1. Shpreh keqardhje për skemën e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë dhe të shpejtë lidhur me këtë çështje. Dënojmë blerjen e votave duke e cilësuar si formën më të shëmtuar të korrupsionit politik dhe një kërcënim të vërtetë ndaj demokracisë.

 

2. I referohemi deklaratës në tetor 2013 dhe në rezolutat e Parlamenteve shqiptare dhe evropiane që bëri i thirrje parlamentit dhe qeverisë për të ruajtur dhe për të nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore të tilla si Instituti Kombëtar i Statistikave, Autoriteti Audio-vizual i Medias, Inspektori i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve etj; dënon shkarkimin e paligjshëm të znj Ines Nurja, Drejtore e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Statistikave si dhe vë në dukje vendimin e gjykatës që anulon vendimin për të shkarkuar znj Nurja dhe i kërkon Qeverisë të zbatojë vendimin e gjykatës dhe ta rivendosur atë në zyrë;

3. Shpreh keqardhje për shkarkimin e paligjshëm të Kreut të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve; shprehim shqetësim të thellë në lidhje me faktin që pushteti ekskluziv i Presidentit për të propozuar kreun e ILDKP në përputhje me ligjin është uzurpuar në mënyrë arbitrare nga maxhoranca në Parlament duke çuar kështu në shkeljen e parimeve të Kushtetutës për ndarjen e pushteteve dhe kontrollit dhe duke sjellë një situatë të paqëndrueshme në Parlamentin e Shqipërisë. Bëjmë thirrje për hapa të menjëhershëm për përmirësimin e situatës në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

4. Kërkojmë që të tërhiqet amendamenti i mbështetur nga maxhoranca për të shkarkuar këshillin e AMA-s dhe rithemelimin e saj, si dhe i bën thirrje maxhorancës të plotësojë vendet e lira në këshillin e AMA-s pa u vonuar.

5. Thirrje mazhorancës për të plotësuar vendet e lira në KQZ në përputhje me ligjin, për të ruajtur dhe nxitur integritetin e saj për të funksionuar normalisht.

6. Thirrje Parlamentit për të zhbllokuar emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

7. Ndihet e alarmuar nga përdorimi i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të shkatërruar pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë dhe të BE-së në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e gjykatës dhe i bën thirrje qeverisë të ndalojë menjëherë praktika të tilla dhe të sigurojë dëmshpërblimin e duhur për palët e dëmtuara.

8. Shpreh keqardhje për incidentin në lidhje me shkeljen e paligjshme dhe kopjimin e dyshuar të të dhënave digjitale të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe bën thirrje për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje.