kanë parë bandat e kanë ndjerë kërcënimin! Dhe sot, 101 vite pas pavarësisë, siç nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend, në Kuvend janë ulur jo elita e kombit, jo me të diturit e me vizionarët, sot në Kuvend nuk janë më të ndershmit; e kundërta është e vërtetë! Sot në Kuvend kanë hyrë “trimat “ e bosët e parave e ato bëjnë shumicën! Disa nga këto nuk kanë as shkollë, por kanë diploma se edhe ato i kanë blere, siç kanë blerë vendin në listë të deputetëve, e pastaj siç kanë blerë votat, e pastaj siç blejnë e shesin kallëp deputetin !!! Kurse në televizion dalin më rrallë, e thonë se këto ishin zgjedhje të lira e të ndershme !!! Hipokrizi!!! Sa shumë hipokrizi!!! Edhe ky akt sot është hipokrizi! Hipokrizia, është gjuha e të korruptuarit! Dhe këtë gjuhë disa e flasin rrjedhshëm! Por kryeministri 2000 lekësh, nuk flet vetëm gjuhën e të korruptuarit! Ai replikon etërit e 1945-ës, po të mundte! E jo vetëm me dinamit e lëndë plasëse, jo vetëm me bllokime, shfuqizime, shkrirje, zhbërje, jo vetëm me sekuestrime e spastrime! Replikon etërit në sadizmin e tij, në urrejtjen e tij! Të gjithë i duket se po e tradhëtojnë! I duket tamam si Atij, se është rrethuar nga armiq të brendshëm e të jashtëm! Se të gjitha agjenturat po punojnë kundra tij! Prandaj do bëjë dhe byrone e investigimit! Vetë kryeministri 2000 lekësh, do të përgjojë, do të hetojë e do të dënojë armikun e klasës! Këtij nuk kujtohen me premtimet për 300 mijë vende të reja pune, shëndetësi falas e bla, bla, bla! Këtij nuk i qesh buza! Ky ka frikë, shumë frikë! Ky nuk punon! Prandaj bën show dhe vetë luan rolin e burratinit!