Zoti kryesues i seancës, zonja deputete, zotërinj deputetë,

Jemi këtu në një seancë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, ku partia në pushtet, e cila për 8 vite është çjerrur ditë e natë pas borxhit, boton sot marrjen e një borxhi me jo 1 apo 2 por me 21 kushte.

 

Historiku është tërësisht skenari i Papandreut, i cili filloi në fundin e verës, u duk i qartë kur ekspertë botërorë I thanë kryetarit të PS se me këto që thua shanset e dështimit i ke 95%, dhe kjo për faktin e vetëm se mohon cdo gje dhe për definicion ai që mohon cdo gjë ai nuk di asgje. Tetorin që shkoi Banka dhe FMN organizuan një seminar në të cilin i thanë e zezë mbi të bardhë se nuk ke program dhe se nëse deri në dhjetor nuk sjell programin do të denoncojmë botërisht. Historiku i skenarit grek në Shqipëri është ndër më të dhimbshmit. Sepse bazohet kryekëput në iluzionin dhe jo në realitetin. Në të gjitha konferencat ndërkombëtare të organizuara për ekonominë shqiptare ka patur një konfirmim unanim; ekonomia shqiptare nuk ranë recesion, në një kohë kur kryekreu i këtyre shokëve bërtiste nga mëngjesi deri në darkë për krizën e thellë. Mirëpo fenomenet kanë semantikën e tyre dhe në ekonomi kriza është recesion dhe se pa recesion nuk bëhet fjalë për krizë, bëhet fjalë për ngadalësim, bëhët fjalë për cilësorë të tjerë. Por kriza është recesion.

Ekonomia shqiptare qe nga ato ekonomi më të pakta në Europë që i rezistoi krizës pa rënë në recesion. Jo vetëm ruajti rritjen por gjeneroi të ardhura dhe në 8 vite kjo ekonomi dyfishoi të ardhurat. Kjo ekonomi dha 9.2 milardë dollar më shumë sesa në përiudhën pararendëse. Me të ardhurat e kësaj ekonomie u ndërtuar 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, 720 ujësjellëskanalizime, u ndërtuan dhjetëra impiante të ujërave të zeza, mbi 400 qendra shëndetësor dhe spitale. Rroga mesatare nga 270 mijë në 525 mijë lekë, pensioni minimal u dyfishua. Pa diskutim që Shqipëria ndjeu krizën në mënyrë të pamohueshme. Nga një vend me rritjen 8% ne vitin 2008, rritja ra në 1.4 apo 1.7%. Dy partnerët tanë më kryesorë, Greqia dhe Italia pësuan krizën më të thellë. Një fluks i madh emigrantësh u kthyen remitencat ranë, eksportet në drejtim të Italisë patën një rënie, e megjithëkëtë, duke përfshirë vitin 2013, këto ishin vitet kulmore të rritjes së investimeve të huaja. Vetëm vitin 2010 sipas Bankës së Shqipërisë u investuan në Shqipëri mbi 1.3 miliardë dollarë, u dy dhe tre fishuan bizneset, Shqipëria u bë një vënd tërheqës për bizneset e huaja por i gjithë ky realitet u shumëzua me zero dhe të sapoardhurit shkelmuan këtë realitet dhe vepruan mbi iluzionin.

Ditën e inaugurimit të qeverisë suaj kemi lënë një deficit në të ardhura mbi 16 miliardë lekë, i krijuar për shkakun sepse së pari hoqëm TVSH-në e makinerive, sepse hoqëm TVSH-në e të gjitha imputeve bujqësore e filluam ta rimbursojmë, sepse hoqëm TVSH-në e materialeve të ndërtimit të hidrocentraleve. Cfarë bëtë ju që po rrokullisni Shqipërinë dhe ekonominë e saj? Erdhët këtu në mënyrën më të pabesueshme në vend se të kërkonit forcimin e disiplinës fiskale dhe rritjen e të ardhurave. Ne dorëzuam me një realizim 93%, në vend se të synoni të kalonit në 105% apo 108% zbritët pritshmërinë në një mënyrë dramatike, duke harruar edhe një fakt, se në këtë mënyrë ju firmosët recesionin. Sepse ata që njohin rritjen ekonomike, e dinë se shtylla kryesore e saj janë të ardhurat tatimore. Ata të cilët njohin rritjen e dinë se në rast se bien të ardhurat, të cilat janë një tregues i shitjes së përgjithshme të kombit në një vit, natyrisht GDP konsiderohet e rënë, dhe ju me këtë firmosët recesionin.

Në një vit analog të vështirë si ky pra si 2013 ishte 2012, cfarë bëmë ne? Ne shkurtuam 19 miliardë shpenzimet, reduktuam huamarrjen vetëm në 6 miliardë. Cfarë bëtë ju për ti dhënë shkelmin ekonomisë shqiptare për ta nis si Papandreu Greqinë? Rritët huamarrjen me 40 miliardë, shkurtuat gjithsej 13 miliardë. Këto janë të vërtetat. Dhe erdhët pastaj me një buxhet, ju të cilët pretendoni se do luftonit borxhin, bëtë më të paimagjinueshmen. Në 15 muaj, shndërruat financat publike, të paktën për një 10 vjecar, në një piramidë të tmerrshme që do rrokullisë ekonominë shqiptare. Në 15 muaj ju morrët 1.5 miliardë dollar borxh. Një cmënduri absolute. Dhe borxhi fluturoi nga 62% në 75%. Para 3 ditësh njëri prej jush deklaronte në media se mund të preken rrogat dhe pensionet. Unë ju garantoj se edhe në qoftëse s’preken këtë pranverë, viti 2015 ose do ketë një gershërë të tmerrshme mbi rrogat dhe pensionet ose Shqipëria do falimentojë në mënyrë përfundimtare. Sepse ju nuk paguani dot borxhin. Skenari grek nuk është borxhi, skenari grek është pamundësia për të paguar borxhin dhe që tani janë shenjat që ju nuk do paguani dot borxhin.

Pse FMN për 330 milionë euro ka përcaktuar këto kushte?

1-  vendosja e tatimit progresiv mbi te ardhurat

2-  rritjen e akcizës mbi duhanin

3-  dyfishimi I tatimit mbi pronën për qëllime biznesi

4-  rritjen e taksës së karburanteve

5-  heqjen e tavanit për llogaritjen e sigurimeve shoqërore

6-  ngrirjen e pagave dhe pensioneve për 3 vjet

7-  heqjen e përjashtimeve të TVSH-së

8-  vendosjen e pagesës së qarkullimit të automjeteve në Rrugën e Kombit

9-  rritjen e taksës vjetore për automjetet e përdorura në masën 50%

10-          vendosjen e TVSH për shitjen e ndërtimeve të reja përfshirë dhe vlerën e tokës

11-          vendosjen e taksës për të gjithë personat që udhëtojnë jashtë shteti

12-          rritjen e taksës së pronës si rezultat i vlerësimit të saj mbi bazën e cmimit të shitjes

13-          vendosjen e TVSH në thirrjet hyrëse relefonike

14-          vendosjen e një takse të regjistrimit të automjeteve të reja bazuar në cmimin e blerjes

15-          vendosjen e taksës për mallrat e luksit si produktet e arit, makinat luksoze etj

16-          vendosjen e taksës mbi biletat e udhëtimeve

17-          rritja e taksës së cmimit të makinave

18-          rritja e tatimit mbi të ardhurat nga interesat të fitimit të dividentit të të drejtave të autorit nga 10 në 12%

19-          rritja e cmimit të energjisë, tatimit të depozitave

20-          heja nga skema e pensioneve me contribute të ulta dhe kalimi I tyre në ndihmë sociale

21-          rritja e moshës së pensionit.

