Pas vendosjes së kurores me lule dhe shënimit në librin e ngushëllimeve, ish-kryeministri Berisha u shpreh për mediat se:

 

“Sot ne i themi lamtumirë njërit prej personaliteteve dhe veprimtarëve më të përkushtuar, më të vendosur dhe me kontribute shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike, për shoqërinë shqiptare dhe për vendin në tërësi.

Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, efiçente, intelektualit që punoi me vendosmëri të madhe në projekte shumë të rëndësishme për modernizimin e këtij vendi dhe punoi me sukses të madh, avokatit të pamposhtur të Partisë Demokratike,  demokratëve, programit, vlerave dhe parimeve që ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe një humbje e madhe për Partinë Demokratike është një humbje për shoqërinë  shqiptare.

Ferdinad Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve, duke vendosur në një përkushtim të madh, sistemin më modern të kohës dhe unë ju garantoj se kjo është vetëm njëra anë njëri aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së tij, në të gjitha fushat. Në fushën e decentralizmit të qeverisjes vendore, në fushën e zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, një zë i ditur dhe vërtet u largua nga ne, shumë para kohe, u largua nga ne në kulmin e energjive të tij por ka lënë një trashëgimi, e cila do mbahet mend gjithnjë. Faleminderit.”