Fjala ne Kuvend e deputetes se PD Jozefina Topalli:
Sot ne kemi pepara nje marreveshtje te kerkuar nga vete rama me FMN!
Kjo marreveshtje vjen ne parlament tamam ne pervjetorin e marreveshtjes se 1 prillit mes Rames dhe Metes por dhe ne 200 diteshin e kesaj maxhorance!
Kjo marreveshtje qe u firmos ne ilegalitet e qe ne parlament sic e kane per stil keto sa here duan te fshihen, e sjellin me procedure te pershpejtuar , ne menyre qe te kaloje pa u pare e pa u ndjere , brenda nje jave.
Kjo eshte papergjegjesia e vete kryeministrit ,i cili me firmen e tij ka firmos per barren me te rende dhe kushtezimet me te zeza pwr qytetaret e vendit te tij!
Kryeministri ka firmos rritjen e cmimit te energjise per qytetaret me te varfer, ka firmosur rritjen e 10 taksave te tjera te reja , ka firmosur rritjen e pensionit deri ne 67 vjec!
Kjo kontrate eshte totalisht e kunderta e kontrates qe rama ka bere me shqiptaret para 23 qershorit :
kur premtoi 300 000 vende te reja pune, kur premtoi legalizimet falas, kur premtoi 160 million dollare per bujqesine, kur premtoi takse me te larte per ato qe fitojne me shume, kur premtoi, uljen e cmimeve te ushqimeve, uljen e cmimit te naftes,, kur premtoi heqjen e TVSH, kur premtoi floten e peshkatareve, kur premtoi qetesi dhe sigurine per jeten e qytetareve, kur premtoi me shume investime, kur premtoi policine e shtetit, kur premtoi rritjen e pensioneve,, kur premtoi uljen e borxhit te shtetit e kur premtoi bu bum bum !
Lista e genjeshtrave eshte shume e gjate per tu kataloguar ne nje fjalim ! Nga te gjtha keto, ka mbajt vetem premtimin e fundit: tritol , vrasje, vjedhje, plaqkitje, venie xhobash, trafik droge , krim e korrupsion e bu bum bum qe degjojme gjithe diten !Bilanc i frikshem deshtimi e mashtrimi ne cdo fushe e ne cdo sektor!
Pse kjo marreveshtje u krye ne fshehtesi ? Pse kur Berisha kerkoi transparence per kushtet PM shpertheu ne sharje NO COMMENT ?Pse nuk u konsultuat me biznesin ? Pse nuk pyetet makare demek komitetin(byrone) tuaj te ekonomise ? Pse nuk bete show sic beni cdo dite 3 ,4 here ne dite per pune boshe ?Pse e sollet ne parlament me procedure te shpejtuar ? Pse duhet te kaloje brenda nje jave, gje qe nuk mund te behet as per gjera shume me pak te rendesishme ?
Pse Ilir Meta e futi ne rend dite vendimin tinzisht , ne kundershtim me rregulloren , te enjten e kaluar vetem pasi opozita u largua nga seanca ?
Pse iu ka kap kaq shume frika e tani fshiheni si hilecare?e doni ta hicni nga duart si gacen qe djeg? Po ku po e hedhni ? Qytetareve, atyre qe edhe pa kete barre jeta i eshte bere shume e veshtire !??
Nuk do pergjigjem une pyetjeve : por vetem do lexoj ate qe ju keni kerkuar e ju keni firmosur ne emer te 1 milion shuplakave :
10 taksave te reja do rriten, mosha e pensionit do rritet ,rrogat do ngrijne ne per 3 vite!Do te rritet TVSH per ujin e mallra te tjera, do rritet cmimi i energjise elektrike, do te rritet taksa per token bujqesore dhe e trojeve; do te rritet cmimi i telefonatave te shqiptareve nga jashte; do te rritet taksa per banesa e per shitjen e tyre ; do te rritet taksa per depozitat ; do te rritet taksa per makinat e perdorura, do te rritet taksa e cmimit te biletave te udhetimit, do te rritet serish aksiza e naftes, etj !
Do rriten te gjtha ato taksa qe ne fakt sipas premtimeve te 23 qershorit duhej te uleshin ! Do behet e kunderta e asaj per te cilen shqiptaret votuan !Do paguajne me shume shtresa me e varfer edhe pse, e kunderta i ishte premtuar para 23 qershorit ! Do paguaje me shume fshati, ndryshe nga ajo qe iu premtoi ; do paguaje me shume shtrea e mesme qe eshte garancia e stabilitetit te shoqerise ,e kunderta i ishte premtuar para 23 qershorit ; do paguajne me shume te pasurit ; 100% e shqiptareve do paguajne me shume taksa , pra 100 % e shqiptareve do kene edhe me pak te ardhura !Te gjithe do behen edhe me keq!
