Deklarata e plotë e deputetit të PD Sherefedin Shehu:

Standard&Poor’s i paralajmëroi dje investitorët që të jenë të kujdesshëm nëse duan të vijnë në Shqipëri. Raporti i djeshëm i këtij institucioni të rëndësishëm financiar, është një sinjal shumë i keq për ekonominë shqiptare.

Për shkak të papërgjegjshmërisë fiskale dhe arbitraritetit që ka demonstruar Qeveria, Standard& Poors e ka ulur vlerësimin e Shqipërisë nga B+ ne B, dhe me keqja është se parashikimi për të ardhmen është negativ.

 

Vlerësimi i Shqipërisë nga kompanitë e njohura Moody’s dhe Standard&Poor’s u bë për herë të parë në vitin 2007, dhe ndonëse këto institute e pranuan se vlerësimi duhej te ishte më i larte ata i dhanë notën B+ ekonomisë tonë në atë kohë dhe parashikimin “stable”.

Që nga ajo kohë ky vlerësim ka ruajtur nivelin dhe parashikimi për të ardhmen ka qenë gjithmonë “stabël” edhe në vitet kur për shkak të krizës, vlerësimi u ul edhe për ekonomitë më të zhvilluara të botës.

Në argumentimin e uljes së vlerësimit nga B+ në B dhe të parashikimit negativ për të ardhmen, Standard & Poor’s, thekson si faktor kryesor rritjen e borxhit, i cili në vetvete shkaktohet nga politikat dhe parashikimet e Qeverisë për rritjen e ndjeshme të deficitit buxhetor në periudhën 2013-2016.

Në raportin e vlerësimit thuhet se treguesit e borxhit për vitin 2013 do të kenë një devijim të ndjeshëm krahasuar me parashikimet e mëparshme dhe se stoku i borxhit në fund të vitit 2013 pritet të arrijë në rreth 67% të PBB.

Sipas Standard & Poors, Shqipëria do të ketë vështirësi të rifinancojë edhe borxhin ekzistues pa ndihmën financiare të huadhënësve institucionale. Prandaj në raportin e tyre ata paralajmërojnë se edhe vlerësimi i vitit të ardhshëm do të ulet përsëri. Mendësia e uljes ka një shkallë të lartë propabiliteti, 1 me 3, dhe shkaku i vetëm është risku i lartë i rifinancimit të borxhit të rritur.

Ky vlerësim, për fat të keq, do të pengoje ardhjen e investimeve të reja dhe do të nxisë largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria. Nga ana tjetër, ai do të rrisë interesin e kredive që do te marre Qeveria dhe do të bëjë që taksat e shqiptareve, në vend që të përdoren për investimeve publike do të shkojnë për financimin e kostos së rritur të borxhit.

Standard & Pors paralameron se rishikimi i parashikimit të së ardhmes nga “negative” në “stable”, pra qëndrueshëm, mund të bëhet vetëm nëse qeveria do të ulë presionet negative mbi financat publike dhe do të ulë deficitin buxhetor.

Në këtë raport, qytetarët shqiptarë po dëgjojnë nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare atë që Partia Demokratike e ka paralajmëruar me kohë, se politikat e Qeverisë po përgatisin krizën ekonomike të vendit.