Fjala e deputetit te PD Eduard Halimi ne Kuvend:
Zoti kryetar
Te nderuar kolege
Nje jave me pare ne kete parlament u ekzekutua nje institucion I pavarur. Pa ligj, pa kushtetute pa nje proces te rregullt ligjor.
Parlamenti u kthye ne gijotine e institucioneve te pavarura nje jave me pare.
Ky parlament po merr fund. Cdo deputet ne kete salle dhe aq me teper e me qarte cdo shqiptar e ka kuptuar. Parlamenti ka humbur cdo funksion. Diten kur ketu nuk flitet me per procedura, nuk flitet me per rregullore, por sillemi sikur te ishim nje keshillin komunal zululandit ,ku vendimin e merr me i forti, me arroganti, me banditi se te gjithe.
Sot rend dite nuk mund te kete nese nuk kthehet ligjshmeria dhe kushtetushmeria ne kete parlament.
Padrejtesia diku-thoshte Martin luther King- eshte kercenim kudo.
Po cfare ndodh kur padrejtesia eshte ulur kembekryq ketu???
Dhe ketu ky parlament nje jave me pare, kreu shkeljen me te rende, qe nje mazhorance mund te beje: pushtimin e nje institucioni te pavarur. Dhe jo te nje institucioni te zakonshem, por te Institucionit te duhet te kontrolloje pasurite e gjithe ketyre qe kam pas, perfshi kryeministrin.
Kurre ndonjehere ne historine e parlementit nuk ka ndodhur qe drejtuesi i nje Institucioni te ndepritet mandati dhe te shkarkohet pa iu atribuar asnje shkelje gjate kryerjes se detyres, por vetem dhe vetem sepse ne kryerje te detyres i ka kerkuar Km shpjegime per pasurine.
3 muaj kerkuan ti sajojne shkelje te ligjit dhe nuk gjeten. 1 vit priten qe te kujtoheshin per gjoja gabimin qe kishin bere . Mos I merrni shqiptaret per budallenj.
Themeli i ceshtjes: hakmarrje dhe vetem hakmarrje asnje shkelje. Asnje te vetme. Qellimi: te pushtojme institucionet e pavarura.
Forma e ndjekur: banditizem ndaj ligjit dhe kushtetutes.
U shkel rregullorja ne kete parlament, duke iu hequr opozites e drejta per te diskutuar, pa u lajmeruar, pa u thirur konferenca kryetareve, ne shkelje te plote te ligjit themeltar te parlamentit, rregullores. Po cfare ndodhi ketu kur ikem?
Ky eshte vendimi! Me arbitrar nuk behet. Me qesharake ne argument per cdo jurist por dhe me banditesk ne sjellje nuk behet.
Pika e pare: Znj. Xhuka nuk permbush kriteret dhe skualifikohet si kandidate, pika e dyte Zana Xhuka votohet si kandidate per kryetare!!!
Halli i madh ishte Presidenti. Sepse vjen vakanca e pas vakances thote nenin 13 I ligjit vjen njoftimi I Presdientit.
Per permbajtjen nuk kujdesesni se keni helmin e hakmarrjes qe ju mban. Per formen as qe ju behet vone.
Cfare eshte per ju rregullorja e kuvendit? Asgje. Nje cope leter. E shkelim kur te duam- sa te duam- si te duam.
Cfare eshte per ju Kushtuteta, presidenti, institucionet e pavarura?
Asgje nuk jane. Jam mandatuar per te udhehequr thote KM. Jo ne dite por 4 vjet. E fitova karigen, tani me duroni. Flasim pas 4 vjetesh.
Ligje? Po ligji jam une- bertet Rama..
Dhe ky vend dhe ky parlament po rreshqet cdo dite drejt humneres.
Syte e shqiptareve jane ketu. Presin qe ne ti mbrojme te drejtat e tyre. Presin qe t’ia bejme jeten me te mire. Te drejtat mbrohen me ligje, me kushtetute.
Jashte ketij parlamenti jane me qindra qyetetare te hedhur ne rruge dhe presin nga ne kthimin e ligjshmerise dhe kushtetushmerise.
Por kur superarrogantet zhdukin nga faqja e dheut per nje minute, pa ligj, ne kundershtim me kushtetuten Kryeinspektoren e kontrollit te pasurive, cfare mbrojtje mund tu japim ne, mesusesve dhe inefermiereve qe cdo dite po hidhen rrugeve?
Kur keta nuk pyesin per vendimin e Gjykates Kushtetuese, cfare shprese u japim ne nga ky parlament atyre qe i drejtohen gjykatave te ulta per tu mbrojtur?