Por kjo eshte njera ane ! Vendi do jete shume me keq !Eshte I frikshem rritja e borxhit ne keto 7 muaj! Per pak muaj eshte bere Tri here me i madh sec eshte rritur ne 8 vite bashke!! E kjo vetem per vetem 7 muaj !
1 ,3 miiard dollare borxh vetem per 7 muaj eshte papergjegjesi epike ! Dhe ketu nuk po ju kujtoj premtimin elektoral per uljen e borxhit!
E sikur kjo te mos dilte, qeveria paralajmeroi se nese nuk bie shi do filloje dhe ulja e rrogave dhe pensioneve !
Kjo, pastaj eshte SOS! Eshte destabilizim i vendit!
Ish kryeministri Berisha iu ka paralajmeruar shume here , ketu ne kete salle,
” keshtu sic e keni nisur rrezikoni te shkoni ne prerjen e rrogave, ne shkurtimin e rrogave dhe pensioneve”! Hapni procesverbalet, kerkoni kronikat televizive te muajve te fundit! Por ju jo vetem nuk keni program, jo vetem jeni inkompetent,jo vetem nuk keni interes publik, por as nuk doni te degjoni as kur eshte edhe per te miren tuaj pervecse te qytetareve!!
Asnje shoqeri , asnje qytetar nuk mund te pranoje kushte te tilla qe fusin familjet e vendin ne krizen e modelit grek !!
Vetem me nje vit rriti pensionionet, nje lider perendimor dhe qytetaret mbushen rruget e vendit dhe ai humbi zgjedhjet edhe pse nuk rriti taksat!
I rriti taksat nje tjeter lider perendimor dhe jo vetem i iken bizneset vendase jashte vendit dhe jo vetem nuk erdhi me kush te investoje si me pare ,jo vetem vendi humbi shkelqimin por ekonomia rreshqiti dhe pa kaluar 2 vite dhe ky humbi zgjedhjet ne gjithe vendin!Dhe ky eshte vend shume i pasur!
Po ne qe nuk jemi as vend i pasur as i zhvilluar!???Dhe ju beni edhe rritje taksash ku nuk mban, dhe te ardhurat jane me pak se me taksat e uleta?, edhe ngrirje rrogash, edhe rritje moshes se pensionit? Ku po e coni vendin?!!!???
Pse keshtu??
Shqiptaret jane tashme jo vetem viktima te mashtrimit dhe inkompetences se qeverise me te paafte dhe nepotike ,qe vendi ka pare, por mbi te gjitha sepse jane viktima te oligarkeve qe sundojne vendin vetem per pushtetin e pasurimin personal dhe qe nuk njohin e nuk mendojne per asnje cast per interes publik !
Te varferit do varferohen me shume! Te moshuarit do punojne me shume, bizneset do mbyllen edhe me shume, vendet e punes do shkaterrohen me shume! Mjerimi e pasiguria do rritet me shume !
Nderkohe Festa superluksoze beni buze detit ! Festa te denje per t’u krahasuar me cdo feste sheikesh!
Nen nje strukture gjigande, mes palmave te mbjella ne rere vetem per ate nate, mes purove, vererave dhe ushqimeve me te kushtetueshme ju festuat me rreth 600 te ftuar, politikane, pronare mediash, gazetare, biznesmene dhe “biznesmene te forte”.
Te ftuarit thone se festa e luksit faraonik per ditelindjen e Ilir Metes dhe per 1 vjetorin e Marreveshjes me Edi Ramen ka kushtuar disa qindra mijera dollare.
Se sa ka kushtuar vertet, kete askush nuk e di, sepse as media dhe askush tjeter nuk hap goje te pyese.
Jo se kane per te marre te verteten si pergjigje, por te pakten te bejne aq sa shqiptaret ne rrjetet sociale: te habiten nga luksi, te pyesin per cmimin, per burimin e parave dhe nese jane deklaruar keto para! Kodi i heshtjes funksionoi…serish!
Te dashur qytetare!Festa e luksit faraonik nuk eshte vetem provokim ndaj varferise ,JO, apo tallje me “1 milion te papunet”!
Ajo ishte vetem nje nga shfaqjet arrogante , sesi oligarket po sundojne vendin sipas Marreveshjes se 1 prillit!
