Fjala e plotë ne Kuvend e deputetit te PD, Astrit Patozi:
Fjala e plotë ne Kuvend e deputetit te PD, Astrit Patozi: Sot ne parlament po diskutohet nje ligj, qe ne dukje i shpeton buxhetit te shtetit rreth 1 milion euro. Parimisht une jam pro cdo nisme qe kursen fondet publike, nuk ka rendesi, nese jam ne opozite apo mazhorance. Por problemi eshte se, pasi ky ligj te votohet, kush do t’i manaxhoje keto para qe kursehen? Pikerisht kjo qeveri, e cila u kap duke blere vota ne Korce. Ndaj edhe nuk ia vlen te diskutohet as per shifren dhe as per mundesine se keto fonde do te perdoren per mire nga qeveria Rama-Meta. 1-Zgjedhjet ne Korce nuk kishin asnje vlere ne ekuilibrin e pushteteve ne Shqiperi. Nje bashki me pak, nje bashki me shume, as nuk e ngrinte dhe as e ulte pershoren e raportit mazhorance opozite. Por kjo nuk e pengoi qeverine qe te vidhte votat mu ne mes te qytetit, dhe fale medias, ky tashme eshte nje fakt i njohur boterisht. Dhe pas kesaj eshte fare e qarte se kjo mazhorance ka vendosur qe blerjen e votes ta shnderroje ne nje norme te zakonshme. Me sa duket ky eshte standarti i pare qe vendos “Rilindja” e Edi Rames. Jo thjesht per opoziten, por per cdo qytetar te ketij vendi, qe beson tek liria dhe tek sistemi, ky eshte, ne fakt, fundi i Republikes. Dhe prova eshte e paster. E kane pare te gjithe. Pyetja qe shtrohet sot me te drejte nga kushdo eshte se, kur Rama-Meta vjedhin dhe blejne voten edhe atehere, kur nuk u duhet shume, perfytyro se cfare te bejne keta atehere, kur zgjedhjet jane per jete a vdekje te pushtetit te tyre. Dhe, sic e dime te gjithe, koha per te votuar vjen shpejt. Ndaj edhe kjo eshte nje kembane e forte alarmi qe bie per te gjithe ne, por i takon opozites qe te vihet ne krye te nje levizje te forte kombetare, e cila duhet te detyroje banden e blerjes se votes ne pushtet, te mos e mendoje se mund ta ktheje Shqiperine ne nje vend, ku zgjedhjet nuk kane asnje vlere dhe se ato jane thjesht nje formalitet, ku fiton gjithmone ai qe paguan me shume. Partia Demokratike eshte teresisht e gatshme dhe e perkushtuar per kete mision dhe ajo fton cdo force politike, cdo organizate dhe cdo individ qe beson tek vlerat e sistemit demokratik qe te bashkohet me te deri ne rivendosjen e plote te besimit dhe te garancive se kjo epidemi e rrezikshme nuk do te gjeje shtrat dhe terren ne kete vend. Mund te kete njerez ne Shqiperi qe mendojne se Partia Demokratike po ekzagjeron me ate qe ndodhi ne Korce dhe se kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per te nisur nje debat gjate me qeverine. Sepse fitorja apo humbja e nje bashkie nuk mund te jete kurresesi kauze qe te udheheqe gjithe aksionin politik te opozites. Ne te vertete, duhet ta pohojme pa asnje kompleks se Partia Demokratike mund t’i humbiste zgjedhjet ne Korce edhe ne rast se zgjedhjet do te ishin te rregullta. Ka ndodhur edhe here te tjera dhe nuk ka qene fundi i botes. Sic ka ndodhur po ashtu qe edhe ne kemi fituar. Por ne sot nuk po bejme debat per rezultatin, por per nje proces te goditur dhe deformuar ne menyren me te shemtuar. Dhe c’eshte me e rendesishmja. Per fat te keq, kjo nuk eshte nje histori e vecuar. Jane disa akte te frikshme politike, ne vetem pak dite pushtet te kesaj mazhorance, qe te cojne hap pas hapi ne ngjarjet e Korces. Disa dite me pare, kjo mazhorance peshkoi deputetin e 85, nderkohe qe te gjithe ne ketu, por edhe jashte kesaj salle, e dime se nuk ka ndonje nevoje te madhe per tu fryre edhe me. Mjaftojne 84, madje ne shumicen e rasteve edhe 71 jane ok. Te mos harrojme qe edhe te 84 e rrembyen ne te njeten menyre. Por me sa duket Rama-Meta nuk njohin limite ne etjen e tyre per te marre dhe grabitur gjithcka ne te majte e ne te djathte, per te konsoliduar nje pushtet, qe ne themel te tij ka grabitjen e votes. Ate te voglen ne terren, te ciles i kane ulur edhe cmimin, ne raport me kater muaj me pare, por edhe ate me te madhen, qe delegon sovrani, voten ne parlament. Dhe cili eshte mesazhi per qytetaret e ketij vendi? Beni c’te doni ju, ne ju blejme me 20 mije leke copen, dhe do te jemi serish ne pushtet. Edhe