Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha jashtë sallës së Parlamentit
“U faktua se kryeministri dhe zëdhënësja e tij e mbrojtjes kanë mashtruar një javë rresht, mashtruan edhe këtu, por siç e vute re edhe ju vete, një deputet i tyre, pohoi se kishte në dosje ato që ne kishim deklaruar me kohë para mediave dhe shqiptarëve.
Pyetje: Z. Berisha folët për fakte, kur do ti sillni këto fakte, kur do ti bëni publike?
Berisha: Absolutisht ato janë ne po ndjekim rrugën institucionale, duam ti bëjmë publike në parlamentin shqiptar.
Pyetje: Në mënyrë institucionale i keni marrë nga shërbimi ushtarak?
Berisha: Jo i kemi marrë në mënyrë qytetare. Këta punonjës të administratës nuk mund të pajtohen me çdo gjë të qeveritarëve dhe është shumë e vërtetë që midis të vërtetave dhe luajalitetit, ata zgjedhin të vërtetën dhe kjo është arsye se ata të gjitha janë ofruar siç ofrohet informacion i gjithanshëm për lidhjet e krimit me qytetarët.
Pyetje: Edhe nga SHISH?
Berisha: SHISH është ky këtu. Janë qytetarët ata që kanë besim të madh në trajtimin e informacioneve të tyre dhe që informojnë në mënyrë të pa ndërprerë.
Pyetje: Prokuroria thotë se po verifikon por ka nevojë për prova nga opozita?
Berisha: Nuk është e vërtetë se prokuroria ka hapur çështje dhe nuk mund të kërkojë që opozita të japë prova pa hapur çështje. Nëse pretendohet të privohet opozita nga e drejta e kontrollit, opozita duhet të shohë të marrë të gjitha vendimet që duhet sepse kjo është detyra e saj të kontrollojë ekzekutivin.