Kryetarja e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë dënon refuzimin e Ministrit për të dhënë shpjegime në kuvend dhe denoncon aferën në shërbim të klientelës qeveritare.
Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të bëra nga ana e komisionit, Ministri i shëndetësisë z. Beqaj refuzoi që të vinte në një seancë dëgjimore ballë për ballë me faktorët e interesit, që kanë ditë që kanë ngritur shqetësimin e tyre për ndërhyrjen flagrante të Ministrit të Shëndetësisë në tenderin e barnave të shërbimit spitalor.
Ne si Parti Demokratike do të vazhdojmë të denoncojmë këtë megaaferë korruptive e cila i hap rrugën klientëve të Partisë Socialiste të cilët financuan fushatën rilindase.
I bëjmë thirrje Ministrit të shëndetësisë që të marrë kohën e duhur, të reflektojë dhe të tërhiqet nga ky megaskandal, i cili, edhe pasi dëgjuam edhe faktorët më të rëndësishëm të interesit farmaceutik rezulton që jo vetëm cënon sigurinë e shëndetit të të gjithë qytetarëve shqiptarë, por është një rrezik i madh edhe për sigurinë kombëtare.