po arritet te nxirrni ndonje perfaqesues, ne serish arrijme qe ta fusim ne vathen e mazhorances, edhe kur ju ta votoni per te qene ne opozite. Pra, ne ju blejme edhe me shumice, edhe me pakice, po te doni. Kaq e thjeshte dhe banale eshte kjo histori. Ndersa disa jave me pare, Edi Rama me nje te rene te lapsit shkarkoi te gjithe zinxhirin komandues te policise se shtetit, dhe sikur te mos mjaftonte kjo, te rinjte i emeroi ne kundershtim flagrant me ligjin. Nderkohe ne te gjithe e dime se policia e shtetit, mund te akuzohet per gjithcka ne kete bote, mund te kete vertet shume per te bere ne profesionalizem, por askush nuk i ka treguar gishtin se eshte perfshire ne zgjedhje, te pakten qe nga 2005 e deri me sot. Madje, te gjithe besoj se biem dakord, se performanca e saj ka ardhur duke u permiresuar nga zgjedhja ne zgjedhje. Pas gjithe ketyre ngjarjeve, por sidomos pas skandalit ne Korce, ne e kemi me te lehte te kuptojme persene e kesaj furtune ne polici, qe Rama dhe Tahiri e quajne reforme. Nuk eshte thjesht arroganca e nje deliranti politik ne ditet e para te pushtetit te vet. Por me shume se kaq, eshte qellimi ogurzi per te kthyer kohen e erret te policise politike ne Shqiperi, te asaj qe ne vitin 2001 masakroi zgjedhjet e pergjithshme dhe per kete shkruan te gjitha raportet nderkombetare. Dhe ndoshta, jo rastesisht, edhe ne ate kohe Rama dhe Meta shkonin mire bashke, ndersa kryetari i sotem i parlamentit ishte kryeminister. Duke i permendur te gjitha keto, blerja e votes ne Korce merr nje vlere te shumefishte, shume me te madhe se 20 mije lekeshi poshterues per cdo koke qytetari, qe u aplikua mizorisht ne nje nga trevat me te civilizuara te vendit. Jemi perballe kercenimit te madh te vendosjes ne sistem te kleptokracise ne cdo cep dhe ne cdo qelize te kesaj qeverisjeje. Dhe kjo eshte ne mendjen e atyre, qe pa pasur asnje prove, per gati tre vjet rresht ishin gati t’i vinin flaken Shqiperise, sepse pretendonin se zgjedhjet ishin te manipuluara. Dhe nuk lane gje pa bere, deri edhe 21 janarin, per te ngulur ne mendjen e njerezve se kishte pasur gjithesesi nje problem me zgjedhjet, vetem se ata nuk kishin fituar. Kurse ne, ndonese patem ne dispozicion, me mijera fakte te provuara boterisht me zgjedhjet e 23 qershorit ne Lezhe dhe ne Shkoder, erdhem ne parlament dhe e njohem rezultatin. Dhe ja ku mberritem ne Korce, kur qeveria e “Rilindjes” i la menjane te gjithe skrupujt dhe e beri ne mes te dites shit-blerjen e votes. Mesa duket, tani nuk i intereson me asgje, as edhe vetepermbajtja per te mos i bere gjerat fare hapur. Dhe ky karshillek dhe kjo arrogance, me shume se Partise Demokratike i adresohet te ardhmes se ketij vendi. Ndaj ne jemi sot perballe Rama-Metes me nje barre te madhe mbi supe. Ne kemi detyrimin suprem, jo thjesht ndaj demokrateve dhe atyre qe votojne opoziten, por ndaj cdo qytetari qe beson tek vlerat e lirise dhe tek demokracia. Ne duhet t’u kthejme atyre besimin se ky vend nuk po rreshqet me shpejtesi drejt honeve te pushtetit te mafias. Sepse po u kthye blerja e votes ne natyrshmeri, sic po perpiqet ta beje kjo qeveri, nuk do te kete me asnje rendesi se cfare bejne zyrtaret me fondet publike. Sepse blerja e votes, me 20 mije apo me shume leke, varet nga tregu, eshte realisht shkalla me e rende e korrupsionit. Sot kjo shoqeri eshte e sfiduar dhe e provokuar. Na kane vene te gjitheve nje cmim. Nuk vlejme me shume se 20 mije leke, me bursen e tanishme. Ndaj ne, Partise Demokratike ne radhe te pare, na takon qe nje ore e me pare ta detyrojme kete qeveri te terhiqet. Natyrisht, qe eshte nje mision i madh dhe i veshtire dhe ne veshtrim te pare duket sikur nuk mund ta realizojme dot vetem. Por besoj se ka ardhur dita, kur secili qe e gjen veten, qofte edhe nje sekonde ne opozite, duhet te marre nje vendim. Une kam bindjen absolu
te se edhe po te mbetemi me pak, sic na premtoi paturpesisht kryeministri ne kete foltore. Edhe po te mbetemi fare te vetem (gje qe nuk e uroj), kjo eshte nje beteje qe mund te fitohet. Ne do ta fitojme, sepse Shqiperia sot ka nevoje me shume se kurre per opoziten e saj.