Por kur keta qe jane me pushtet shkelin me kembe kushtetuten pa pyetur per presidentin e vendit, cfare te presim akoma njerezit e tjere te drejtesise?
Kur ky sulmon dhe shkateron dhe mallkon cdo dite gjyqtaret dhe prokuroret sic beri dhe javen e kaluar, cfare presim ne nga krimi dhe kriminelet?
Po kur KM perdor tritol per te intimiduar qyetetaret e vet, cfare presim akoma qytetaret?
Pse cfare bejne me shume banditet dhe gangesteret ne kete vend? Ligje shkelin dhe ata! Gjykates dhe prokurore akuzojne dhe ata.Tritol perdorin dhe ata.
Dhe pastaj ne habitemi pse eshte frymezuar krimi. Ketu e ka. Tek keta mbrapa. Kur ligji per ne eshte asgje, cfare presim ne te respktojne te tjeret.
Ndaj dhe Martin luteking kishte te drejte: Kur padrejtesia ndodh diku, kercenim eshte kudo.
Dhe ky kryeminister eshte kthyer ne kercenim kombetar kudo.
Prisni thote—nuk keni pare asgje akoma..
Cfare te presin shoferet e furgoneve akoma, kur ti nuk pyet per ligj, por do ti heqesh buken e gojes, ate 10 mije leksh qe nxjerin cdo dite. E cfare jane ata per ty? Asgje nuk jane. Nuk ishin as shoferet e furgoneve ne Tirane kur i hoqe dhe i le pa pune. I zhduke nga faqja e dheut. Asgje nuk jane ata per ty, kur ti e shkel me kembe kete parlament, dhe nuk pyet as per kushtetute dhe as per president, do pyesesh per ta!!
Po cfare jane per ty ata qe kane ndertuar me djersen e ballit dhe femijeve te tyre shtepite e tyre? Asgje nuk jane. Me tritol do ua shkaterosh. As nuk te behet vone fare. Te dhane voten, tani presin pas kater vjetesh.
Po cfare te presin qytetaret???
Cfare duhet te presin ata te varfer qe u thoshte se spitalet do kishin shendetesi falas, se nuk kishte rendesi nese ishe i varfer apo i pasur, se mjeket do ti kuronin falas, ilacet do ishin falas? A e keni pare se nuk ka as shiringa dhe serum? Cfare duhet te presin deri sa ti vije rradha per te vdekur nje njeriu te familjes pa te ngrihen?
Cfare duhet te presin dhe te shohin akoma qytetaret qe presin per legalizim falas? Shohin cdo dite kercenimin dhe tritolin tek fqinji I tyre. Por cfare duhet te presin derisa fadroma ti vije ne shtepi dhe ti rrafshoje te gjithe shtepine, djersen dhe gjakun e jetes se tyre dhe femijeve te tyre?
Cfare duhet te presin akoma per sigurine publike kur degjojne cdo dite grabitje, vrasje, vjedhje, apo te presin sa ti ndodhe ne shtepine e tyre..
Prisni thote ky..nuk keni pare gje akoma..na besuat per 4 vjet na duroni!
Arma me e forte e mashtuesit – thote Stefan King- eshte besimi i te pafajshmit, i naivit.
Por ne jemi nje komb i zgjuar dhe jo naiv. Demokracia dhe liria, dinjiteti njerezor per shqiptaret eshte sublime.
E pate para nje jave dhe do e shihni cdo dite. Do dalin per ju dhe dalin per buken e gojes, per djersen e ballit, per te drejtat e ligjshme qe po iu neperkmeben. Dalin dhe protesotjne se arroganca dhe arbitrariteti ndaj ligjit dhe qytetareve nuk mund te sherbeje si menyre qeverisje.
Shqiptaret nuk e meritojne kete. Ky kryeminister po kthehet ne kercenim per kedo dhe kudo.
Kercenim per qytetaret, kercenim per institucionet, kercenim per Republiken Parlamentare, kercenim per demokracine parlamentare, kercenim per administraten publike, kercenim per integrimin.
Populli po e ndjen cdo dite ne lekure se cfare po I ndodh me kete qeveri. Thika po shkon ne palce, kupa po mbushet.
Ndaj dhe parlamanet nuk mund te kete dhe nuk mund te vazhdoje normalisht nese nuk ka ndodhur asgje, ka nje pike te axhendes dhe kjo eshte:
Rikthimi I ligjshmerise dhe kushtetuten
Anullimi I vendimit te javes se kaluar.
Vetem nese vendosim drejtesine dhe kushtetutet ne kete parlament do qetesohen qytetaret dhe do I linde nje fije shprese se ata nuk do neperkemben dhe do respketohen.
Nese kjo nuk ndodh, parlament nuk mund te kete.
Faleminderit