Tu bëj një pyetje unë. Ja u ka shkruajtur Sali Berisha në marrëveshje me FMN apo I keni shkruajtur vetë ju? Ja
u ka shkruajtur të gjitha FMN. Pse ju a ka shkruajtur? Unë dua t’ju garantojë ju se nëse të ardhurat do të ishin ato që raportuat këtu, ministri juaj dhe zëdhënësi i kryekreut tuaj, nëse do ishte ai realizim asnjë nga këto kushte nuk do vihej. As edhe njëri prej tyre. Po pse u vunë këto kushte? Ja u them unë ju. Dëgjoni faktet dhe shifrat. Po lexoj tabelat. Këto tabela tregojnë se keni detaksuar në 3 mujor 21.500 ton karburant më pak, prodhim vendi. Këto tabela tregojnë se keni detaksuar 53% më pak pije energjitike, 63% më pak pije të forta alkolike, se keni detaksuar 26% më pak cigare, 92% duhan prodhim vendi, se keni detaksuar 14% pije alkolike. Pra, cfarë tregojnë tabelat. Tabelat tregojnë një rënie të theksuar të depozitave, skanë qënë kurrë 1 shifrore depozitat, tabelat tregojnë një rënie janar-shkurt në minus të kreditit për ekonominë dhe për konsumatorin, ato regojnë se keni dy muaj që nuk jepni asistencën sociale, se keni dy muaj që nuk jepni pensionet e invaliditetit, se reitingu i ekonomisë u ul nga B+ ne B-. Tabelat tregojnë, sic tha Banka e Shqipërisë, se fuqia konsumatore e vendit ka ulje të ndjeshme, ato tregojne se ju keni paguar TVSH 32 milionë më pak se qeveria e mëparshme në të njëjtën periudhë. Ju që bërtisnit për pagesën e TVSH-së ku e coni TVSH-në tani? E mbani për të treguar shifra fallco. Ku është falsiteti tjetër. Shkoni i jepni paratë nga ministria financave në atë të energjitikës dhe i merrni KESH-it. Paguani TVSH-në e helokopterëve që ne e kishim përjashtuar. Por po vepruat kështu duke mashtruar vendin do rrëzoheni shumë më shpejt sec e keni nisur.

Pra janë të gjithë këto tregues që flasin për një ekonomi qartësisht të sëmurë me shpejtësi, janë të gjitha këto kushte që tregojnë se Fondi nuk ju beson. Dua të sqaroj shqiptarët se parade e mashtrimit këtu është nga më primitive. Me të njëjtën frymë dhe moral që u premtuan legalizimet falas por tani paguhet toka 3 herë më shtrenjtë, me të njëjtën frymë dhe moral që iu premtuan se do hiqet TVSH për energjinë ndërkohë e vërteta ëshët se do rritet cmimi, njësoj sic iu premtuan heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën në të vërtetë shtohet me 100 lekë të reja, me të njëjtën frymë dhe moral iu thuhet shqiptarëve se të gjitha këto masa që mora nuk do jenë të vërteta pavarësisht se i kam firmosur. Që të gjitha do bien mbi shpatullat e dobta të shqiptarëve, mbi ekonominë e tyre.

Sot Shqipëria paguan më shumë se për cdo gjë tjetër për fuqinë konsumatore. Cfarë bëjnë këto taksa, e ulin apo e rrisin fuqinë konsumatore? Këto e përgjysmojnë më tej fuqinë konsumatore të shqiptarëve. Po a nxisin këto biznesin? Përkundrazi, këto i japin një gditje fatale biznesit. Jeni vërsulur në mënyrën më të paimagjinueshme kundër bizneseve. Shqipëria ka një avantazh, është një vend i pasur në ujra. U firmosën 420 kontrata për hidrocentrale. Cfarë po ndodh me ata investitorë? Po ikin masivisht. Sepse del ministri dhe thotë se do ulim cmimin, po cili është cmimi? Cmimi është caktuar me BB dhe ai është plus minus 3% bursa. Po pse kështu? Sepse ti importon, dhe ti më mirë të prodhosh në vend, më mirë të ruash valutën në vend, më mirë të përmirësiosh balancat tregtare të ekonomisë tënde, më mirë të punësosh dhe të marrësh sigurimet shoqërore. Ti smund të krahasosh privatin me shtetin, ti smund të krahasosh marrëdhënien me privatin me marrëdhëniet që ekzistojnë midis KESH dhe CEZ-it. Po sa duhet të blejmë ne? Është shumë e thjeshtë. Merrni 10 vjecarin e prodhimit të energjisë. 1 të 3-tën e ke të sigurtë që duhet ta blesh, por atë ja u blej shqiptarëve unë këtu, e blej me lekë dhe jo me euro.

