Emërohen militantët dhe drejtuesit në krye të arsiminit në rrethe, dhe nis shkarkimi masiv i drejtorëve të shkollave dhe mësuesve
Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:
Drejtoritë e arsimit në rrethe janë kthyer në degëzime të Partisë Socialiste, në një proces qesharak që u tentua të paraqitej si konkurs.
Si ka mundësi që në një garë që qeveria e ktheu edhe në show televiziv, në të gjithë rrethet e vendit, fituan drejtuesit lokalë apo militantët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Rastësi është që:
Në Berat e fitoi konkursin për drejtor të arsimit kryetari, i Degës së Partisë Socialiste
Në Vlorë e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetarja e grave socialiste.
Në Gramsh, kryetarja e Partisë Socialiste të këtij rrethi.
Në Gjirokastër, udhëheqësja e fushatës së Partisë Socialiste.
Në Fier, sekretari i deputetit socialist.
Në Dibër, nënkryetari i Partisë Socialiste
Në Elbasan, gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së
Kanë spikatur në konkurse edhe militantët dhe funksionarët e LSI-së që drejtojnë sot arsimin në qarkun e Tiranës, apo në Lushnje
Të gjitha këto nuk janë rastësi, por pjesë e filozofisë së kësaj qeverie për të shpërblyer militantët e partisë me postet publike. Ky është një lajm i keq për arsimin publik në vend, dhe rënie e shimbshme e standarteve dhe cilësisë. Kjo politikë që është ndjekur me drejtuesit e arsimit në rrethe, do të ndiqet me siguri dhe nga këta drejtorë me nivelet më të ulëta, me shkollat dhe mësuesit, duke e kthyer arsimin në vend në mënyrë kapilare në një strukturë të pastër të Partisë Socialiste. Dhe rezultatet nuk kanë vonuar; ka shkarkime masive të drejtorëve të shkollave në gjithë vendin, fushatë që nisi dje me 47 drejtorët e shkollave të Tiranës. Ndërkohë, konkursi i partisë vazhdon….