Fjalimi ne Kuvend e deputetit te PD Flamur Noka

 

Është fort shqetësuese për ne dhe për gjjithë shqiptarët, çka po e përjetojmë me keqardhje dhe dhimbje, por edhe për fqinjët tanë dhe për Europën, çështja e trafikut të (drogave) lëndëve narkotike!

Pas shtatë muajshme qeveri të mazhorancës në pushtet, ne kemi parë që efiçenca e luftës kundër trafikut të drogës nuk pati jo vetëm përmirësim por të paktën minimumi të kishte patur një stangacion në nivelin që ishte, përkundrazi ka patur një përkeqësim të frikshëm.

Pa dashur të hyj në arsyet dhe rrethanat pse ndodh kjo, pasi në fakt kjo ndodh edhe për arsye të përfshirjes në këtë trafik të segmenteve të pushtetit dhe rastet të bëra publike mjaftojnë për ta ilustruar këtë, p.sh po përmënd rastin që kam përmëndur dhe më përpara, pra anijen që u kap në brigjet e Vulas që ishte nisur nga Shqipëria, u përcaktua dhe vëndi ku ishte nisur 20 milje largë bregut dhe skafet që kishin nisur drejt anijes, ishin nisur nën drejtimin dhe kontrollin e Drejtorit të Durrësit, i cili doli dhe me fotografi në një arë të mbjellë me hashash. Pra, është kthyer në problem, pa dashur ti hyjmë në detaje, është kthyer në problem të madhë sepse u hoq moratoriumi. Ju e kujtoni dhe gjithë shqiptarët e kujtojnë mirë që vendosja e moratoriumit pati efekte drastike në çështjen e trafikut të drogave.

Jo vetëm qeveria Italiane apo ajo greke, jo vetëm Komisioni Europian por të gjithë partnerët tanë e përshëndetën vendosjen e moratoriumit nga Qeveria Berisha. Sigurisht që ne, me aq mund dhe me aq luftë në 8 vite arritëm nëpërmjet moratoriumit dhe shumë masave të tjera, por moratoriumit kishte efektet e veta,  të përmirësojmë imazhin e shqiptarëve. Shqiptarët shiheshin deri më 2005 kur erdhëm ne në pushtet por edhe deri në hyrjen në fuqi të moratorumit, në gjithë europën, pasi mediat pasqyronin kronikat e zeza dhe me emra shqiptarësh trafikant drogash, trafikant klandestinësh etj etj. U desh luftë e madhe që të hiqej Shqipëria nga kjo valë, u desh luftë dhe përpjekje shumë e madhe për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve që Europa të na besonte dhe të na jepte Liberalizimin e Vizave, çka kjo forcë që është sot në opozitë e mundësoi me aq mund dhe sakrifica.

Pra u desh luftë e madhe për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve, dhe çfarë po ndodh sot?! Sot, me të ardhë në pushtet kjo mazhorancë, i vuri vizë dhe e hodhi tutje atë moratorium dhe shpërthyen skafet. Por jo vetëm skafet! Përmënda një rast jo pa qëllim, sepse, përveç skafeve ka filluar edhe me anije të transportohet droga, është dhënë alarmi në vëndet fqinje. Cfare thotë shefi i Guarda di Financias në Bari, është rikthyer frikshëm thotë,trafiku i drogës nga Shqipëria si në vitet ’97-2005. Çfarë i tha Prokurorit tonë të Përgjitshëm, autoriteti më i lartë i Guarda di Financias Italiane, saktësoi atë që kishtë ngrit autoriteti i Barit. Çfarë tha Prokurori Mota, shqetësim është jo vetëm fakti që Otrantoja është kthyer në një “autostradë të drogës” por është edhe mëndja e kontakteve me homologët dhe me strukturat në Shqipëri. Pra pse ndodh kjo, humbja e kontakteve?! Ndodh edhe për arsye politike. Çfarë po shohim sot, jo vetëm droga e prodhuar dje, por këtë periudhë kemi parë një dukuri të çuditshme, droga e prodhuar pardje dhe par-pardje, e cila me të vërtetë ishte prodhuar dhe s’e kemi mohuar kurrë por nuk kishte mundur të ikte dhe të paktën të infektonte vëndet fqinje. Sot, po kapet drogë e prodhuar dje, pardje, drogë e vjetëruar—hashashi ky është- -dhe nuk e themi ne, e thonë partnerët. –Taulant qesh, por s’është mirë të qeshësh sepse ke këtu mbrapa që e kanë provuar edhe drogën e vjetshme edhe te parvjetshen, hashashin, që të jesh I qart, – nuk kupton ti nga ajo punë.

Pra çfarë po ndodh, po rikthehet frikshëm imazhi i shqiptarëve si trafikant, po i rikthehet re e zezë vëndit tonë, po dëmtohet maksimalisht perceptimi i që u krijua për shqiptarët si qytetar dinjitozë europian, prandaj kërkojmë që ky moratorium duhet sezbën të rikthehet, të paktën edhe për një vit, saqë të pastrohet, apo saqë kjo polici që është masakruar, që sipasojë e kësaj vjen edhe kjo, të ketë mundësi të krijojë kapacitetet dhe fuqinë e saj për të bllokuar këtë rrugë-kalim droge që po shkojnë drejtë Europës. Në rastë se i vjen dikujt çudi nga këto që po them, ia ku i kam provat, këto janë statistikat italiane, nuk janë statistikat tona, ia ku i keni vetëm për muajt e fundit, janar 2014, 2.12 ton, ia dhe muajin tjetër, keni 48kg heroin, 13.9 kg kokain dhe 4.8 ton hashash, ia ku i keni, janë statistikat italiane, muaji tjetër 18.4 ton, e kuptoni që vetëm për tre muaj janë 30 ton që nuk i kanë shkuar për 10 vjet italisë?! E kuptoni se çfarë po i bëni këtij vëndi?! E kuptoni sa kërcënim për imazhin e shqiptarëve po kthehet kjo çështje?! E thash jo pa qëllim, kjo nuk është rastësi, pse nuk ndodhi deri para 7 muajsh kur ju ishit në opozitë?! Pse po ndodh tani?! Ka mbrapa-vijë politike, ndaj e di që do vijë dhe do flasi dikush këtu dhe do ta përgënjeshtrojë këtë sepse do të mbroni kanalin e trafikut, ndaj dhe janë rikthyer në polici persona me precedent, të përjashtuar nga ish qeveria juaj për lidhje me trafikun e drogës dhe për lidhje kriminale, po për dinjitetin e shqiptarëve dhe për të mos u bërë gazi i botës në sy të Europës, ky moratorium duhet të rikthehet, që të jemi dinjitozë, kur ne të shkelim në Europë dhe kur ne të kërkojmë që të integrohemi.

Faleminderit!