Zotërinj ju ecni me iluzionin.

Shkoi në Shkodër (Rama). Vetëm 30 minuta pasi Paulini I kishte thënë të vizitonte rrugën Hani i Hotit- Vermosh shkn dhe harroi fare e u thotë shkodranëve se qeveria do lidh Plavën me Shkodrën. Por ajo është e ndërtuar ore zotëri. Ka vetëm 15 km nga 36 km që janë të ndërtuara, të ndërtuara me paratë e BE, janë në ndërtim e sipër.

Shkon tek fototeka e Marubit, e cila është e harruar sipas tij, ka 8 botime ndërkombëtare, 530 mijë dollar është blerë nga qeveria e mëparshme anesa për tu vendosur fototeka Marubi, asaj i është bërë i tërë inventarizimi, i janë garantuar të gjitha paratë për dixhitalizim, i shtë garantuar i gjithë fondi për tu bërë rikonstriksioni.

Këto janë teatraliete por jam i bindur se këto janë iluzione se një njëri normal nuk i bën kurrë këto.

Marrim Kodin Doganor. A e dini ju se hatrimi I Kodit Doganor ka filluar në vitin 2007 dhe se BE ka shpenzuar për hartimin e tij mbi 2-3 mln euro dhe se për sportelin unik BE ka harxhuar mbi 1 milionë euro dhe tani u thotë (Rama) se tani do tu bëjmë Kodin Doganor. Po ky ku jeton mo? Jeton në hënë apo ku se është e paimagjinueshme?! Po këto janë pak të rëndësishme.

Pra, kjo marrëveshje, për të cilën unë edhe një herë vecoj Fondin dhe dua tu bëj një sqarim shqiptarëve. Është e vërtetë që kam thënë senë rast se është e vërtetë ajo që nxirrte ministri, shkresa, unë kam thënë që ajo ishte dëshmi e rreme. Por informoj shqiptarët se Fondi se ka thënë kurrë atë. Se ai ishte një mashtrim ordiner i paskrupullt, sepse Fondi ju a ka shkruajtur në raport. Fondi ja u ka shkruajtur në raport, e zezë mbi të bardhë, se qeveria pretendon se prapambetjet për biznesin janë 720 milionë, por, thotë Fondi, kjo duhet faktuar me një kompani se nuk ju beson. Sigurisht që s’mund të pranonte Fondi të quajë borxh 720 mln dollar pa asnjë faturë në një kohë kur e shoqja e këtij (Erion Veliaj) pasi mori 100 mijë euro tender direkt me Deloitte and Touche nxorri 240 milionë. Dhe Fondi që nuk e deshte fare Deloitte-n, kërkon që të merret një kompani se qeveria mashtron. Tani më thoni ju mua si ka mundësi që ju të votoni për 21 barra mbi qytetarët shqiptarë? A mendoni ju se po rrokullsini ekonominë shqiptare drejt skenarit grek në mënyrën më të sigurtë? A mendoni ju se sic tha ministri juaj nëse energjia do rrokulliset do detyrohet të preki rrogat dhe pensionet? A i mendoni këto ju?

Cfarë ju këshilloj unë ju si kompromis. Ose pranoni amendamentet tona të cilat u japin garanci shqiptarëve se këto që thoni ju nuk do ndodhi asnjë prej tyre, pra nuk do rritet mosha e pensioneve, se nuk do vendoset taksë mbi rrugët, se nuk do vendoset taksë mbi shitjet, tokën në ndërtime etj, urdhëroni pranoni amendamentet tona dhe ne të votojmë kredinë megjithëse me zemër të thyer kurse këto të gjitha do thellojnë krizën në mënyrë të lubishme e të jashtëzakonshme, do godasin shumë rëndë fuqinë blerëse të shqiptarëve, do godasin bizneset. Mos harroni se këto 6 muaj keni shkatërruar 32 mijë vende pune sipas Institutit tuaj të Statistikave, keni rritur papunësinë nga 12.8% në 17.7%. Më mirë kujtohuni, sepse rrogat dhe pasuritë ju shtohen ju por shqiptarët po varfërohen në mënyrë të përditshme. Kthehuni me fytyrë nga qytetarët, çka ju nuk mund ta bëni dot.