Kjo qe do votojne sot eshte nje tjeter shfaqje! Zevendesimi i kushtetutes me urdherat e Oligarkeve, mosnjohja e vendimeve te gjykates, blerja e votes eshte nje tjeter ane e sundimit te oligarkeve! Vjedhja e kopjimi i softit te 4 milion deklaratave financiare te biznese te 20 viteve eshte nje tjeter shfaqje,; nderprerja e mandatit te kryetaes se ildkp eshte nje nevoje tjeter e tyre per te fshehur pasurine ; marrja e kompetencave te presidentit ; denimet kolektive; rrahja ne menyre barbare e femijeve , burrave e grave nga policia si ne mallakster; fjalori prej rrugaci , fyerjet , mashtrimet , kercenimi ndaj opozites, ndaj qytetareve , administrates , institucioneve ;
trafiku i influencave ,monopolet,larja e parave,fshehja e pasurise , tritoli ,autostradat e droges , krenaria dhe gara per shoqerim dhe aleanca me te “fortet”, futja e tyre ne parlament e kudo, eshte tjeter shfaqje e fetyres se oligarkeve!! Te gjitha keto bashke jane fetyra dhe sundimi i tyre ,aq familjar keto muaj!
Oligarket nuk njohin interes publik! Nuk njohin shtetin! Nuk kane dhembshuri per ate qe nuk ka ,per ate qe vuan, per te papunet , per ato qe jetojne pa shprese e ne mjerim!
Ato kane vetem interes personal! Ato duan e mendojne vetem per pushtet personal, pasurim personal, qe te pregatiten qe neser me para e force te blejne perseri pushtetin;
qe te pasurohen perseri, e se bashku me “te fortet”te blejne vota perseri ,e pastaj perseri perseri! Ato jane te pangopur dhe te pashpirt , dhe nuk ndalen nese qytetaret do heshtin dhe nese ketu nuk do ngrijme zerin per ti thirrur gjerat me emrin qe kane , pa frike e pa komplekse nga komentet e kercenimet e sherbetoreve te oligarkeve !
Prandaj edhe per kete marreveshtje krize ato thojne “ se jemi shume te lumtur”; e mashtrojne me sarkazem se eshte “ marreveshtje shume e mire”;
Ne 200 dite ne pushtet ky rregjim vetem han institucione , han festa miliarderesh, hedhin valle “gjitheperfshirese dhe konstruktive” tamam si NorodomSihanuku bashke me babain shpirteror dikur ne pallatin e mbretit, nderkohe qe njerezit jane per buken e gojes!
Nje bande qe nuk njeh interes publik drejton vendin ! Do thoni perseri e ashper , radikale ! Thoni cfare te deshironi ,shani, shpifni e fyeni sa te mundeni por kjo eshte e verteta! E hidhur , e frikshme! E rrezikshme per vendin!
Periculum in mora eshte rrezik kur vonon
(Tito Livio, Ab urbe condita;
Te gjitha ato qe thojne se une flas ashper dhe per kete me shpallni armike gaboheni! E verteta ju ben armiq me mua! Por une ne fakt nuk e bej per ju e bej per detyren , e them se nuk dua qe vendi im te kaloje ne skenaret e veshtira tronditese te krizave te paparashikueshme!
Tani do ju kujtoj dhe nje here alarmin ,qe leshoi , Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok.
Sipas tij, kur vërehen mijëra shkarkime në vend dhe militantët ftohen të aplikojnë në sitin e internetit të partisë për t’u futur në administratë, kjo është të duash ta bësh vendin pronën tënde. Kjo nuk është e pranueshme. Është kundër parimeve europiane.
Citoj ”Kur shoh që ndryshohen postet kundër rregullave, duke përfshirë këtu edhe në raste që lidhen me rolin e presidentit të Republikës për institucionet e pavarura, atëherë kam frikëse zoti Rama po luan lojën e vjetër. Dhe parimet që ne mbrojmë fort për forcimin e shtetit ligjor dhe këtë radhë janë shkelur nga qeveria. Kur mora vesh, se aktet kushtetuese mund të ndryshohen përmes një akti normativ të qeverisë, kjo është më shumë se befasuese, është afër një regjimi diktatorial. Tejkalimin e Kushtetutës përmes një akti normativ qeveritar, s’e kam parë kurrë këtë përpara përveçse në diktatura”.
Dhe ta mbyll duke cituar John Kerry , sekretari amerikan I shtetit, me 1 shkurt 2014!
“Aspiratat e qytetareve jane te rrezikuara nga korrupsioni , interesat oligarke, interesa te cilat perdorin parate per te shtypur opoziten, per te blere politikane, per te blkere media, dhe per te dobesuar pavaresine e sistemit te drejtesise!”